Antonio Conte i jep lamtumirën Italisë: Krenar për këtë skuadër

3 Korrik 2016, 18:58Sport TEMA

Sfida kundër Gjermanisë ishte e fundit për Antonio Konten në krye të kombëtares së Italisë.

Tekniku i “Axurrëve” pas eleminimit nga gjermania në çerkfinale i jep fund aveturës së tij në krye të italianëve, ku ka bërë një punë të admirueshme.

Pas ndeshjes Konte u shpreh se Italia ka bërë një kampionat europian mjaft të mirë.

“ Më vjen keq që e ndërpremë këtu aventurën tonë.Unë jam optimist për Italinë pasi këta lojtarë kanë lënë gjurmë në ‘Euro 2016’ dhe duhet të vazhdojnë këtë punë të nisur.Federata italiane e Futbollit do të bëjë zgjedhjet e saj më të mira për këtë, edhe pse do të jetë shumë e vështirë.”

Më tej Konte u shpreh se të gjithë futbollistët duhen të ndihen krenar për përfaqësimin që kanë bërë në “Euro 2016”.

“Këta futbollistë duhet të kthehen në shtëpi të kënaqur, pasi dhanë gjithçka kishin në fushën e lojës. Për këtë unë do t’i falënderoj gjithnjë dhe do të kenë një vend në zemrën time” u shpreh Konte I cili do të marrë drejtimin  e skuadrës së Chelsea.

2 komente në “Antonio Conte i jep lamtumirën Italisë: Krenar për këtë skuadër”

  1. tifozi says:

    Me gjermanine skaluat as mezin e fushes. Ju beri gjermania telef. Sikur te ishin ndonje ishull.

    1. enter"" says:

      Dhe gjermania beri vetem nje gol, dhe nje goditje ne porte.
      Shko e mbushu, tifoz arrogant. Gjithe media europiane nuk vleresoi gjermanine me lojen e saj te merziteshme, por Italine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje