Portugalia në gjysmëfinale fiton lotarin e penalltive

30 Qershor 2016, 23:59Sport TEMA

Është Portugalia gjysmëfinalistja e parë në “Euro 2016”. Portugezët eleminuan në fazën e çerekfinaleve kombëtaren e Polonisë në sfidën e luajtur në Marsejë.

U deshën gjaujtjen e 11-metërshave për të vendosur se kush skuadër do të kalonte për në raundin tjetër të kampionatit europian, që është Portugalia.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, ku të parët që kaluan në avantazh ishin polakët me anë të Levandovskit.

Roberto Sanchez barazoi për Portugalinë në minutën e 33-të duke shënuar një gol mjaft të bukur.

Dhe në kohën shtesë rezultati mbeti i pandryshuar me të dyja skuadrat që u detyruan që të shkonin drejt penalltive.

Në gjuajtjet e 11-metërshave Portugezët u tregaun të saktë duke i shënuar të pesta, ndërsa për Poloninë i vetmi që e humbi ishte Blaszczykoëski duke i dhënë kualifikimin Portugalisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje