Ish-kreu i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, kujton ngjarjet e grushtit të shtetit të 14 shtator 1998-s, kur gjatë ceremonisë mortore të Azem Hajdarit, turma e armatosur me arkivolin në krah, sulmoi selinë e Këshillit të Ministrave.
I ftuar në emisionin “45 minuta” në “Report TV”, Klosi tregon një detaj të padëgjuar më parë kur pas grushtit të shtetit të opozitës së asaj kohe, Shërbimit Informativ Shqiptar i është kërkuar nga Shërbimet Informative të vendeve partnere të bastisin në kushtet e flagrancës selinë e Partisë Demokratike, pasi kishte informacione se ishte e mbushur me armë.
Klosi thotë se SHISH dhe Policia nuk mund të ndërmerrnin një operacion të tillë pas revoltës së armatosur te Kryeminsitria dhe RTSH, pasi s’kishin kapacitete njerëzore.
Sikurse thekson Klosi, kishte dhe mungesë të funksionimit të institucioneve, pasi kryeministri i atëhershëm, Fatos Nano, ishte larguar dhe për të s’dihej asgjë.
“Na e kërkuan shërbimet e huaja, hyni në ndërtesën e PD, se është plot me armë atje, por ne s’kishim njerëz.
Ata ishin në kushtet e flagrancës. Kishin bërë një grusht shteti dhe ishin në kushtet e flagrancës.
Kryeministri s’ishte në Tiranë që mund të merrej një vendim.
Këshilli i Sigurimit mund ta kishte marrë atë vendim. Nuk u bë.
I vetmi institucion që funksiononte ishte presidenti dhe kryetari i Kuvendit, përfshirë dhe 2-3 ministra.
Në 13 shtator, u mblodh qeveria në selinë e Këshillit të Ministrave ku u dhanë udhëzimet dhe asgjë prej tyre s’u bë. Sepse kryeministri i ishte i pari që iku në drejtim të paditur.
Sot Berisha ka për qëllim të diskreditojë, jo se mund të bëjë ndonjë gjë”, u shpreh Klosi.
Ish-kreu i SHISH thekson gjithashtu se gjatë përgjimeve ditën e grushtit të shtetit, 14 shtator, është zbuluar se Berisha u urdhërua nga SHBA që të tërhiqte turmat nga Kryeministria dhe TVSH.
Duke bërë përgjegjës Berishën si planifikues të grushtit të shtetit, Klosi thekson gjithashtu se strukturat e inteligjencës kishin informacione se një grup i armatosur po përgatitej në Shkodër për të sulmuar institucionet.
Sipas tij, 14 shtatori ishte një ndryshim plani dhe Berisha shfrytëzoi vrasjen e Azem Hajdarit për këtë.
Mariza Lino, heroina Amerikane, qe ja ka thyer turinjte Berishes.
Bahri Shaqiri ka qene kryetar shiku,burre i nderuar dhe i respektuar.
Sa ndryshim mes tij dhe Klosit!!!!!
Pa fund!
Ca thu mor zotri.bahri shaqiri nje shits telefonash.dhe nje qirs prokuroreje.kurse klosi nje shkenctar zotri Burrrr .president te shqiperis duhet Ta bejm
Plotesisht e sakte. Institucionet u sulmuan ne fakt, Deget e Puneve te Brendshme te Lezhes e te Shkodres, madje u pushtuan nga banditet, ca Pleper e ca Kuller dhe e gjunjezuan bashkine, duke kerkuar ndarje pushteti. U hodh ne ere ndertesa e ish-Komitetit Ekzekutiv (ende pa fajtore) etj. Ne ato vite kisha nje biznes atje dhe rrinim me semunde ne shtat. Grushti i shtetit u minimizua ne nivel lokal, ne dy rrethe.
Plotesisht e sakte. Institucionet u sulmuan ne fakt, Deget e Puneve te Brendshme te Lezhes e te Shkodres, madje u pushtuan nga banditet, ca Pleper e ca Kuller dhe e gjunjezuan bashkine e Lezhes, duke kerkuar ndarje pushteti. U hodh ne ere ndertesa e ish-Komitetit Ekzekutiv (ende pa fajtore) etj. Ne ato vite kisha nje biznes atje dhe rrinim me semunde ne shtat. Grushti i shtetit u minimizua ne nivel lokal, ne dy rrethe. Me pas ika jashte jashte shtetit me ca banore te Shengjinit, kolege te mi.
Po kush e ka urdheruar keto dite qe po sulmon kaq shume ???
serbia
Klosi spiuni i Rusise
Po keshtu eshte kur vihen shefa te shish mesues fizike letersie ne te gjithe boten shefat e sherbimeve te informationit jane me shkolla ushtarake
Ky do futur ne burg se ndihmoi ate kriminelin qe vrau nene e bije ne mes te Tiranes. Maskara njeri.
u be si teater veror kjo pune. megjithate njerezit presin me ankth se ç’do te ndodhe. per mendimin tim asgje. asgje sepse jemi te perbere prej asgjeje. ajo fjala s’kemi shtet, eshte mbase e vetmja gje konkrete qe kemi. po mos u merzisni. se do ti rregulloje LUja punet. po do prisni pak sa te dale ne pension. mjere shqiperia ne duar kriminelesh thuaj. do ribertas: rrofte “diktatura” e e. hoxhes. qe e verteta eshte se nuk la njeri te pasurohet, po ama nuk la njeri te grabise. e le shqiperine ne duart e kusareve e vandaleve. r. alia eshte pergjegjesi kryesor qe e kaloi shtetin nga zyrat tek rruga. “rri adnan, rri te degjosh qyfyre”. thoshte b. hasko ne nje film.
Ky i degjeneruar akoma trillon. Kishte mese 15 vite te tregon dicka konkrete, kurr nuk tha nje vertet te qendrueshme.
Klosi si cdo spiun tjeter, rren ne vazhdimesi: na thane sherbimet e huaja te zbulimit … po ti dhe sherbimi shqipetare ku ishit…?
Pse se thot ky marroc te verteten, se kurr nuk kishte grusht shtee te 14 shtatorit, kishte mllef te paperbajtur te turmes agresive por jo grusht shtet.
Jo qe nuk ishte e mundur te behej, se edhe vet kjo mizerje e pronon se shteti nuk funksiononte me, por vet Berisha nuk e bente dot kete hap ngase e dinte fare mire se nuk ishin vitet e 20ta me, BE dhe SHBA kurr nuk do ta njihnin nje pushtet te marre me dhune.Shqiperia ishte ne Europe pa marre parasyesh, nuk ishte ne Afrike.Ato tjerat, telefonata nga Amerika etj… jane dekor i mjere i Klosit.
Ne shtetet funksionale te formuara , Klosi nuk do te ishte me teper se nje pedagog medioker, ke ne ate e caktojne ne postin me delikat dhe te besueshem te sigurimit shteteror.