Ditët e fundit në këtë vend flitet vetëm për video me seks.
Është harruar çdo gjë tjetër, a thua se ky është shqetësimi kryesor i shqiptarëve.
Për këtë arsye, studiuesi Aurel Plasari sjell një teks interesant të Papa Piu II (1462), që flet pikërisht për seksin.
“Ç’gjuhë mund t’i përshkruajë, ç’mendje mund t’i rrokë gëzimet e pamasa të Qytetit t’Amshuar: atje lart trupi njerëzor nuk do ta kërkojë lumturinë te banketet, te verërat, as dhe tek epshet dashurore.
Tepria e lumturisë së shpirtit, ajo do ta glorifikojë vetë trupin dhe do ta shndërrojë në ngjashmëri të saj. Trupi do të shndrisë si dielli tek do të shohë Zotin dhe do të bëhet aq i hollë sa asnjë lëndë nuk do t’i bëjë më dot ballë, aq i lehtë dhe aq shkrydhët sa do të mundë të përshkojë hapësirat e pambarim sa hap e mbyll sy, asgjë nuk do ta plagosë dot më, sepse do të jetë i pacenueshëm e i pashkatërrueshëm si shpirti.
Edhe dallimi i sekseve aty do të vijojë, sepse nuk do të ketë gjymtyrë të tepërta: meshkuj dhe femra do të ringjallen me të tëra gjymtyrët të paprekura, do të gjejnë përsëri tërësinë e natyrës së tyre njerëzore, jo vetëm ndaj mbarë gjenit njerëzor, por edhe ndaj çdo individi.
Megjithëkëtë aty nuk do të ketë më sjellje kafshërore, nuk do të ketë më çiftime mes meshkujsh e femrash, sepse vetë arsyeja e introduktimit të njerëzve mbi tokë nuk do të ekzistojë më, ngaqë popullsia njerëzore e parashikuar në zanafillë nga Zoti do të jetë plotësuar krejt. Pra nuk do të ketë më orekse të mishit, Kundërshtari tundues nuk do të na torturojë më dhe nuk do të na joshë dot më me grackat e tij, kur ne t’ia kemi mbërritur ngadhënjimit: atje lart do të mbretërojnë një paqe, një prehje e patundshme dhe një harmoni e përkryer”.
Nga: Pii Secundi Pontificis Maximi ad Illustrem Mahumetem Turcorum Imperator Epistola, 1461 / Papë Piu II, Letër të Shkëlqyerit Mehmet II Sulltan i Turqve, 1461”.
mjer bisnesmenat dhe politikanet shqiptare se cdo heqin atje.
do ta psojn sikurse fukarenjt toksore tash ne demokraci qe thon “vdiqem per buk”
kurse ata atje do thon “vdiqem per t q..!”
ose,edhe do ket qe do thon se kan ra dek me u q….
Mbreterine e kujt zoti? Se Zoti Universal s’ka kurrefare mbreterie, ngaqe gjendet kudo, ne çdo gjallese o element mineral. Per Te s’ka dallim mes shenjterise e blasfemise, te bardhes e te zezes, te lartes e te ultes, pozitives e negatives; sepse keto jane grada gjykimi te shpikura, jo universale. Bile universalisht te flasesh, dy polet e kunderta te gjithçkaje vallezojne ne harmoni kozmike per te krijuar lenden ose ate qe ne quajme realitet lendor apo Univers.
Po keta dordolecat e quajtur pape, peshkope, kardinale, imame, ajatollahe, rabine etj. NUK flasin per Zotin Universal por per zoterinjte luftenxites e gjakatare, te quajtur Elohim(shumes), Yahweh(Yhwh ne hebraishten e lashte pa zanore), apo Eloha(ne aramaisht) o Alaha(ne gjuhen e lashte siriane). Terme nga te cilat rrjedhin ato aktuale si Jehova, Geova, Allah etj.
Eshte i njejti zot apo me qarte te njejtet zoterinj qe keto fe vetem ne dukje te ndryshme; adhurojne. Ne fakt jo rastesisht te gjitha doktrinat e besimeve abrahamike jane te bazuara tek kompleksi i fajit origjinar qe trashegohet brez pas brezi, tek papastertia e ndjenjave njerezore, tek nevoja per nje guide shpirterore per t’u shpetuar mekateve (imagjinare) dhe Ferrit (qe s’egziston).
Jane fe destruktive te shpikura ne tavoline, per te na perçare e sunduar si turma delesh te bindura.
Ndiqni konferencat ose lexoni librat e Zecharia Sitchin, E. von Däniken, G. Hancock, Arnold Mostowicz, Kent Hovind , Giorgio A. Tsoukalos, Alan F. Alford, David Davenport, Robert Bauval, Adrian Gilbert, Jim Marrs, Philip Coppens, Robert Temple, Mauro Biglino, per te kuptuar sesi na e kane futur thelle per mijera e mijera vjet, duke e qeverisur planetin Toke siç u ka dashur qejfi.
Nje konference e vetme e studjuesit Mauro Biglino – ish-perkthyes zyrtar i Testamentit te vjeter per llogari te shtepise botuese “Edizioni San Paolo” (te Vatikanit), do t’ju hapte syte shume njerezve. Sepse ky njeri nuk interpreton siç ben Vatikani dhe shume fe te tjera qe na servirin dy lloje biblash: nje e versionit te thjeshte e tregetuar gjithandej qe eshte per delet injorante dhe tjetra per studjuesit, pa interpretime. Ky studjues i ndershem thjesht perkthen ne menyre te paanshme. Hidhini nje sy se keni per te zbuluar nje bote te tere te nendheshme qe ju eshte fshehur qellimisht: https://www.youtube.com/watch?v=dsaxud0nobY