FOTOT/25 vjet më parë Xhejms Bejker në Tiranë: Liria funksionon!

22 Qershor 2016, 09:30Dossier TEMA
FOTOT/25 vjet më parë Xhejms Bejker në Tiranë: Liria

Sot është 25 vjetori I një vizite historike në Tiranë. Më 22 Qershor 1991, Sekretari i Shtetit James Baker, u prit si një hero kombëtar në një shesh të mbushur me mbi 100 mij shqiptarë. Ai ishte udhëheqësi I parë Perëndimor që shkeli Shqipërinë pas rrëzimit të komunizmit.

Elez Biberaj, në atë kohë drejtor I Seksionit shqip të Zërit të Amerikës e shoqëroi atë si përkthyes zyrtar I palës amerikane. Ai kujton sot fjalimin e Sekretarit Bejker dhe përshëndetjen e tij në emër të Presidentit amerikan në Shehsin Skënderbej: ” Në emër të presidentit Bush dhe popullit amerikan , kam ardhur sot këtu për të të thënë: liria punon. Më në fund, je i lirë të mendosh me mendimet e tua. Më në fund, je i lirë të flasësh me mendjen tënde. Më në fund, je i lirë të zgjedhin krerët e tu. Më në fund, je i lirë të adhurosh  rrugën tënde… Mirë se erdhët, qytetarë të lirë të Shqipërisë, të Lirisë…Liria funksionon!”.

8 komente në “FOTOT/25 vjet më parë Xhejms Bejker në Tiranë: Liria funksionon!”

  1. Afa says:

    E shqiperurar “Freedom works” perkthehet ne “Liria funksionon” dhe jo “Liria punon” sepse nuk ka kuptim.

    1. Klevis says:

      Google Translate ?

  2. naku says:

    E kujtoje ate dite dhe me vjene turp qe ,pa perjashtim njerzit e Partise Demokratike me Berishen ne krye tregyan perulesine ekstreme ndaj Bejker apo SHBA. Njerze pa dinjitet,te perkulur deri ne toke,te pa ditur deri ne skajshmeri thjeshte njerze pa vlere. I vetmi burr shteti para Bejker qe Ramiz Alua. I lumte.

  3. normali says:

    Qe kur erdhi Bejker dhe Elez Biberaj ne Tirane, u katandis keshtu Shqiperia qe s’paska ilaç ta sheroje. Nuk e di sa do te vazhdoje se infeksioni eshte i rende dhe bile i trashegueshem tani.

  4. xhevdet saurreli says:

    e mer e !
    llafe!
    e pam edhe se ca esht lirija qe funksjonon!
    nuk te persekutojn me ligj po mendove sipas qejfit tend por te persekutojn mceftas.demokratikce,nga mrapa shpine,kriminelce sot! dhe kte gje e ben shteti I “liris qe funksjonon”!!
    e pam edhe lirin e premtuar. jemi bere legenat e globit. refugjat po,kriminela po,burgaxhinj po,mashtruesa po,kurva e kurvar pa mas,hjana e vrasesa gjithashtu te nderu, .. dhe te gjitha kto e te tjera si kto na shiten si “lirija funksjonon”!!
    e ce du “lirin tende qe funksjonoka” un kur me esht heq sigurija e jeteses,kur me esht cenuar nderi,dinjiteti personaliteti njerzor nga “shteti I liris qe funksjonon”!
    e t mos flasim per pronen private aq magjisjellse qe do bente cudira dhe do sillte parajsen mbi dhe,qe esht ber nje gangrene gjakatare.
    se tash njeriu nuk matet se kush esht,ca nderi dinjiteti personaliteti ka,car morali dhe vyrtytesh posedon,por shifet se ca makine ka,sa lek ka,sa toka e pallate hotele … ka!
    “lirija funksjonon!”
    “kemi drejtsi”
    kshtu tha edhe mafjozi me I madh I t gjith kohrave kur mbaroj gjyqi I tij dhe ai doli I pafajshem “per munges provash”!
    kemi cerek shekulli qe njerzit jan “te lir” te pallohen semaforve per lek,te ikin refugjat per lek,te vrasin me pages per lek,te vjedhin per lek,te korruptojn per lek,te mashtrojn,te shkerdhnojn,te kurvnojn,…per lek!
    kjo na ishte edhe lirija…
    po,kur na sollen kte liri,atehere pse na bejne “lista te zeza” per njerzit te cilet bejn ate qe ju than dikur vet ata listashkruesit e sotem!!!
    bje er bythqimlli ky muhabet.
    sepse .. ajo qe u tha: “lirija funksjonon” ,ishte loja!

  5. mexhlis infermjeri says:

    ata e kan infektu me SIDA shqipnin or taj!

  6. lloelloqe says:

    O koqe ai ju tha – Freedom Works! E nuk ju tha Freedom makes you wealthy!
    Fakti qe jeta ne shqiperi eshte mizerje eshte pikerisht se nuk jeni te lire. Ju e ngatarroni lirine me anarkine, me hapsiren per te share e per tu ankuar. Liri or palla eshte situata kur vendosni te tere se si i doni ta ndertoni jeten. Liri eshte te mos ta preki njeri pronen, Liri eshte te shkosh ne gjyq me shtetin e me politikanet e te fitosh po pate te drejte. Liria eshte kur ke te drejta te mbrojtura financiare, monetare, ekonomike, politike, sociale, etnike, linguistike, seksuale, gjinore…Liri eshte kur je i mbrojtur nga policia jote e jo i abuzuar, liri eshte kur arsimi eshte i pamolepsur me legjenda e perralla, liri eshte kur pararte e taksave te tua investohen per shkencen shqiptare, infrastrukturen shqiptare, shendetsine shqiptate.
    Liri eshte kur mjeku nuk te vjedh sy per sy, liri eshte kur administrata e shtetit tend te ndihmon e nuk te zhvat.
    Keto ju tha Bejkeri, por kujt ja tha. Qeni i lidhur me nje litar ne qafe pas nje huri leh gjithe diten e gjithe naten por kjo nuk e ben te lire. Edhe populli shqiptar mendon se eshte i lire sepse ka lejen per te lehur.
    Bejkeri ju tha Liria funksionon – nuk ju tha meqe ju vizitova une tani jeni te lire. Liria ndertohet e kur ndertohet funksionon e te jep dinjitet.

    hajde sh’net e byth t’forta – o popull i pa liri

  7. Investiguesi says:

    Është fakt i padiskutueshëm që nën regjimin monist populli shqiptar nuk e kishte lirinë. Mbas përmbysjes në rrafshin e sistemit politik si e administruan shqiptarët lirinë për të cilën ngritën gishtat lart në formë V? Mjerisht shumica e shqiptarëve as nuk e kuptuan mesazhin e Bekerit dhe nuk morën përsipër të ishin përgjegjës për veprimet e tyre. Bekeri tha: ‘Ju jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj.’ Po kë kanë zgjedhur për udhëheqësi shqiptarët në këto 28 vite me kokëfortësinë e tyre? Thjesht, instrumentet e elitës së vjetër politike të veshur me kostume “demokratike”. E kujt është përgjegjësia: e Bekerit apo e shqiptarëve? A i zgjodhëm ne këta udhëheqës të poshtër, apo Bekeri? Përse ankohemi për katranosjen që e kemi ngritur me duart tona. A jemi bërë të vetëdijshëm për gomarllëqet me okë që kemi kryer? Nëse jo, përse atëherë e kalojmë përgjegjësinë që na përket neve tek të huajt? Është e vërtetë që të huajt, duke përfshirë edhe amerikanët, nuk kanë punuar siç duhet në Shqipëri, por kjo nuk mund të justifikohet me kaq shumë vite nga ana jonë duke votuar me kokëfortësi këta politikanë të neveritshëm. Nëse nuk pranojmë përgjegjësitë tona për këto gjëra që na kanë ndodhur dhe e hedhim fajin tek të tjerët, ne do të mbetemi një popull foshnjor, dhe do të rendim pas të fortëve, kush ta ketë radhën. Liria është një rrugë malore por e lavdishme, dhe nuk është për njerëz që janë qaramanë dhe nuk marrin përsipër përgjegjësitë e tyre. Po qe se nuk do të duam ta kuptojmë këtë do të zvarritemi dhe do të bëhemi për të qeshur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje