Në ditarin politik “Përvoja ime me Partinë Socialiste”, Servet Pëllumbi shkruan edhe për përgatitjet e Kongresit të tretë të PS-së, dhe si po ndihej era e përplasjeve të mëdha brenda PS-së.
Reagimi i Dritëro Agollit për letrat që Nano dërgonte, dhe PS i analizonte sipas porosive, është interesant.
Agolli e quan atë një “një oportunist të rrezikshëm”…
E hënë, 1 korrik 1996
Ajo për të cilën pata menduar se mund të na ndodhte në situatën e krijuar, një luftë brenda nesh në përmasa më të mëdha, na ndodhi. Veçse nuk e prisja nga kjo anë dhe në një formë të tillë kaq radikale dhe arrogante, siç është propozimi i sotëm me shkrim i dërguar nga Kryetari i Partisë F. Nano. Toni i letrës që nga adresimi: z. Sekretar i Përgjithshëm, pa e përmendur me emër Gramozin dhe toni urdhërues: Të thirret KPD i PSSH dt.4.7 1996, ora 10 … e deri te rendi i ditës, qëndrimi i PPSh për zgjidhjen e krizës politike aktuale dhe përgatitja e fazës përmbyllëse të Kongresit të 2-të…flasin qartë së pari, se Nano e veçon veten nga çdo përgjegjësi e mundshme (edhe pretendon se ai e drejton PS-së nga burgu), duke kërkuar në formë ultimatumi: ndryshime shumëplanëshe brenda korrikut,; së dyti, se si “mëktar” që është, duket ka marrë një Cross dhe Bridge tjetër, po nis një luftë brenda nesh për të cilën ka nevojë shumë urgjente S. Berisha, “miku” i tij i Triestes, pikërisht tani që është izoluar nga faktori ndërkombëtar, kur ne kemi bërë aksione të sukseshme më 28 maj, më 5 qershor, takime mbështetëse në Bruksel dhe Strasburg, zhvilluam mitingun masiv te Ali Demi që e tmerroi Berishën, parashtruam propozimet tona konstruktive për zgjidhjen e krizës politike që gjeti mirëkuptimin edhe në deklarata ndërkombëtare.
Nuk kam më dyshime: “Iu desh Berishës dhe u paraqit”. Qofsha i gabuar, por duket se ndodhemi para një fakti tjetër kokëfortë. Në këtë çështje nuk do të bëj asnjë lëshim, por do të përpiqem të gjej rrugën që sjell më pak dëme, rrugën për të evituar përçarjen e Partisë, qoftë dhe duke dhënë dorëheqjen e duke i hapur përkohësisht rrugë të keqes që na vjen nga Kryetari “me shokë” këtu midis nesh, të cilët po shfrytëzojnë emocionalisht qënien në burg dhe një lloj depresioni të F. Nanos për interesat e tyre karrieriste. Do të konsultohem edhe me shokët (me cilët?!) dhe mendoj që të ndjekim rrugën institucionale pa hyrë në polemika personale me Fatosin, të cilat ka për t’i provokuar vetë. Parulla e tanishme e “mocionistëve” ka për të qenë parimore: “Reformimi i PS-së, largimi i “radikalëve nga drejtimi i PSSH-së”. Duke lexuar letrën, me intuitë e kuptova se unë do të jem në shënjestër i pari si “marksist” i etiketuar për qëllime politike nga jashtë dhe nga brenda. E mbi të gjitha nga “Kryemocionisti Sali Berisha! Edhe pse Fatosi mbase ka për të më dërguar konsiderata dhe për të më thënë: E kam me nënkryetarët e tjerë, jo me ty “profesor” apo “vëlla i madh” siç më shkruante në një letër para ca kohësh!
Letrën e sotme e lexuam në mbledhjen e Kryesisë (mbledhja vazhdoi edhe pasdite) Askush nuk e mbështeti një “Iniciativë të tillë të Fatosit” (Shih procesverbalin e mbledhjes mbajtur nga Kristina) Përshtypje më bënë dy rrethana: së pari, që të gjitha pa përjashtim u shprehën kundër letrës dhe kërkesave ultimative të Nanos. Është qëndrim momental, konjunktural apo bindje? Mbetet për t’u parë në të ardhmen e afërt; së dyti, I. Meta sepse m’u duk më radikali, me prirje për të marrë flamurin e reformimit të PS-së. Ja disa nga shprehjet e tij: “I bëmë vërejtje Fatosit për Rexhinën dhe Neshon, e tani po përçan partinë…I kam thënë profesorit për heqjen e Marksit nga programi…Jo grupe e struktura paralele që i venë minat partisë…Me mocione të tilla partia bëhet përshesh…Nuk reformohet partia me letra të Fatosit kundër njëri tjetrit!”. Dhe pason propozimi: “Të bëjmë Kongresin e tretë, jo vazhdimin e të dytit” . Kurse D. Agolli ishte në ketë mbledhje më i prerë në përcaktime. Ai e quajti letrën e Fatosit: “Oportunizëm i hapur dhe shumë i rrezikshëm nga Kryetari…Do të kemi një adoptim ndaj Berishës, ata që nuk i pëlqen ai duhet të hiqen. Kryetari do një vijë liberale. Po u vu në jetë kjo e Nanos, kot që të jesh në PS. Del që zgjedhjet janë bërë normale, fajet i kanë drejtuesit e PS-së. Ai do një Kryesi që ta formojë Fatosi nga Bënça…Edhe unë po, por ky mos ka pirë më shumë nga unë?!”
Në mbyllje të mbledhjes nënvizova: anormalen të përpiqemi ta vendosim me gjakftohtësi në shtratin normal të një debati në parti, pa rënë në provokacione, pa injoruar faktin që s’kemi kontakte personale me F. Nanon, por vetëm me letra, disa prejt të cilave të shtypura në kompjuterin e katit të katërt…( pra të Kastriotit) Nuk e dimë ç’është e Fatosit dhe ç’është e kompjuterit! Objektivi ynë: të shkojmë në Kongres së bashku dhe të zhvillojmë një Kongres që bashkon e jo që ndan! Ndërkohë, situatave të tilla, si rregull nuk u mungojnë as paradokset apo pakujdesitë. Nga nxitimi apo nga euforia, Nano në letrën e shkruar me dorë na thoshte: Po ju dërgoj një mocion për debat, por mocion nuk kishte. U dërguam haber “zëdhënësve të heshtur të Kryetarit” dhe për çudinë tonë, po sot pasdite ora 19:00 na u dha i famshmi “mocion për debat”, i shkruar e daktilografuar në zyrën e katit të katërt, që me sa duket do të jetë e “Shtabit drejtues” të luftës së brendshme të porsanisur! Deri tani kemi mësuar emrat e Islamit dhe Lakrorit si hartues të “mocionit” që ka për t’u përmendur gjatë në historinë e PS-së, si rasti i atij “budallait” (në filozofinë e popullit) që priste degën mbi të cilën qëndronte vetë!
Momentalisht Jane pa vlere,lereni Nanon ne punen e tije ka mbi 10 vjet ikur vete,shikoni te rregulloni mardheniet aktiale ne PS site se nuk funksionon fare.
E kuja i duhen keto pèrralla tè profesorit, pèrderi sa nuk i luftojè nè kohè, por heshti dhe i pranojè?
U mèsua populli pèr 25 vjetè tè ushqehet me pralla qè s’u vlejnè askuja
Plaku Sheme
e bukur photo”!
takim pijanikesh ne sfond pijanor me muhabet pijanecesh.. me pamje pijetaresh
pijni o pijetare ne kte pijetore pijesh pijni!
dhe hallet e kombit i qijni!
pijni dhe tymosni me tymin hallemadh
dhe miletit futjani nga pas!
dhe mos beni sikurse sala
qe don me pallu nga perpara.
se pallimi more burr
behet nga mas direct ne turr.