Thomas Muller është i bindur se përfaqësuesja gjermane do të marrë hak ndaj Italisë për gjysmëfinalen e Euro 2012, ku u mundën me rezultatin 2:0.
Kur ndeshja e Varshavës përfundoi – i mbuluar me një shami – Muller qante pa pushim.
“Atëherë isha shumë i zhgënjyer, edhe pasi nuk munda të kontribuoja që nga minuta e parë për ekipin tim.
Por nuk duhet të kesh turp nëse qan. Por nuk do të ketë lot të shtunën,” premton Muller për Bild.
“Jam optimist që do të kalojmë në gjysmëfinale. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por që mund të kalohet.
Kemi treguar se jemi shumë të përgatitur për ndeshjet e nokautit. Mbrojtja është solide, boshti i ekipit është i fortë, harmonia e ekipit është shumë e mirë. Prandaj çerekfinalja nuk do të jetë ndeshja jonë e fundit.
Të gjithë flasin për mbrojtjen italiane, e cila përbëhet plotësisht nga lojtarët e Juve-s. por kanë treguar se nuk janë të pathyeshëm.
Çdo mbrojtje është e thyeshme, edhe ajo italiane”, shprehet ai.
Hm
Ketini 59 vjet qe jetoni per ate dit kur do hakmereni kunder kombetares italiane dhe keni par qamet edhe ne ditet e keqia te saj ! Ishalla e tejkaloni kte “mallkim”ksaj radhe se esht shpresa e fundit ! Po nuk ja dolet dot me kte formacion ku mungojn kaq lojtar titullar te tramatizuar,ateher shkoni te fotografoheni me Anglin e dhier si kujtim i Brexit