Ajo e Uellsit është një përrallë e vërtetë plotë emocione që vetëm futbolli di t’i dhurojë.
Uellsianët kanë prekur për herë të parë në historinë e tyre një gjysëmfinale të një komepticioni madhor.
Tre golat dhe fitorja me përmbysje përballë Belgjikës kanë qenë ndoshta surpriza më e bukur e këtij Europiani që sa vjen e bëhet më emocionues.
Trajneri Coleman nuk e hoqi as dje xhaketën e tij fatsjellëse, pavarësisht se nuk ishte ftohtë.
Por bëse gjithë Uellsi ka qenë në ekstazë dje, nuk e kanë pritur po aq mirë anglezët.
Të paktën në këtë përfundim mund të arrihet nga titujt e mediave angleze.
“Turp! Uellsi shkon në gjysëmfinale ndërsa ne shohim ndeshjen nga shtëpia”.
“Tre heronjtë e Uellsit fitojnë çerekun e rrogës së Rooney”.
“Peshqit e vegjël që u bënë peshkaqenë”.
Ishin këto disa nga titujr e mediave angleze.