Na ishte njëherë një ushtri… Kriza në Ushtrinë shqiptare (1995-1996)

17 Maj 2016, 14:57Dossier TEMA

Nga Charles Dennison Lane

Për një periudhë të jashtëzakonshme prej 20 muajsh, nga maji 1995 deri në dhjetor 1996, kam qenë Këshilltar Ushtarak (KU) i Ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë. Detyra ime ishte kryesisht “reformimi” i Ushtrisë Shqiptare. Lidhur me funksionin dhe hierarkinë e vartësisë sime ndiej të nevojshme që të qartësoj disa gjëra që në fillim. Unë nuk isha Këshilltar Ushtarak Amerikan i ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, por thjesht Këshilltar Ushtarak i ministrit të Mbrojtjes. Me fjalë të tjera, kjo do të thoshte që kur uleshim në tavolinën e bisedimeve me përfaqësues amerikanë ose të NATO-s unë qëndroja në anën e palës shqiptare.

Në të njëjtën kohë përgjigjesha direkt në Komandën Amerikane në Europë (USAREUR) me qendër në Shtutgart dhe në një shkallë relativisht më të ulët në Ambasadën Amerikanë në Tiranë. Bazën e këtij libri e përbëjnë 178 raporte të shkruara nga Tirana. Ato janë një përzgjedhje e shënimeve të mia gjatë punës dyvjeçare si këshilltar ushtarak për të ilustruar karakteristikat kryesore të infrastrukturës dhe zhvillimeve ushtarake, të përpunuar në bashkëpunim me kolegun tim, James Pettifer. Katër raportet e fundit janë shkruar pas përzënies nga detyra si Këshilltar Ushtarak më 17 dhjetor 1996 nga pala shqiptare. Përvoja ime si person me statusin e vizës turistike, në përpjekjet për të shërbyer në këtë vend shpallem “non grata” nga Presidenti i një vendi ish-totalitar, kur ndërkohë Ambasada e vendit tim (SHBA) synon të dërgojë nota inkurajimi, është një eksperiencë e hidhur. Të jesh “non grata” është disi rrënqethëse, por nga ana tjetër të bën të ndihesh mirë, si i veçantë.

Unë vërtet nuk kisha status diplomatik, por nuk isha dhe i vetmuar. Djali im 14 vjeçar Peter, i cili ndiqte shkollën 8- vjeçare te Tirana International School, ishte me mua. Kishte një perceptim tek autoritetet se unë dija diçka më shumë se sa ata donin që unë të dija në të vërtetë. Nga 176 raporte që unë kam shkruar, katër të fundit i kam punuar jashtë Tiranës. Në retrospektivë ndoshta nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, por situata u bë shqetësuese.

Më është sugjeruar që ky tekst mund të jetë i vlefshëm për personelin e ngarkuar me reformimin e Ushtrisë Shqiptare. Personalisht besoj fuqishëm në përkufizimin se një ushtri reflekton identitetin e njerëzve që e përbëjnë atë. Në shumë qarqe vihet re një dëshirë e përgjithshme e “klonimit” të Ushtrisë Shqiptare në llojin e organizimit të NATO-s. Mendoj se Shqipëria nuk mund të përballonte ekonomikisht një ndërmarrje të tillë, dhe natyrisht as NATO dhe as SHBA nuk mund të parashikonin dhe të pranonin në pikëpamjen filozofike diçka që nuk duket të ishte e përshtatshme për ta. Kërkesat e Partneritetit për Paqe, që një ushtri kombëtare të jetë e pranueshme në strukturat e NATO-s nuk do të thotë se ajo duhet të ngjasojë tërësisht me strukturat e NATO-s, por që ajo të jetë në gjendje të komunikojë dhe të ndërveprojë me strukturat e NATO-s. Dhe në të njëjtën kohë si këshilltar ushtarak mund të them se nuk kam qenë asnjëherë në gjendje të bind si udhëheqjen amerikane ashtu dhe atë shqiptare se ka dhe modele të tjera më të mira për të ndjekur se ai i Divizionit të Parë të Këmbësorisë së SHBA-së.

Pas një karriere interesante në Forcat Ushtarake Amerikane dola në pension të parakohshëm, me gradën “Kolonel”, në shkurt 1993. Ata që mund të jenë të interesuar për të dhëna në karrierën time do të zbulojnë se kam qenë kolonel në Forcat Speciale Amerikane. Këtu duhet të bëj një shpjegim, që kur isha shef i Shërbimit Informativ Ushtarak dhe më vonë kolonel në Forcat Speciale, shefat e mi, për të cilët unë punoja, kishin vënë re se kisha aftësi të tjera intelektuale dhe për ta isha një “prima dona” dhe më sugjeronin që të shikoja drejtime të tjera në qoftë se dëshiroja të bëja karrierë. Në të vërtetë kisha shërbyer për tre raunde me Forcat Speciale dhe në ndryshim nga kolegët e mi unë arrita shumë shpejt në konkluzionin se të hidheshe nga avioni me parashutë ishte vërtet rrëqethëse, por nuk është se të shquante shumë nga ana intelektuale. Nga ana tjetër hedhja nga avioni më terrorizonte.

Në kohën kur isha shef i Shërbimit Informativ Ushtarak, Forcat Speciale u krijuan si degë në vete. Më përpara oficerët e Forcave Speciale dhe oficerët e Këmbësorisë përbënin një organikë më vete dhe karriera e tyre menaxhohej nga shërbimi i këmbësorisë. Kur u krijua Dega e Forcave Speciale ishte relativisht e vështirë të gjeje oficerë nga forcat e këmbësorisë që të plotësonin kriteret për të punuar në këtë degë. Të dhënat e mia përputheshin me këto kritere dhe kështu u bëra oficer i Forcave Speciale. Kam pasur synim që të mbaj ditar gjatë gjithë kohës ku kam punuar dhe jetuar. Padyshim që edhe në Tiranë do të mbaja një ditar të tillë mbi punën si këshilltar ushtarak.

Sapo mbërrita në Shqipëri gjeta dhe u njoha me oficerë të ditur e të përgatitur dhe me vizion të qartë për të shkuar përpara. Por, nga ana tjetër, viheshin re komponentë taktikë dhe filozofikë të trashëguar nga eksperiencat e mëparshme, të marra nga këshilltarët rusë dhe kinezë. Në zyrat e shumë komandave të trupave në terren kam parë mbi tavolinat e tyre përkthime të Clausewitz “Mbi Luftën”, Sun Tzu’s “Mbi Artin e Luftës”, “Çesari dhe Pompei” dhe një libër të Field Marshal Bernard Montgomeri i El Alemain. Kam zhvilluar një diskutim të gjatë me gjeneral brigade Perlat Sulën mbi kundrat dhe protë e Napoleonit dhe pashë që kishte jo vetëm njohuri, por dhe ide për t’i përshtatur ato. Është interesante të theksosh se në ndryshim nga Kroacia dhe Maqedonia, ku gjen botime nga Anais Nin te Marshall dhe Zhukov, kryesisht libra pornografikë dhe shumë pak libra letrarë, në Tiranë dyqanet ishin me libra nga të gjitha llojet. Me ndërrimin e sistemit shqiptarët lexonin çdo gjë që mund të gjenin dhe që më parë ishte e ndaluar.

Ushtria Shqiptare ishte një ushtri e vënë me shpatulla pas murit. Nuk kishte pothuajse asnjë pjesë këmbimi dhe një buxhet pothuajse të pamjaftueshëm, që shkonte më pak se 50 milion $ në vit. Nga ana tjetër, ata kishin tanke kinezë nga më të mirëmbajturit që unë mund të kem parë. Bateritë ishin i vetmi problem dhe turqit po kujdeseshin për këtë. Ekipi i Bashkëpunimit Ushtarak Amerikan në Ministrinë e Mbrojtjes, mbas një qitjeje reale me artileri ku ata morën pjesë, raportoi se armët e artilerisë shqiptare lëshonin predha në objektiv shumë herë më shpejt se armët e artilerisë amerikane. Në Bazën Detare të Durrësit vizituam një anije Kater Silurues dhe pavarësisht se kishte mungesa në infrastrukturë dhe dukej si një skenë e Luftës së Dytë Botërore me anije të palyera me bojë, sistemi i armatimit me të cilin ishin pajisur këto anije dhe përgatitja e ushtarëve marinarë do t’ia vështirësonte jetën çdo kundërshtari.

Ky tekst i kushtohet të gjithë burrave dhe grave pjesëtare të Forcave të Armatosura Shqiptare që shërbenin mjaft mirë. Ai i kushtohet gjithashtu ministrit të Mbrojtjes të asaj periudhe Safet Zhulali, të cilin e vlerësoja dhe e admiroja shumë, pavarësisht çfarë ndodhi.

[1] Raportet që botohen më poshtë janë marrë nga “Once Upon An Army – The Crisis in the Albanian Army, 1995-1996”, botuar nga Conflict Studies Research Centre, London, September 2002.

Marre nga Libri “Keshilltari amerikan “non grata” ne Tirane. Botuar nga Botart Tirane 2016

3 komente në “Na ishte njëherë një ushtri… Kriza në Ushtrinë shqiptare (1995-1996)”

  1. arbeni nga tepelena says:

    nuk kemi ce duam ushtrine.se ushtria te heq dinjitetin si shtet.dhe tani jemi nje vend i lire rrumpalle ku ben cfare te doji qejfi dhe as e rruan fare.

  2. mirel says:

    Uau, per here te pare del nje vleresim pozitiv dhe realist i ushtrise we la pas Hoxha. Dhe nga nje ushtarak amerikan. Natyrisht keto vleresime nuk i hynin ne pune Berishes qe planifikonte dhe realizoi shitjem dhe shkaterrimin e ushtrise shqiptare
    Me kontributin e hajdareve dhe Gjongecajve te akademise

  3. Mark ramy uk scotland irland says:

    Keta ishin me detyrenvevrishkerdhimit te ushtrise hahahahaaaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje