Lajme të këqija për Donald Trump, mbështetja për të në pikiatë

27 Qershor 2016, 17:34Bota TEMA

Një anketë e re në Washington Post/ABC e publikuar të dielën ka dhënë një rezultat të zymtë për kandidatin republikan, Donald Trump.

Mbështetja për Trump ka rënë nga 46 për qind sa kishte në muajin maj, në 39 për qind në muajin qershor.

Ndërsa mbështetja për kandidaten demokrate Hillary Clinton u rrit nga 44 për qind në 51 për qind, shkruan Business Insider.

Pothuajse dy të tretat e votuesve kanë thënë se Trump nuk është i kualifikuar për të shërbyer si President, derisa 70 për qind e tyre kanë thënë se vetëm mendimi që ai të jetë president u bëjnë të ndjejnë ankth, transmeton KP.

Sondazhi Post/ABC i publikuar të dielën është i fundit në serinë e sondazheve deri më sot, dhe tregon kandidaten për president Hillary Clinton disa hapa para Trump.

3 komente në “Lajme të këqija për Donald Trump, mbështetja për të në pikiatë”

  1. i djafte djaftas says:

    The gjitha ketho dhajme perhapen nga agjenthet e rames ne media.Thrumpi do fithoje ,e dhjathta dho fithoje.

  2. kris 1 says:

    nje pronar kazinosh nuk mund te behet kurre president i Amerikes

  3. tema says:

    Asnjeti nga keta kandidat nuk eshte per presiddnt . Tutp per Ameriken qe ka nxjerre dy sharlatana .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje