Shqipëria po dilte nga 50 vjet diktaturë. Një vend i varfër, i shkatërruar, që edhe konceptin e lirisë e kishte ende të paqartë. Këtë atmosferë të amullt, ku përtej luftës për të dalë nga kaosi nisi të bëhej edhe më e dukshme ajo për pushtet, na e risjell në vëmendje ish-kryeministri e Qeverisë së Stabilitetit 1991, Ylli Bufi.
Bëhet fjalë për librin “Në fillimet e tranzicionit (Qeveria e Stabilitetit, një marrëveshje politike apo një kompromis i përkohshëm)”, botimi më i ri i shtëpisë botuese “UET-Press”. Ky botim, pjesë e kolanës Scripta Manent, vjen në kuadër të botimeve mbi tranzicionin shqiptar, ku janë përfshirë libra studimorë, me kujtime dhe publicistikë nga studiues ose aktorë të drejtpërdrejtë të kësaj periudhe, si Preç Zogaj, Servet Pëllumbi, Spartak Ngjela, Adrian Civici etj.
Përmes kujtimeve të tij, Bufi sjell disa nga momentet më thelbësore pas rrëzimit të diktaturës, zgjedhjet e para, krijimin e Qeverisë së Stabilitetit, krizën ekonomike, vizitat e disa figurave të rëndësishme politike, si De Mikelis, Gensher, Kushner, Micotaqis etj. Ylli Bufi do të bëhej dëshmitar edhe i përplasjeve brenda partive. Nga libri “Në fillimet e tranzicionit” kemi shkëputur një nga momentet më të rëndësishme, atë të rënies së Qeverisë së Stabilitetit.
Bufi sjell një takim kokë më kokë mes politikanëve Fatos Nano, Sali Berisha, Gramoz Ruçi, Skënder Gjinushi etj., në lidhje me datën e zgjedhjeve. Ndërsa Berisha kërkonte afrimin e datës së zgjedhjeve, do të kundërshtohej nga ministri i tij, Gramoz Pashko. Panorama ka zbardhur një pjesë të librit.
RËNIA E QEVERISË SË STABILITETIT
Kërkesa e PD për shpejtimin e zgjedhjeve të parakohshme ka qenë pothuaj e vazhdueshme gjatë gjithë kohës së funksionimit të Qeverisë së Stabilitetit. Në marrëveshjen e partive për formimin e qeverisë së koalicionit thuhej që “zgjedhjet e reja të zhvillohen në një datë të përshtatshme në periudhën maj-qershor 1992”. Kurse tani kërkohej që zgjedhjet të bëheshin në shkurt të 1992.
Ndonjëherë përmendej edhe dhjetori si afat ultimativ. Partia Socialiste ishte që të respektohej afati i caktuar në marrëveshjen politike. Megjithëse partitë politike kishin rënë dakord në Marrëveshje që ato do t’i propozonin presidentit të Republikës datën e zgjedhjeve, PD dhe PS nuk u takuan drejtpërsëdrejti asnjëherë për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve, por çështja trajtohej vetëm në tavolinat e organizuara nga Qeveria me partitë politike. Për herë të parë kërkesa për shpejtimin e zgjedhjeve të parakohshme u formulua në rezolutën e Kuvendit të PD, mbajtur në fund të shtatorit, dhe paskëtaj ka qenë një nga parullat kryesore të protestave të organizuara nga PD gjatë periudhës shtator-nëntor kundër komunizmit.
Kërkesa nuk harrohej të përmendej as nga deputetët në diskutimet e tyre gjatë debateve parlamentare, sa herë që këto ashpërsoheshin. Duhet të theksoj këtu faktin se në Kuvendin e PD ministrat e saj nuk gjetën një mjedis të ngrohtë prej pjesëmarrësve, madje, shiheshin gati si kundërshtarë politikë, ngaqë bashkëqeverisnin, sipas tyre, me komunistët. Shumë prej tyre kishin filluar t’i shihnin me xhelozi ministrat, pasi këta, sipas tyre, shihnin vetëm interesat e tyre personale.
Pas kësaj ministrat e PD e kuptuan se nuk duhej të vazhdonin më “ngrirjen” e tyre, por duhej të afroheshin më shumë në parti. Kjo ndikoi në njëfarë mase edhe tek entuziazmi i punës së tyre, që nuk ishte më ai i pari. Pas Kuvendit të PD “qeveria e Stabilitetit filloi të zverdhej si gjethet në vjeshtë.” Dukej që sëmundja e etjes për pushtet kishte filluar të mbërthente militantët e PD, megjithëse ajo nuk e kishte mbushur ende vitin nga krijimi i saj. Kronika e rënies së Qeverisë së Stabilitetit ka qenë shumë dramatike për mënyrën sesi ndodhi dhe sidomos sesi u përjetua nga shqiptarët.
Ajo nisi me kërkesën për shpejtimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme dhe përfundoi me tërheqjen e ministrave të saj nga ana e PD. Përshkrimi me realizëm në librin “Fillimet”, të Preç Zogajt, të veprimeve dhe të përplasjeve të brendshme në gjirin e PD midis grupimeve liberal-demokrate dhe radikalëve të prirur drejt veprimeve të rrugës, por edhe midis individëve të ndryshëm, tregon më së miri se kjo ishte një krizë e thellë, që kishte lindur në partinë kryesore të opozitës dhe që do të çonte më vonë në shkëputjen prej saj të grupimit liberal-demokrat.
Qeveria e koalicionit ishte viktima e parë e kësaj krize. Me rrëzimin e qeverisë, Sali Berisha fitoi edhe betejën politike brenda partisë së tij. Dominimi i PD prej grupimit dhe frymës radikale, të kryesuar nga Sali Berisha, do të kishte një ndikim të madh negativ në ashpërsimin e konfliktualitetit politik gjatë gjithë tranzicionit shqiptar.
DEBATET PËR SHPEJTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE
Më 27 tetor, disa ditë pas miratimit në Kuvendin Popullor të programit të reformës ekonomike dhe marrjen e votëbesimit për fillimin e zbatimit të reformës ekonomike, organizova një tavolinë të rrumbullaktë me pjesëmarrjen e qeverisë dhe të kryetarëve të partive politike.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi për datën e zgjedhjeve dhe për mandatin e qeverisë. Në këtë takim morën pjesë Fatos Nano, Sali Berisha, Skënder Gjinushi, Sabri Godo dhe Meno Osmëni.
Debati qe i nxehtë. Megjithëse çështja kryesore ishte të gjenim një qëndrim të përbashkët për datën e zgjedhjeve, argumentet dhe kundërargumentet ishin temat që lidheshin me rendin publik, me reformën ekonomike, me pranimin e forcave ushtarake italiane, me gjendjen në fshat dhe shpërndarjen e tokës bujqësore në përputhje me ligjin e miratuar, me reformimin e dikastereve, sidomos të Shërbimit Informativ Kombëtar, të Rendit Publik etj. Situata u acarua sidomos kur ministrat e PD kundërshtuan Sali Berishën për përpjekjet e tij për shpejtimin e datës së zgjedhjeve…
Ne radhe te pare, ai quhet Meno Gjoleka, ne radhe te dyte nuk keni dhene asnje sqarim qe te konçidoje me titullin e shkrimit dhe ne radhe te trete, ajo nate ka qene dramatike, pothuaj njesoj si sot. Ka ndryshuar gje Sali Berisha nga ajo nate deri me sot? Ka ndryshuar shume se e ka bere vendin te ndare ne shqiptare dhe Udb-iste te cilet i ka vendosur jo vetem ne Shqiperi, por dhe ne Amerik me Biberaj qe drejton qe andej ne vend te Obames i lidhur me fije te dukshme apo te padukshme edhe me ambasadorin ne Shqiperi. Sot Saliu me gjithe Lirine jane ne Berlin qe udhetuan dje me nje class biznes, megjithese parate mund te u a kete paguar Karmina, se ata jane te varfer. Por fatkeqesia qe ka qene dhe eshte se Sali Berisha ka krijuar pushtetin paralel te drejtesise qe kriminon dhe sot, kur populli ja ka hequr mandatin e kujes, e ai megjithate po e ben detyren e tij me udb-ne qe e ka mbjellur ne Shqiperi si fara e hidhesit e qe nuk besoj se do kete ndonje dite te bardhe qe te largohet. Kush duhet ta heq kete kuçeder kriminale qe te lere te qete kete vend? Besoj se vetem trimat, po te kete ngele ndonje. Ai me llafe te shane deri tek vrima qe ka dale dhe vete.
Gramoz Pashko me premtimin e tij te “çekut te bardhe” ka provuar akuzen time se nuk merrte vesh asgje nga ekonomia… e urreja gjate fakultetit edhe per shkak te te jatit qe kishte qene ne 1947 prokurori kunder nje patrioti luftetar te shkelqyer… Ai mu pergjigj “ti bej veshet fjongo”.
Ne vitin 1997 pata fatin e madh ta takoja ne sallen e nje hoteli ne Hong Kong. Une e pershendeta ne shqip e ai ma ktheu ne anglisht… si i pavemendshem. Une e perqendrova duke i thene: “A nuk me pate premtuar se do mi besh veshet fjongo?”
Une ja perserita akuzen time qe nuk merr vesh asgje nga ekonomia.
Ik oree…lyrash. Nje ordiner si puna jote arrin te dale ne perfundimin qe Prof.Pashko s’merrte vesh nga ekonomia. Deshtak.
Gramoz Pashko nuk merrte vesh asgje nga ekonomia… vinte verdalle ne kerkim te nje cope byreçke mes Berishes dhe Nanos por krejt i paafte per te dhene zgjidhje problemeve qe sot po perfundojne ne shkaterrim te vendit tone.
Nje ekonomist qe kthehet nga Amerika me premtimin e nje “çeku te bardhe” perkthehet qe mburrej qe kishte bere nje lypje te puksesshme si E.Hoxha me Maon, thjesht ne kerkim te pozite pushteti por jo zgjidhje per te ardhmen
Agjaks, ke ofenduar si deshtak nje njeri qe nuk e njeh fare… ky eshte rast tipik i atij qe perdor fyerjen per te shmangur llogjiken…
I dashur Agjaks, jam shume i lumtur per fyerjen tende dhe po te provoj qe jam nje “deshtak” i vertete… Sapo i dale ne boten e lire ne 1991 une kam punuar si punetor bujqesie, hamall, tornitor, ndihmes llogaritar thjesht per te mos lypur apo vjedhur siç benin udheheqesit e lavdishem shkaterrimtare te projektit komunist… mbasi kishin premtuar edhe ata “çekun e bardhe”
Me pas u ktheva ne manager dhe drejtues ndermarrje duke bredhur me se 70 vende te botes duke kaluar nje pjese te mire te kohes ne avion me nje rroge pese here me te madhe se nepunesit e bashkise se qytetit ku banoj…
Ne 2008 krijova ndermarrjen time ku she’s mend me fature… kam nje fature prej 13.915 euro mbasi fola pa pushim si pallavesh nga ora 09:00 gjer me 16:00 per economine para 23 drejtuesve te nje ndermarrje te ndershme e te suksesshme qe nuk me nderprene asnjehere dhe me ndiqnin me vemendje…
“Moji” librat dhe teorine e makros e qante ! Por ekonomia reale dhe “administrimi” i vendit eshte komplet tjeter gje.Nuk kish faj,sepse ne ekonomine reale nuk kishte punuar asnje ore.Gjoni,si me siper,eshte shume i vertete,nesa thote !! Liri
Ne vitin 2004 une mbeta i tronditur che çdita njerezit perreth ne avion duke qare me te madhe kur nje Zone shume serioze e Lufthanses me sjell gazeten NYT ku me shkrim dhe dezinj tregohej se si gjuha shqipe flitej qe prej shtate mije vjetesh.
Eshte ndershmeria dhe mospranimi i poshtersise the hileqarllekut qe i bente shqiptaret ti ngjiteshin malit nje e nga nje per tu tatuar me Nene Shqiponjen qe, mes aq shume kerkesave, ja njohu shqiptarit lidhjen me te.
Po te aplikohej sot e njejta ndershmeri qe na solli ne kete nivel te nderuar, dhe jo me Kuvend plot me hileqare e kriminele, Shqiperia do te pushtonte mendjen e krejt Ballkanit per nivelin e mireqenies me te larte…
Shkaterrimi i situates ne vendin tone eshte prova me e parte e mungese se ndershmerise che intelligjences se liderave politike qe perdorin nje falsitet te shemtuar si ne kete foto duke premtuar nje te ardhme te lumtur nderkohe qe jane krejt paafte… rezultatet jane prova me e qarte