Klosi:  Krijimi i zyrës së të zhdukurve nje lehetsim i plageve te krimeve te komunizimit

22 Qershor 2016, 20:07Dossier TEMA

Instituti i Ish të Përndjekurve Politikë pranë Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe RInisë, organizoi konferencën IN MEMORIAM. Në këtë aktivitet u propozua ngritja e një memoriali në nderim të viktimave të rregjimit komunist. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi  vuri theksin tek rëndësia e kujtesës kombëtare në mënyrë që historia të mos përsëritet. Ky memorial – deklaroi ministri Klosi – do ti shërbejë pikërisht kësaj, Kujtesës Kombëtare.

Ministri Klosi vuri theksin tek masa që kjo qeveri ka ndërrmarrë, duke nisur nga dëmshpërblimi I plotë I kësaj shtrese, tek procesi I hapjes së dosjeve, gjetjes së personave të zhdukur,  deri në rehabilimin e plotë të këtij komuniteti.

Qeveria ka ndërtuar urën e bashkëpunimit me një nga organizatat më të rëndësishme për gjetjen e personave të zhdukur siç është Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Humbur (ICMP).


Rëndësi të veçantë iu kushtua nga kryeministri i vëndit, konferencës së donatorëve e mbajtur në fillim të muajit Dhjetor 2015, me qëllim bërjen publike të një plani konkret për gjetjen e personave të zhdukur dhe për të ndërgjegjësuar donatorët  të mbështesin nga ana financiare këtë proçes. Ritheksoj se angazhimi i kësaj qeverie në kërkimin dhe identifikimin e personave të zhdukur nga regjimi komunist, është një çështje me rëndësi të jashtëzakonshme politike, humanitare dhe shoqërore.

 

Një pikë tjetër e rëndësishme  është synimi i proçesit të hapjes së dosjeve dhe fillimi i programit për gjetjen e të zhdukurve të diktaturës janë pjesë të të njëjtit proçes që synon dekomunistizimin e vëndit.

Pjesëmarrja ime në këtë tryezë vjen si rrjedhojë e mbështetjes pa kushte ndaj këtij Memoriali. Institucioni të cilin drejtoj, është mbështetje solide e  Institutit të Integrimit të ish Përndjekurve Politikë dhe të gjitha projekteve që ky institucion përçon, e duke qënë tashmë një  portë mikëpritëse e kësaj shtrese, ajo që mund të  tolerojë më pak, është  harresa.

 

Ky memorial ka një rëndësi të veçantë pasi përveç se do të vendosë në vënd të drejta të mohuara në respekt të viktimave të ish diktaturës komuniste në Shqipëri, do të përcjellë në brezat pasardhës mesazhin e shenjtë që historia e një kombi shkruhet mbi kujtesën.

1 komente në “Klosi:  Krijimi i zyrës së të zhdukurve nje lehetsim i plageve te krimeve te komunizimit”

  1. Siguria says:

    Te presesh nga nipi I atyre qe kane dhene kushedi sa denime te mendoje per ish te persekutuarit eshte ironi shuuuumeee e madhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje