Prof. Dr. Ermal FRASHËRI, Universiteti Harvard, USA)
Prof. Dr. Alfred FRASHËRI, Fakulteti i Gjeologijsë dhe Minierave, Universiteti Politeknik i Tiranës
Homazh për 168 vjetorin e lindjes, referuar në Konferencën “Vëllezërit Frashëri, Përmeti dhe Shqipëria, organizuar nga Shoqata Atdhetare Kulturore “Përmeti”.
Njëqind e gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, në marsin e vitit 1899, në Bukuresht të Rumanisë n në shtypshkrnj nën e Kolonisë Shqiptare, u shtyp në gjuhën shqipe libri, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është, e ç’do të bëhet,” që shkroi Sami Frashëri, ideologu kryesor dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Ky libër u shkrua dhe u botua në vitet kur shqiptarët, nën frymëzimin dhe drejtimin e Rilindjes Kombëtare po ndërgjegjësoheshin për mbrojtjen e kombit shqiptar dhe luftonin për pavarësinë e Shqipërisë. Ai u bë manifesti i Rilindjes Kombëtare, sepse siç ka shkruar Sami Frashëri, në të jepeshin “mendime për shpëtimin e Mëmëdheut nga rreziqet që e kanë rrethuar.” Libri u përkthye në turqisht nga Shahin Kolonja, në greqisht nga Fan Noli, në italisht dhe në gjermanisht. Në Turkish Ëikipedia Ky libër konsiderohet “Punim politik” në bibliografinë e Sami Frashërit (Turkish Ëikipëdia, zëri Sami Frashëri).
Mësimet e Sami Frashërit frymëzuan atdhetarët shqiptarë ndër dhjetra vjeçarë në luftën dhe punën e tyre për pavarësinë e Shqipërisë, në ndërtimin e shtetit shqiptar, në fitoren mbi murtajën nazi-fashiste dhe në përparimin e Shqipërisë.
Në kreun e parë të librit, tregohet se “Ç’ka qenë Shqipëria,” ku theksohet se Shqipëria në kohët e Skënderbeut “e ruajti lirinë e saj me nder,” duke mbrojtur keshtu vendin, zakonet dhe gjuhën shqipe.
Duke përgjithësuar përpjekjet, luftën dhe arritjet e Rilindjes sonë Kombëtare para, gjatë viteve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe më pas, analizohet gjendja e Shqipërisë në kreun e dytë të librit “Ç’është Shqipëria”. Pasi përshkruhet pozita gjeografike e Shqipërisë me dy milion banorë dhe një territor me sipërfaqe 80.000 km2, Sami Frashëri vlerëson se shqiptarët “janë në robëri të poshtëruar, të shkelur dhe të shpërndarë”. Duke shkruar për kombësinë e shqiptarëve ai thekson: “Shqiptari, mysliman qoftë, orthodhoks qoftë, katolik qoftë është gjithënjë shqiptar. Besa nuk sjell kurrë ndarje e çarje midis tyre…..” dhe më poshtë pyet: “Me se mbahet kombësij e një kombi?” dhe na mëson “Më parë me gjuhë të tij…..Një gjuhë e pa shkruar s’mund të qëndrojë shumë kohë e pa prishur”.
Bazuar mbi analizën e këtyre faktorëve, Sami Frashëri u mëson shqiptarëve edhe rreziqet që i kanoseshin Shqipërisë: rreziku i kufinjve dhe coptimi i atdheut, rreziku që vjen nga lufta e penës, e shkollës dhe e kombësisë, përçarja e shqiptarëve sipas fesë. Të shkruarit e gjuhës sonë është rreziku i madh nga “…armiqtë fqinjë që të harrojmë gjuhën tonë dhe të marrim të tyren” thekson Sami Frashëri, duke shkruar edhe për rëndësinë e përdorimit të alfabetit, si edhe për shkollën shqip. Rrezik tjetër është varfëria, e cila sjell grindje, ndarje dhe mosdashuri. Rreziqe këto, që shumë nga të cilat, janë para nesh edhe sot e kësaj dite.
Kreu i tretë i librit: “Ç’do të bëhet Shqipëria” përbën atë pjesë të rëndësishme të veprës, ku Sami Frashëri pyet “A mund të qëndrojë Shqipëria si është?”. Kësaj pyetjeje ai i përgjigjet se Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të qëdrojë ashtu siç ishte dhe se “Shqipëria sado q’është e varfër dhe e paditur, ka njerëz të zot për të qeverisur vendin e tyre”. Prandaj në këtë pjesë të librit, Sami Frashëri parashtron kërkesat dhe platformën për organizimin e shtetit shqiptar të pavarur, që ishte përgatitur në pajtim me platformën e hartuar nga Abdyl Frashëri për pavarësinë e Shqipërisë dhe adaptuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, qysh më 1878.
Madje në vitin 1876, Sami Frashëri boton një artikull në gazetën “Sabah”, ku kishte arritur në përfundim se është sistemi despotik që ka sjellë telashe të mëdha për Peradorinë Osmane dhe e ka lënë atë mbrapa nga vendet e Evropës, si edhe njerëzit që janë për sistemin despotik mendojnë se funksionarët janë krijuar për të dhënë urdhëra, kurse popullin si shërbëtor ose argatin e shtetit. Prandaj, Shtetin Shqiptar, Sami Frashëri në librin e tij, nuk e kërkon të jetë mbretëri, ose e thënë thjesht të mos jetë “sulltanat” despotik. Për Shqipërinë e pavarur ai na meson që shqiptari të ndërtojë një shtet përparimtar, me strukturë shtetërore demokratike: shteti të drejtohet nga Pleqësia e zgjedhur dhe me parimin e rrotacionit, pa patur “pleq” të përherëshëm. Këshilli i Përgjithëm i zgjedhur gjithashtu me të njëjtët parime si Pleqësia, nën të cilin janë organet e pavarura të drejtësisë – Prokuroria e Përgithëshme, Gjykata e Lartë, si edhe Këshilli Kombëtar (Qeveria) me Ministritë.
Në kuadrin e organizimit të këtij shteti të ardhshëm shqiptar, Sami Frashëri na mëson se “pas diturisë, kujdesi dhe nevoja me a madhe do të jetë për punët e përgjithëshme, të cilat do ti sjellin begati Shqipërisë.” Ndërtimi i rrugëve, hekurudhave, porteve detare, sistemimi i lumenjve dhe tharja e kënetave, nxjerrja e mineraleve”, përben listën e punëve “më të nevojshme e më të vyera,” të cilat duhet të bëhen në Shqipëri, në mënyrë që ekonomia e shtetit të përparojë dhe vendi të pasurohet.
Po ti analzosh këto drejtime të zhvillimit të veprimtarisë ekonomike të shtetit të ardhshëm shqiptar duket qartë se është domosdoshmëri që shteti të përparojë dhe të begatohet duhet të shfrytëzojë pasuritë e veta natyrore. Prandaj Sami Frashëri, bazuar në pasuritë shumë të mëdha dhe të vyera që natyra i ka falur Shqipërisë na drejton që “Metalet do të kërkohen në gjithë anët e Shqipërisë dhe të nxirren kudo që gjenden ….. Në kryeqytet të Shqipërisë, përveç shkollave të dyta e të tretat do të jetë një gjithmësime (Universitet)….një këshillë diturie (akademië) duhet të jetë në kryeqytet….për të shpënë përpara dhe shkronjënë, istorinë, dhekërkonjënë (gjeologjia), metalet e të tjera punëra të Shqipërisë…., të krijohet një universitet, i frymëzuar me shkencat aplikative….Fakulteti i inxhinjerisë duhet të përfshijë të gjitha specialitetet…Ky institut i lartë, do të krijojë kulturën shqipëtare dhe shtatmadhorinë intelektuale të kombit tonë.”
Pyjet janë ndër pasuritë më të begata dhe të rëndësishme të vendit, Ato na japin lëndën drusore aq të nevojshme për jetën tonë, ajrin e pastër dhe klimën e shëndetëshme i kemi falë tyre, veç drurëve mbajnë dhe rritin botën e gjallë – faunën dhe florën e shumllojtë, ruajnë truallin nga errozioni dhe me bukurinë e vet të mahnitëshme kënaq shpirtin e njeriut dhe edukojnë ndjenjën e të bukurës dhe të dobishmes, që duhet ruajtur, mirëmbajtur dhe zhvilluar. Këto u mësoj shqiptarëve Sami Frashëri kur shkroi në librin e tij “ Çdo pyll do të ndahet në disa gastra dhe gjer sa të vijë rradha të pritet gastra e fundit, gastra që u pre e para do të jetë arritur për sërish, dhe kështu do të priten lëndë nga pylli dhe kurrë pyjet nuk do të mbarohen, por do të përsëriten dhe do të jenë kurdo të lulëzuar”.
Por krahas shfrytëzimit dhe ruajtjes së këtyre pasurive natyrore, Sami Frashëri na meson se që shteti të përparojë dhe të jetë i pasur duhet edhe të punojmë dhe të zhvillojmë bujqësinë dhe blegtorinë , si edhe “mjeshtëri në të cilën kanë mësuar vendalinjtë: leshi, liri, pambuku, mëndafshi, hekuri, druri t’arrihet të punohet sa të mundetë më shumë, që të mos ketë shqiptari aqë shumë nevojë ti sjellë këto nga jashtë”.
Në këtë kontekst, sipas kuptimit te Samiut, është prodhimi ai që sjell pasurimin e popullit dhe të shtetit, si edhe krijon kushte për zhvillimin e tregtisë, ben te domosdoshme zhvillimin e rrugëve, hekurudhave, dhe lidhjes se tyre me shtetet fqinjë.
Këtu e njëqind e gjashtëmbëdhjetë vjet të shkuara, duke vlerësuar shfrytëzimin e burimeve të pasurive nayrore ngre problemin dhe ep alarmin se “…. Sot humbasin e venë kot, si pyjetë, metalet e kaqë gjëra të tjera, që po të vështrohen si duhet, mundin të sjellin një begati të madhe”, sikur e ka parandjerë ç’po i ndodh shqipëtarit këtë çrerek shekullin e fundit.
Në konkretizim të ketyre mësimeve, veprën e tij “Probleme Shqiptare”(viti 1943, ribotim 2001) Mehdi Frashëri (i amnistuar me rastin e 15 vjetorit të Çlirimit më 1959 me dekret Nr. 3005 nga Kuvendi Popullor dhe sot Qytetar Nderi i Përmetit) shkroi “…Në kohën e arthme të afërt, vajguri i Shqipërisë si në Kuçovë ashtu edhe në Pathos, … formon një burim pasurie kombëtare dhe një objekt të rëndësishëm për të ardhurat e shtetit” dhe se “…në Shqipëri janë shfaqur disa xehe që po të shfrytëzohen me methodha edhe me mënyra të arsyeshme mund të shërbejnë për zhvillimin e ekonomisë dhe të industrisë së vendit, dhe mund t’i sjellin edhe shtetit një të ardhur të mirë. Xehet në fjalë janë: Sera e Selenicës në qarkun e Vlorës; Vajguri i Kuçovës dhe i Patozit në qarkun e Beratit dhe në Mallakastër; Bakri në Pukë dhe në Rubik në qarkun e Shkodrës dhe të Mirditës; Hekuri në luginën e Shkumbinit të lartë, midis Librazhdit e Pogradecit; Kromi në qarkun e sipërpërmëndur; Kromi dhe boksidi në qarkun e Kukësit (Prefektura e Kosovës); Qymyr-ligniti në katundet Mbrorje – Drenovë, Krrabën e Tiranës”. Më tej ai apelon:
“…Të gjeturit e karburanteve, si në kohën e paqes ashtu edhe në kohën e luftës, ka marrë një rëndësi aqë të madhe sa lot një rol kryesor edhe në politikën e jashtëme të shteteve. Për këto arsye karburantat në shumicën e madhe të shteteve kanë qënë sende monopoli. Më nj’anë, për t’i dhënë të ardhura të mjaftueshme arkës së shtetit, më anë tjetër, për ti pasë nën kontroll; në ç’do rasë monopolizimi i kaburanteve në duart e huaja, është një vetvrasje, se në rast nevoje shtetit i mungon faktori kryesor i çdo lëvizje” (faqe 110).
Në vitet njëzet-tridhjetë u zbuluan dhe filloi nxjerrja e naftës në Kuçovë, e mineraleve të bakrit në Rubik dhe pak më vonë edhe nxjerrja e kromit, etj.
Programi ekonomik i Sami Frashërit dhe Rilindasve të tjerë, u vu nē jetē pas çlirimit tē vendit mē 29 nēntor 1944, kur u zhduk analfabetizmi dhe u shkollua brezi i ri, u krijua industria dhe përparoi bujqësia. Kērkimi dhe nxjerrja e naftēs dhe mineraleve tē tjerē tē dobishēm ishin pērparēsi, gur themeli i zhvillimit tē qēndrueshēm tē ekonomisē shqiptare. Ky zhvillim shkoi krahas edhe me formimin e specialistēve tē degēve tē ndryshme tē gjeoshkencave dhe minierave. Pēr tē argumentuar kapacitetet e industrisē shqiptare tē naftēs e gazit dhe asaj minerare mjafton tē pērmendim prodhimin maksimal tē arritur nē vit:1,007,000 ton/vit baker (1984), 960,000 ton/vit kromite (1984), 2.250.000 ton/vit naftē (1973).
Të gjithë brezat e gjeologēve dhe gjeofizikanëve, me devotshmëri, pasion, këmbëngulje, vullnet e disiplinë, sakrifica, realizuan detyrat e tyre, zhvilluan gjeologjinë dhe gjeofizikën shqiptare, dhanë kontribut të shquar në kërkimet e vendburimeve të reja të naftës dhe të gazit (Marinzë, Arrëz, Kallm-Verri, Cakran, Mollaj, Amonicë, Divjakë, Frakull, Povelçë, Durrës-shelf, etj.), të shumë vendburimeve të bakrit (Gjegjan, Tuçi lindor, Kaçinar, Qafë Bari, Palucë, Lak Roshi, Munellë, Golaj-Nikoliq, Palaj-Karmë, Perlat, Rehovë, etj.) dhe mineraleve të tjerë të dobishëm, në studimet gjeologjike krahinore të Albanideve dhe e bënë të njohur atë tej kufinjve të vendit. Janë me dhjetra artikuj të botuar në periodikun shkencor ndërkombëtar dhe të referuar me sukses në forume shkencore madhore ndërkombëtare, duke u renditur midis ambasadorëve më të mirë shqiptarë në komunitetin ndërkombëtar.
Mineralet e shumta që janë gjetur dhe nxirren në Shqipëri, jo vetëm vërtetuan madhështinë e Platformvs së Rilindasve, por edhe na vunë detyra me rëndësi.
Pēr fat tē keq gjatē periudhēs se tranzicionit 1990 to 2016, ēshtē zvogēluar nē mēnyrē drastike nxjerrja e mineraleve dhe i naftēs e gazit. Sipas IINSTAT, prodhimi mineral kishte rēnē 4 herē nē vititin 2001. Gjatë viteve të tranzicionit tejet të vështirë, ashtu si edhe në kërkimet gjeologjike dhe veprimtari të tjera shkencore, edhe gjeofizika shkoi në tatëpjetë. Janë prishur ndërmarrjet gjeologjike dhe ato gjeofizike, vëllimi i punimeve për kërkimin e mineraleve të dobishëm të ngurta, si edhe kërkimet e vendburimeve të naftës dhe të gazit ka rënë në minimum të papërfillshme nga specialistët shqiptarë. Në Fakultet u përgatiten inxhinjerët e fundit gjeofizikantë, tashmë dega e gjeofizikës është mbyllur. Pa gjeofizikë, kërkimi gjeologjik kthehet në shekullin e 19-të, si mjeku vetëm me stetoskop, pa radiografi, eko, etj. Shumë nga gjeologēt dhe gjeofizikanët më të mirë kanë emigruar dhe punojnë në specialitetin e tyre në Francë, SH.B.A., Kanada etj.
Në kreun e tretë të librit “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë”, Sami Frashëri e lidh ngushtë zhvillimin ekonomik të shtetit edhe me problemin financiar dhe organizimin e domosdoshëm në këtë drejtim. Duke vlerësuar si domosdoshmëri ngritjen e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, është me shumë vlerë edhe për ditët e sotme platform e rekomanduar për buxhetin e shtetit i cili duhet të ketë dy drejtime kryesore:
Tingëllon si e thënë sot edhe rekomandimi tjetër i tij: “Dy gjëra i prishnë shumë here njerëzit e një qeverie: rrog e tepërt q’u hap udhën e prishjes e së madhështisë, edhe rrog’e pakët q’i bën të vjedhin dhe të mos vështrojnë punë. Prandaj në Shqipëri duhet të mos ketë as rrogë shumë të madhe dhe as shumë të vogël”.
Në kuadrin e qeverisjes të shtetit shqiptar, Sami Frashëri e konsideron të domosdoshme që krahas organizimit të pushtetit qëndror të rekomndojë edhe për pushtetin lokal dhe në veçanti për kompetencat që duhet të ketë sejcili nga këta pushtete, në raport me njeri tjetrin dhe me popullin. Prandaj ai shkruan “ …..gjithë punët e vendit do të vështrohenë prej katundarisë dhe vëndësitë të mos njohin tjetër qeveri përveç katundarisë, q’është e zgjedhur prej atyre vetë. Qeveria të mos përzjehet përveç se në punërat të mëdha e të përgjithëshme, në punëra, të cilat katundaria, me të mos mudurë t’i goditnë vetë, do t’ja dërgojë nënëqeverisë…”.
Mbasi shpjegoi se ç’kishte qenë, ç’ishte dhe si e mendonte të bëhej Shqipëria, Sami Frashëri e mbyll librin e tij me një përmbledhje të doktrinës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare për të ndërgjegjësuar shqiptarët për kombësinë dhe shtetin, për luftën që duhet të bëjnë me penë e pushkë për pavarësinë e Shqipërisë dhe ndërtimin e shtetit të pavarur shqiptar dhe qeverisjen e tij. Prandaj ai shkruan: “Nga të gjitha sa thamë meretë vesh fort mirë se qysh mund të qeveriset Shqipëria e sa vend i bukur do të bëhesh me një qeveri të tillë…….e shqiptarët që kanë kaq qind vjet që po rrojnë në robëri, në varfëri dhe në shtërngim të madh, do të bëheshin gjithë të pasur e të lumtur e të rrojnë si njerëz”. Për të shpëtuar, ai ngre me të madhe se duhet në rradhe të parë “vetëm dëshirë”.
Prandaj nga shpirti dhe pena e tij del mësimi: “Duhet që çdo shqiptar të ketë gjithënjë, nat’ e ditë , ndërmend e në zëmrë shpëtimn’ e Shqipërisë e mbrodhësin e kombit shqiptar. Çdo shqiptar duhet të dojë bashkimin e shqiptarëve..…..shqiptar i vërtetë është ai që ka mendjen dhe zëmrën shqiptar……ata që duan gjuhën e kombit të tyre dhe përpiqen për mbrodhësit e mëmëdheut”. Sami Frashëri ngre me forcën e fjalës dukuritë që dëmtojnë dhe rrezikojnë kombin shqiptar kur shkruan: “…Sot, shumë shqiptarë, mund të themi, s‘janë shqiparë as me mend as me zëmrë. Kombin e tyre dhe gjuhënë s’e duan as e nderojnë, s’duan të këndojnë e të shkruajnë në gjuhë të tyre, edhe shumë kanë turp edhe të flasin shqip”. Dhe ky rrezik për Shqipërinë dhe kombin shqqiptar ekziston edhe sot, më fort se kurrë, si një nga drejtimet luftës që na bën arradha antishqiptare, prehë e të cilës bien shumë njerëz, nën maskën e globalizimit”.
Janë lapidar thëniet e tij: “Bashkimi bën të mundëshme gjërat e pamundëshme, përçarja bën të pamundëshme edhe gjërat e mundëshme”, si edhe “Shqipërisë nuk i duhet mbret”.
Samiu na mësoi: “Kur të bëhenë gjithë shqipëtarët a më të shumtët’ e tyre kështu shqipëtarë të vërtetë, Shqipëria atëhere është e bërë e e shpëtuarë nga çdo rrezik. Prandaj çdo shqiptar duhet të parë në të jetë vetë a të bëhetë shqipëtar i vërtetë e pastaj të përpiqetë të bënjë edhe të tjerë shokë, që ca nga ca e njëri pas tjatërit të bëhenë të gjithë shqipëtarë të vërtetë…….O burrani, o shqipëtarë! Se në dashqim’ e në u përpjekçimë, do të jemi një nga më të mirët’ e nga më të ndrituarët e kombeve t’Evropës…”.
Që nga shekulli i robërisë së rëndë, na la amanet dhe na porositi Samiu i Madh: “M’i dashur se kombi, m’i dhëmshur se mëmëdheu, m’i ëmbël se gjuha e tij s’ka gjë tjetër për njeriun”.
Ndaj në një kohë kur vendi ndodhet përsëri përballë problemeve madhore, dhe larg aspiratave të Rilindasve Kombëtare, mësimet e Samiut janë aktuale dhe kanë epërsi morale ndaj dogmave të tranzicionit Shqiptar. Le të vëmë në jetë mësimet e Samiut për ekonominë e shtetit shqiptar dhe me siguri do të përparojë ekonomia dhe bashkë me të edhe Shqipëria do të lulëzojë dhe do të dale nga llumi i tranzicionit, do të bëhet siç e ëndëronin Rilindasit dhe e meriton populli shqiptar.
ikni more plehra arabe me gjithe keto ”vepra” te turkoshakeve qe nga njera ane na paskan ”luftuar” per Shqiperine!!! por nga ana tjeter te punesuar dhe paguar nga shteti turk kunder Turkye-s………..!!!!!!!
o Zot,cfare tjeter do te na shohen site nga keta psevto historiane e profesora leshi,ptuuuuu turq te ndyre………
pse nuk thuhet qe shumica e shqiptarve po bejn te kunderten e atyre qe ka pas shkrujt sami frashri.
te gjith kundra te gjithve
secili kunder secilit
o burra behuni te huaj!
qijini nonen ligjit kudo qe jeni!
vidhni vrisni shkerdheni si me qen rrac qeni!
O tfgs1 po ti je prift o c’far je?
lene mer bab fene, e meru me njerezit..
– kush i thot vetes grek nuk esht tjeter vecse SHQIPTAR
– kush i thot vetes turk nuk esht tjeter vecse SHQIPTAR
kujt i rren menja se esht katolik o myslimon i rren menja kot (se nuk e ka haberin se c’esht feja)
KSHU QE MOS U MER KOT ME EMRA SHTETESH O FEJE SE PER SHQIPTARIN KTO GJONA NUK SHKOJN.
SHQIPRIA DHE SHQIPTARET “KAN QENE, JAN E DO TE JENE POPULLI ME AUTOKTON QE EKZISTON NE BOTE”
TE Q…SHA , greqin, turqin, serbin e te gjitha “shtetet e ballkanit” qe i thon vetes shtet..
BALLKAN=SHQIPRI