Kur SHBA-të sulmuan me bombë atomike Hiroshimën, kronologji ngjarjesh dhe pamjesh!

27 Maj 2016, 14:47Dossier TEMA
Kur SHBA-të sulmuan me bombë atomike Hiroshimën, kronologji

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, është duke e bërë vizitën historike në qytetin japonez Hiroshima, qyteti i parë në botë që godit për herë të parë nga një bombë atomike në vitin 1945.

Që nga ajo kohë asnjë president amerikan nuk ka qenë në këtë qytet.

Obama nuk ka pranuar të kërkojë falje por në fjalimin e tij në Hiroshmë ai ka thënë se bashkëndjen më të gjithë që humbën jetën.

Nga bombardimet nukleare në Hiroshima më 6 gusht 1945 së paku 140 mijë persona kishin vdekur dhe vetëm dy ditë më vonë nga bomba atomike në Nagasaki u vranë 74 mijë persona, përcjell Klan Kosova.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës për herë të parë kishin testuar bombën atomike në New Meksiko më 16 korrik 1945. Më pak se një muaj më vonë, bombat nukleare u hodhën në qytetet japoneze si Hiroshima dhe Nagasaki.

Më 1939 fizikantët Alber Einstein dhe Leo Szilard i kishin shkruar një letër presidentit amerikan, Franklin Roosevelt duke i kërkuar atij që të bëjnë një bombë atomike përpara se këtë gjë ta bënin gjermanët. Në vitin 1942, SHBA-të e aprovuan një projekt shumë sekret për të ndërtuar bombën atomike.

Në vitin 1942 pjesëtarët e ushtrisë amerikane, Leslie Groves dhe Robert Oppenheimer, u emëruan në krye të projektit që u quajt “Manhattan Project”.

Punëtorët e qytetit Los Almos ndërtuan një platformë me 100 tonë TNT.

Këta punëtorë e kishin ngritur bombën në kullë dy ditë përpara se ta kalonte me sukses testin.

Emri i bombës së parë atomike që u testua në shkretëtirën Jornada del Muerto ishte Trinity.

Ky është një moment ku piloti i Enola Gay i përshëndet të pranishmit vetëm disa minuta para se ta lëshonte bombën e parë që do i vriste 80 mijë persona në Hiroshima.

Një fotografi ajrore e qytetit të Hiroshimës pak pasi u lëshua bomba e parë e cila ishte quajtur “Little Boy” që në shqip do të thotë “Djali i vogël”.

Ky është presidenti amerikan Harry Truman duke i lexuar raportimet për bombat në Hiroshima. Tetë ditë më herët Truman e kishte paralajmëruar Japoninë se gjithë qyteti do të shkatërrohej nëse nuk dorëzohej pa kushte.

Një punëtor duke qëndruar pranë bombës atomike të quajtur “Fat Man”, disa orë përpara se të hudhej në Nagasaki.

Kjo fotografi është realizuar 10 kilometra larg vendit ku ka eksploduar bomba në Nagasaki. Sipas Muzeut për Bombën Atomike në Nagasaki, fotografi Hiromichi Matsuda e kishte shkrepur këtë fotografi 15 minuta pas sulmit.

Të mbijetuarit e sulmit të Nagasakit duke ecur në gërmadhat e qytetit të tyre, i mbuluar në tym.

Një grua dhe një fëmijë duke ecur në rrugët e qytetit të shkatërruar Nagasaki ditën e sulmit.

Antarët e trupës së gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë në momentin kur Truman kishte telefonuar për të treguar se Japonia është dorëzuar.

Fotografi ajrore e Hiroshimës tre javë pas bombës atomike.

Ushtarë dhe detarë amerikanë duke e shikuar se si japonezët formalisht nënshkruajnë dorëzimin në Tokyo Bay më 2 shtator 1945.

7 komente në “Kur SHBA-të sulmuan me bombë atomike Hiroshimën, kronologji ngjarjesh dhe pamjesh!”

  1. Edkari says:

    Japonia u dorezua se
    i u vrane femijet e ka
    se ushtria japoneze i
    ka bo zbor ushtrise
    amerikane.
    te detyrosh kundershtarin
    qe te dorezohet se ke mundesi
    qe ti vrasesh femijet eshte nje lloj
    si trimat qe mshifen mbas femijeve.
    ne rastet kur ushtrite e ketyre dy
    vendeve jane perballur me njera tjetren
    ushtria japoneze ka qene shume me
    luftareke duke zbatuar ligjet e luftes.

    1. antropologu says:

      Ke te drejte per Japonine o Edkar….. Japonia i zbatoi me perpikmeri ligjet e luftes aq sa nqs japonezet do ishin te zinj, sot, 70% e Kines dhe Korese do ishin te zinj…. :p :p

    2. Korabi says:

      Eshte e vertete qe ushtria Japoneze ishte e forte dhe nuk dorezohej. Cdo ishull i paqesorit qe Amerika kishte marre deri ne momentin e hedhjes se bombes A, eshte marre me nje cmim shume te larte. Ekspertet ushtarake llogariten duke u bazuar mbi ecurine e deri atij momenti qe humbjet amerikane per te pushtuar Japonine do shkonin deri ne 250 mije te vrare. Aritmetikene thjeshte, me mire 200 mije japoneze te vrare sesa amerikane.

  2. Albi says:

    nuk eshte historia per ty. shif ndonje pune tjeter me mire.

  3. jar manhatani says:

    epo kjo bot esht kurv!
    dhe kshtu do jet
    kurvari me I mir,sundon.
    a vriten fmij dhe pleq civila ne qytet me bomb atomike?!
    pergjigjen e di cdokush!
    esht njisoj sikur t shkonte majk tajsoni ne koh te vet kur ishte champ,dhe te zihej me grushta me nji pensjonist ke rradha e gjizes! dhe masi t ngrefej per “fitoren” mbi pensjonistin,ti binte m grusht edhe nji fmije 7 vjecar!!!!!!!
    ca do thot gjindja?
    kshtu dhe ky muhabet. ne vend qe ti bish reparteve ushtarake shko dhe godet qytetet civile!!!!
    japanet goditen objekte ushtarake e jo civile.
    bje er shkerdhatni ky muhabet . aspak fisnikni. un e dija qe lufta behej midis dy ushtrive kundershtare dhe jo midis nji ushtrije dhe nji popullsije civile te paarmatos.
    edhe n koh t lufts t ftoht amerika kish planifiku raketa berthamore kunder shqipnis!!!!!!!!!!
    ne t shkretet vec ca kallasha dhe pushk druni kishim… dhe ca bunkera qerpici!!!!!dhe s kishim takat me I bo keq kojshiut e jo ameriks matan oqeanit. per ne amerika ishte aq larg ,ashtu sa duket sot planeti mars per toksoret.
    megjithate,ca t besh t bejn.
    tash terroristat po bejn t njejten gje. vrasin gra fmij pleq t pambrojt me bomba…
    vrasin civila pra. gje e ndyr!
    por,a mos vall e kan msu kte varjant nga pervoja amerikane e siperpermend?!
    kur bote luft napoleon bonoparti ne pushimet midis betejave fshataret e zones shisnin domate dhe presh per ushtaret dhe futeshin ne kampet ushtarake tu bo tregti.askush si prekte civilat.
    ajo ishte luft. e jo si po ngjojm tash ku hitleri I piqte n furr judert e pafajshem civila,dhe kta t tjeret I piqnin me atom civilat japan!!!
    ne konceptin e moralit ushtarak stonon! s vritet civili pa fajshem me plumb ushtrije shteti! pik.
    s vritet as robi I luftes pasi osht dorzu….

  4. Bashkimi says:

    SHBA te kishin vetem dy mundesi per ta detyruar Japonine te dorezohej. Njera ishte me nje pushtim tokesore
    te saje (rast ne te cilin do te humbisnin jeten mbi 3 milione ushtare amerikane),ndersa varianti tjeter ishte perdorimi i bombes (i dime efektet e saja). Te mos harrojme se japonia ne ate kohe udhehiqej nga nje grusht i hekurt ,i cili po e conte vendin drejt nje vetevrasje. Me mijera njerez vdisnin nga uria dhe bombardimet konvencionale cdo dite ,dhe prap se prap perandori dhe ushtria spranonin te dorezoheshin,duke sakrifikuar me mijera njerez te pafajshem. SHBA te, qe nga krijimi i tyre i kane bere nje sherbim te madh njerezimit duke e pastruar nga diktatoret gjakpires,duke e pastruar nga fashizmi e komunizmi,duke ndaluar gjenocidet e ndryshme,duke krijuar zona sigurie per civilizimin (NATO) etj,etj. Me se fundi jane SHBA ato te cilat po i tregojne vendin Rusise fashiste. SHBA te jane nje force e madhe sepse jane nje force e mire.

  5. A.R. says:

    Krimi me i ulet ne historine e njerezimit! Nuk do te doja te isha ne vendin e super-kriminelit Truman me qindra mijera jete ne ndergjegje.
    Eshte gjithashtu nje TURP i stermadh te vazhdosh te paraqitesh keto genjeshtra te fabrikuara si fakte historike, si e si te justifikohet akti me i turpshem kriminal ne histori!
    Historia njeh nje fakt qe mbytet nga te tilla genjeshtra; dhe ai ishte: KOMUNIKIMI ZYRTAR PO ME FIRMA DHE GARANCI ZYRTARE NGA ANA E jAPONISE PER DOREZIM. Kjo 12 dite perpara goditjes shtazarake me bomba atomike.
    E verteta qe amerikanet nje dite do ta pranojne patjeter, eshte se hakmarrja per Pearl Harbour dhe njekohesisht trembja e Bashkimit Sovjetik, ishin me te rendesishme se jetet e qindra mijera civileve te pafajshem.
    E PAFALSHME! Aq sa te vjen turp te thuash se je qenie njerezore.

    Andrea Radi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje