Dokumentet: Ja si e ndiqte Sigurimi i Shtetit ambasadorin amerikan në Tiranë

25 Prill 2016, 19:35Dossier TEMA

Ish-drejtori i Arkivës, Kastriot Dervishi, shkruan se ambasadori i parë amerikan në Tiranë, Rajerson, përgjohej dhe ndiqej nga Sigurimi i Shtetit.

Ai ka paraqitur edhe disa dokumente, që sipas tij e vërtetojnë këtë gjë.

“Ambasadori i parë amerikan në Shqipëri i periudhës së demokracisë, Uilliam Rajërson, në intervistën e para dy ditëve pohoi ndjekjen që i bënte ditët e para Sigurimi i Shtetit.

Ai është parë prej Sigurimit si përfaqësues i “imperializmit amerikan”, si “armik”, por edhe si “kuadër zbulues”.

Kjo ndjekje, nga e cila është dokumentuar ajo e periudhës prill-qershor 1991 përfshinte lëvizjet e tij si dhe përgjimet telefonike.

Këtë informacion ai e ka bazuar në një publikim që kam bërë para disa vitesh. Kur e kam lexuar për herë të parë jam habitur.

Disa dokumente mbanin shënime të llojit “të asgjësohet”, gjë që na jep të kuptojmë një shpëtim të rastësishëm dhe se fare pak prej këtyre dokumenteve kanë mbërritur në ditët tona. Përgjimi i z.Rajërson më është dukur një veprim i pabesë, tipik komunist i frymëzuar nga tradita komuniste dhe nga lidhjet lindore ruso-serbe.

Dokumentet përkojnë me fazën e fundit të aktivitetit të Sigurimit të Shtetit, një institucion i degraduar, thellësisht politik dhe pa parime kombëtare, i cili i shihte amerikanët me syrin e Partisë së Punës që shquhej për retorikën e saj antiamerikane. Z.Rajërson ishte i drejtpërdrejtë në atë kohë me qëndrimin që duhej mbajtur ndaj komunizmit, kësaj të keqe të madhe që i shkaktoi pasoja të rënda Shqipërisë. Kështu që nuk kishin asnjë vlerë gjurmimet e Sigurimit.

Çdo shtet ka platforma në lidhje me veprimet agjenturore-operative që ndërmerr, me objektet e punës, etj. Por në radhë të parë nga këto veprime përjashtohen shtetet aleate, këtë rast sigurisht shteti nr.1 ishte SHBA. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku dhe aleati më i madh i kombit dhe shtetit shqiptar. Dokumentet në fjalë tregojnë se komunistët nuk e cilësonin vend aleat Amerikën në vitin 1991, pavarësisht se ishte një kohë kur ishte pranuar pluralizmi politik.

Në analizën e fakteve historike për mua si studiues i fushës së historisë tre janë ngjarjet më të mëdha të kësaj kohe: nisja e procesit të destalinizimit të Shqipërisë, dalja nga ndikimi ruso-serb si dhe futja e saj nën ndikimin amerikan e Atlantik.

Bashkëlidhur dokumente në të cilat përshkruhen aktivitete të zakonshme ditore të z.Rajërson në atë kohë”, shkruan ai.

6 komente në “Dokumentet: Ja si e ndiqte Sigurimi i Shtetit ambasadorin amerikan në Tiranë”

  1. VEZHGUESI says:

    I paanshem,them se Sigurimi i Shtetit Bente Punen e tije,dhe mos na “Mallengjeni” DHE “Tmerroni” me Veprimtarin e SIgurimit te Shtetit, pikerishte athere kur po Shperbehej Shteti i Organizuar dhe i hapi Rruge Pikerishte te Perkedhelurit te Jarejsonit Sali Berisha.
    1-SIGURIMI I SHtetit te asaj Kohe kishte PLOTESISHT te Drejte kur theksonte se Rajersoni ishte Kunder-Zbulues,Po ai ishte i Tille..Ai Drejtonte Agjenturen kunder Shqiperise pikerishte nga Beogradi…
    2-Pse Rajersoni na beri “Peshqesh” Sali Berishen????Ishte Pikerishte Lidhja e Berishes me UDB-NE, nepermjete Vjehrres si Togere e OZNA-S, ish Paraardhese e UDB-se::::
    3-Po Inteligjenca Amerikane Sote pse Pergjone Shtetet Aleate si p.sh Gjermania???Akoma edhe Telefoni i Zonjes Merkel eshte Pergjuar nga NAS-aMERIKANE?????ESHTE SKANDALI I 2015-tes-……
    Shkurte “Studjuesit” sHQIPETARE, qe kerkojne te bejne Show-Gazetareske::DO TE ISHIN ME MIRE TE MOS NA “Tmerronin” me keto Lloje Zbulimesh::LOL

  2. albanai says:

    Ky ish drejtor i arkivit te ministrise se puneve te brendshme, ku e gjen te drejten te botoje ne shtyp dokumente Top Secret, dhe te klasifikuara? Perse nuk vepron drejtesia, prokuroria? Por edhe ky nuk ka qene tjeter vecse nje kopje e vogel e Bashkim gazidedes, qe e shnderroi arkivin ne pronesi te Fahri Balliut. Zoti fahro aty e kalonte diten, here vizite kastriotit, dhe here vizite ne ndertesen perballe, ne arkivin e shtetit.

  3. genci says:

    Ky qe ka nxjerre keto materiale eshte per burg.
    Perse nuk verpron prokuroria kur shkelet ligji.
    Ligji thote qe materialet Teper Sekret ruhen per 35 vjet.
    Ky eshte per BURG……..turp turp turp
    Pastaj hajdeni flasim per Rajersonin…..Visho Ajazi Lika reago

  4. Korabi says:

    Ti komentus vezhgusi me duket se qenke nje rrok trapi tap fare

  5. faro says:

    Muhabet llafazanesh

  6. kkkiii says:

    gjith bota spiuno nbjoni tjetrin. amerikanet,gjermant anglez francez..italjon.. t gjith e kan “doren n qaf gishtin n byth”
    hiqen miq por se besojn njeri tjetrin,aqsa I pergjojn edhe kryetart e shteteve te njeri tjetrit.
    dhe nji gje s kuptoj,pse gjithnji shqipnija duhet me qen ,zagar I dynjos. vassal te t tjerve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje