Adolfo Sormani është trajneri i ri i skuadrës së Partizanit. Tekniku italian u prezantua ditën e sotme në prani të presidentit Gazmend Demi, i cili e vlerësoi maksimalisht 51-vjeçarin.
“Është një kënaqësi për ne që drejtimin e skuadrës nga sot do ta marrë traineri Sormani. Stafi teknik është kompletuar në këtë mënyrë dhe ky staf nuk do të jetë thjesht pjesë e ekipit të parë, por edhe e investimit gjigand që tashmë ka filluar të vihet në jetë, siç është Kompleksi gjigand Sportiv.” tha Demi.
Në fjalën e tij tekniku italian falenderoi drejtuesit e klubit të kuq për besimin që i kanë dhënë për të drejtuar një nga skuadrat më të rëndësishme në kampionatin shqiptar.
Soromani tha se ndërtimi i kompleksit të ri është fakti që klubi i Partizanit synon majat, e cila ishte dhe një nga arsyet kryesore që e bindi për të marrë drejtimin e 15-herë kampionëve të vendit.
“Kompleksi i mrekullueshëm Sportiv, i cili po ndërkohet është një provë e fortë karakteri për atë çka klubi Partizani po synon të arrijë në të ardhmen këtu në Shqipëri dhe jasht saj ,dhe këto nuk mbeten vetëm në kuadrin e fjalëve , por janë fakte, ndaj e them me bindje se klubi Partizani do të ketë në dispozicion të tij një prej Komplekseve më moderne Sportive.
Unë vij nga italia dhe do të dëshiroja që të gjitha klubet italiane të kishin në dispozicion një Qender të tillë sportive të një kualiteti të tillë bashkëkohor, ndaj them ndërtimi i Këtij Komleksi sportiv duhet ti bëjë krenar të gjithë tifozët e Partizanit.”
Trajneri i ri foli dhe për ndeshjen e “Europa League” kundër Sllovan Bratislavës, duke u shprehur se Partizani tregoi se është një skuadër e denjë për të luftuar si i barabartë me sllovakët edhe në ndeshjen e kthimit.