Serbia bllokon “autostradën energjetike” Shqipëri-Kosovë

30 Qershor 2016, 09:45Rajoni TEMA

Serbia e ka bërë të padobishme “autostradën energjetike”, që lidh Kosovën dhe Shqipërinë, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo vazhdon të interferojë në sistemin energjetik të Kosovës, duke përfshirë edhe linjën e re 400kV të Interkoneksionit, në të cilën janë investuar miliona euro nga të dyja vendet.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) ende nuk po mund të bëjë operimin e sistemit si bllok kontrollues, por as të bëjë menaxhimin komercial të kongjestioneve në linjat interkonektive të Kosovës dhe alokimin e kapaciteteve interkonektive (linjat ndërshtetërore).

Për pasojë të ndërhyrjes së Serbisë, linja e ndërtuar nuk është lëshuar për qëllime komerciale.

Madje, nuk mund të jetësohet as marrëveshja e nënshkruar në mes të operatorëve të dy shteteve për rregullim sekondar, përkundër që në kuadër të projektit të linjës 400 kV është bërë edhe instalimi i pajisjeve të tensionit të lartë, si dhe infrastruktura e nevojshme për ofrimin e shërbimeve të rregullimit sekondar (frekuencë – fuqi).

Në ditën e inagurimit të linjës 400 kV në punë, ndërhyrja e Serbisë në pronën e Kosovës është ngritur si çështje në nivel të dy qeverive.

24 komente në “Serbia bllokon “autostradën energjetike” Shqipëri-Kosovë”

  1. Andreas says:

    Gjuhen e kuptoj, po sinqerisht me duket e padeshifrueshme çfare eshte shkruar ne kete lajm! Me duket si nje nga ato propozimet e Ladi berberit ne Vlore.

  2. Adrian says:

    Shkruaj more shqip, se nuk merret vesh hic se c’ke dashur te thuash !

  3. Papa Jani says:

    Ti e do greqisht bre Andrea pisoglenti

    1. Andreas says:

      Nese dikush shkruan nje idiotesi ne shqip, ajo ngelet idiotesi edhe e perkethyer ne greqisht. Po nuk e kuptove, me thuaj te te bej nje vizatim.

      1. Papa Jani says:

        E vetmja gje qe di te vizatosh ti me te tredhurit e tjere te janulles eshte kryqi grek

        1. neo-greket ardhacake Anadolli dhe nga Lindja e Mesme says:

          @papa jani, je i madh hahahhaaha. Ia tregove vendin bq evgjit neogrek

  4. al says:

    cfare po thoni. shpjegoni asryen pse po ndodh dhe si po ndodh, e mos beni si ne twitter.

  5. undefined says:

    jo me kot koqevaret jane kaq te trashe. shkruajne gjera pa lidhje logjike dhe dalin ne perfundime allasoj.

    1. Toni KS says:

      Shkrimi eshte mbushur me zhargon teknik qe perdorin specialistet e fushes (dhe kuptohet vetem nga ta). Kjo dmth. qe gazetari ka bere pune te dobet ne pershkrimin e ngjarjes per publikun e gjere. Nuk eshte kjo arsye per te fyer gjysmen e kombit. Ne nje shoqeri te civilizuar pergjegjesia eshte individuale. A jeni civil sa duhet per te kuptuar kete?

      P.S. Per lexuesit qellim-mire me gjithe mungesat e artikullit, kuptohet per cka behet fjale – Serbia pamundeson shfrytezimin e linjes se transmetimit te energjise elektrike me tensionit te larte ne mes Shqiperise dhe Kosoves. Ajo cka mungon ne artikull eshte informata si arrin ta beje Serbia kete nga largesia. Parameter kritik per energjine elektrike eshte frekuenca dhe te gjitha centralet elektrike ne rrjet duhet te sinkronizohen qe te kene frekuence te njejte (50 Hz). Hidrocentralet prodhojne rrymen me frekuence me stabile se termocentralet (Kosova ka kryesisht termocentale). Frekuenca per sinkronizimin e rrjetit vjen nga hidrocentrali shume i madh Gjerdapit ne Danub (ne kufirin serbo-rumun). Kjo e bene Serbine vendimmarrese per rrjetin elektrik ne nje pjese te madhe te rajonit (se bashku me kumbarine e politikaneve renegat shqipfoles me “biznismen” serb si Fazlliqi).

      1. raimond vlonjati says:

        Bravo ! –

        -Por mos ua ver re ketyre qelbesirave qe shajne, s e ketyre ua ka zene syte kryqi i grekut

        Por nje gje duhet te dini , se keta minjte e grekut qe shajne ketu ,jane shume te urryer edhe ne Jug te Shqiperise

        1. Toni KS says:

          @raimond vlonjati, pershendetje. “Nuk ka fis pa pis” thojne ketej nga ne. Me rendesi eshte qe mos lejojme qe pisat ( turkofila apo grekofila) nga secila gjysme e kombit te ndotin komunikimet ndershqiptare.

      2. Pelasgian says:

        A mund ti hedhesh ne gjyq ? S’ka mundesi qe ata te vendosin per rrymen tone pa na pyet fare.

        1. Toni KS says:

          Posi mund ti hedhesh ne gjyq, por jo nga Isa Putini dhe Hashim Rurali. Ata nuk kane as dije, as guxim, as atdhedashuri per ta bere kete. Shpresoj qe Edi Rama (dhe Gjermania qe dha leket per ndertim) ta beje kete pasi qe kjo afekton edhe Shqiperine.

      3. Pelasgian says:

        Dmth serbia ben c’te doje pa pyt asnjeri ?

        Me duket pak si e cuditshme . Gjykatat per kte pune jan .

      4. Pelasgian says:

        Dmth serbia ben c’te doje pa pyt asnjeri ??

        Me duket pak si e cuditshme . Gjykatat per kte pune jan .

  6. vjeshta says:

    Djema, nuk dua te beh i rendomtë.
    Por ne qofte se ka djalë nëne që ma shqipëron këtë shkrim i jap 1. Mil lekë!

    1. raimond vlonjati says:

      Ti nuk e kupton ate shkrim s e je nje injorant i pa fund ,Ndaj me mire mos e lexo fare , se te digjet releja e trurit tend te pjerdhur

      1. vjeshta says:

        Na e shpjego ti more kokrra e (k) labit çka ka thënë?!

  7. Illyrians says:

    Asgje nuk kuotohet ça eshte shkruajtur, vetem shqip nuk eshte.

  8. niko says:

    “Autostrada Energjitike” e ndertuar nga Damir Fazllic u bllokua nga Serbia. Asgje per tu cuditur.

  9. Pelasgian says:

    E lexova e rilexova dhe e ri-ri lexova dhe nuk morra vesh asgje !

    Turp per gazetashitesin!

  10. Nini says:

    O milet, nigjoni e merrni vesh:

    Menaxhimin komercial të kongjestioneve në linjat interkonektive të Kosovës dhe alokimin e kapaciteteve interkonektive.

    C’është ky shkërdhatacion daj gjuhës shqipe o gazateri legene!!!

  11. shqiptar says:

    une shvejku e kuptova shume mire o miq. rrofte miku i mero bazes kryeministri jone shume i nderuar

  12. Shen Thomai says:

    Kesaj i thone te shkruash me goten e rakise perpara!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje