Reagimi i familjes së Arshi Pipës: Rrëfenja e Kurt Kolës për Arshi Pipën, e stisur

10 Maj 2016, 13:32Dossier TEMA

Reagim i detyruar ndaj shkrimit te botuar ne gazeten TemA te titulluar “Kur Arshi Pipa ju ul ne gjunje drejtorit te burgut”.

Ne emer te familjes se Arshi Pipes desheroj te shpreh indinjaten tone te thelle per artikullin e titulluar “Kur Arshi Pipa ju ul ne gjunje drejtorit te burgut”, botuar se fundmi ne gazeten tuaj si dhe te shpreh keto konsiderata te detyruara.

Kurt Kola nuk ka qene vete ne kampin e Maliqit pra tregon nje rrefenje te stisur per Arshi Pipen qe eshte e pamundur te provohet pasi si Arshiu, ashtu dhe bashkevuajtesit e tij ne Maliq nuk jetojne me. Pra, ne keto kushte kjo refenje eshte thellesisht abuzive pasi personi qe akuzohet e ka te pamundur te mbrohet.

Rrefenja e stisur eshte plot pasaktesira faktike. Dihet mire se Pipa, pavaresisht se antifashist i vendosur, nuk u perzie me levizjen komuniste, qofte ne Shkoder apo ne Tirane dhe se Muzaferi, vellai i masakruar i Pipes me urdher te Koci Xoxes ne 46, nuk ishte deputet por avokat mbrojtes ne gjygjet e stisura te rregjimit kunder intelektualeve dhe klerit.

Kronologjia faktike e burgosjes se Pipes nuk perkon fare me ate qe thote Kola. Arshi Pipa nuk beri pak vjet burg por plot 10 te tille. U arrestua ne Durres dhe u denua fillimisht atje me 2 vite burg, dhe para mbarimit te denimit te pare u nxorr serish ne gjygj me dyer te mbyllura ku ju komunikua vrasja e te vellait, Myzaferit. Reagimi i tij teper i ashper ndaj trupit gjykues beri qe ta denojne 20 vjet burgim dhe ta cojne ne Maliq, me pas ne kalane burg te Gjirokastres, ne burgun e Tiranes, e se fundmi ne Burrel, prej ku u lirua ne 1956, ne klimen e zbutjes politike qe pasoi Konresin e XX te Partise Komuniste te Bashkimit Sovjetik.

Arshi Pipa i paraqitur nga Kurt Kola ne rrefenjen e tij nuk ka asgje te perbashket me autorin qe pati cilesite morale per te shkruar ne burg poemen “Kanali”, “Librin e Burgut” ne fleta cigaresh dhe ti nxirrte ato ne menyre klandestine prej aty, fakt ky tashme gjeresisht i njohur e dokumentuar ne mjaft botime.

Gjithashtu, te ben pershtypje fakti qe akuza te tilla per Arshiun nuk i ka bere as rregjimi komunist. Ai shkoi deri aty sa ta cilesonte agjent te Cias po kurrsesi frikacak apo deshmitar akuze per te tjere.

Ata qe e kane njohur Arshi Pipen ne Burg, kane pasur per te nderim dhe respekt te thelle per hir te qendrimit te tij dinjitoz dhe pa kompromis me regjimin. Ky nderim u perhap prej tyre pasi dolen prej burgjeve dhe u deshmua qarte me kthimin e Pipes ne atdhe ne 92, vecanerisht ne Shkoder, por per fat te keq ata nuk jetojne me dhe nuk mund te flasin. Kane mbetur ata qe perpiqen te krijojne nje lavdi te rreme.

Arshi Pipa nuk i sherbeu asnje pushteti, qofte vendas apo te huaj, por vetem vendit dhe kombit te tij duke mbetur i paperlyer deri ne fund te jetes se tij. E njejta gje nuk mund te thuhet per ata qe jane perpjekur per ta ndotur  sadopak.

E gjithe kjo histori e shemtuar dhe e sajuar, nxjerr edhe nje here ne pah domosdoshmerine e hapjes se vonuar te dosjeve te se kaluares komuniste. Ndoshta, vetem keshtu do te mund te marrim vesh se kush ishin ata qe kane vdekur e nuk flasin dot si dhe se kush jane ata qe tashme shkruajne.

Plator Kalakula.

6 komente në “Reagimi i familjes së Arshi Pipës: Rrëfenja e Kurt Kolës për Arshi Pipën, e stisur”

  1. Edkari says:

    Me i neveritshem eshte zelli qe
    disa media botuan kujtimet
    e Kurt Koles i cili ne kujtimet e shume te tjereve
    mbetet nje i burgosur me sjellje tipike ordinere.

  2. Rita says:

    E perseris si ne komentin e djeshem se perse ky fare Kole ,nuk e dha kete deshmi ( te sajuar ) sa ishte gjalle i ndjeri A Pipa ????? Fatkeqesia e mjerimi jone qendron pikerisht ne ate qe njerez qe mbajne dhe statutesin e shtreses se deklasuar guxojne te japin deshmi fallse !!! Ja kaluan dhe ish-pesekutoreve te tyreve ,,banditeve komuniste qe deri me sot s”kane dhene nje deshmi te tille per patriotin A.Pipa !!! D he mund ta benin ,,se kjo eshte ,minimale ,perpara gjemes qe kane bere me dekada ,por ,ja eshte me mire kur perdor ate shtrese qe u sikterros ne burgjet e tyre ,,si puna e ketij mashtruesi ,trathtari ky fate Kole !

  3. Tani durres says:

    Baba im Mustafa Xhumrri ka qene me burg me Arshi Pipen por me pare e ka pas mesues me gjimnaz.
    Kjo ka ndodh me 1945-46
    Sidoqofte me kresorja eshte se baba Im kishte respecting Ma te mash per is Profesorin e tij tashme shok burgu
    Ai me ka pas tregu se Arshiu jo vetem qe kishte dinjitet dhe ishte I papekulur por edhe aty me burg mbante afer ish nxenesit e tij.
    Nje nder I madh per te ishte se kishte nda burgun me ish Profesorin e tij te respectuar.

  4. BEHO says:

    z.KOLA,une nuk te njoh tydhe mund te keshe qene nje i denuar i ndershem dhe te nderoj per vuajtjen tende ne burgun komunist.
    z.ARSHI PIPA mbetet nje figure e nderuar kombetare. Me vjen keq qe genjeve per nje person si ARSHIU,por sic dihet me guret qe hodhet i ndertuat nje monument te ri edhe me te bukur.

  5. pro.... says:

    ..Arshi Pipa eshte nje jehone mes dekadash,qe ka mberritur perseri tek une’ duke me kujtuar tim ate’ i cili e ka pasur mesues ne shkoder,…nje mesues i perkushtuar per te nxjerre njerez te ditur nga duart e tij,..sepse vetem shqiptaret e ditur do ta mbronin kete vend..Kur je i vogel prindi te duket madheshtor,por edhe shembujt dashamires te interpretuar ne ate kohe ,te hapin siparin e nje respekti te pakufizuar ,sidomos per mesuesit,keto ikona te diturise qe shpesh i kemi renduar ne vite..Kurt Kola nuk mund te jete ne nje ane te medaljes me Arshi pipen..,por si duket nuk ka qetesi Kurti nga emri i tij edhe mbas vdekjes.

  6. Raimond vlonjati says:

    Ai Kurt Kola qenka treguar njeri i felliqur moralisht
    Se atehere ishte diktature dhe cdo gje mund te ndodhte

    Edhe sikur te jete e vertete ajo qe thot Kurti , prape esht e justifikuar dhe nuk e ul aspak fuguren e Arshi Pipes ,
    sepse Diktatura perdorte cdo mjet te ulte dinjitetin e kunderdhtareve te saj
    Por kjo nuk do te thote se kundershtaret e diktatures nuk ishin dinjitoze

    Cdo sjellje e te denuarve te diktatures esht e justifikuar sepse ato jkane qene sjellje nen shtrengim dhe nen presion nuk kane qene shprehje e vullnetit te lire te tyre

    Ndersa sjelljet e keqia sot ne demokraci jane te denueshme sepse jane sjellje te vullnetit te lire

    Dhe pikerisht per sjelljet ne demokraci Arshi Pipa duhet denuar moralisht , sepse ai ne demokraci fliste me gjuhen e urrejtjes dhe te percarjes duke treguar nje ligesi te pa shoqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje