Fitorja e Italisë përballë Spanjës, ka qenë lajmi kryesor për mediat sportive.
Mediat spanjolle kanë sulmuar ashpër ekipin e tyre, ndërkohë që gjermanët bëjnë ironi me ekipin Italian.
“Spanja jashtë! Janë axurrët? Gjyshët italianë janë gati për Jogin (trajnerin e Kombëtares gjermane)”, shkruan Bild e Gjermanisë.
Por, përtej ironisë, gjermanët i tremben shumë Italisë, pasi në ndeshjet zyrtare kanë humbur gjithmonë përballë Italisë.
Madje, edhe kur kanë qenë favoritë.
Ndaj, më shumë se sa ironia, gjermanët do të bënin mirë të mendonin se si mund ta mundin Italinë, që edhe me lojtarë modestë, është duke zhvilluar në Europian të madh deri më tani.
Titujt e gazetave:
“Marca” e ka përmbledhur vetëm në një fjali humbjen e skuadrës spanjolle: “Fundi i një cikli”.
Në Barcelonë është portali “Sport” që ka qëndruar shumë thatë: “Spanja eliminohet nga evropiani”.
“As” është edhe më i ashpër se “Marca”. “Nuk është fundi i një cikli, por fundi i një epoke”.
“Il Mundo Deportivo” përshënder Spanjën: “Lamtumirë kampionëve të Europës”
“Bild” e Gjermanisë thumbon: “Spanja jashtë! Janë axurrët? Gjyshët italianë janë gati për Jogin” (Jogi është pseudonimi i trajnerit të gjermanisë Joachim Loew)
“Frankfurter Allgemeine” shkruan: “Italia sfidon kampionët e botës”.
Në Angli “Sun” ironizon me këtë titull: “The italian job”
“Italia i heq maskën Spanjës” është titulli i “L’Equipe”
Ndërsa në Portugali “A Bola” i ka bërë mjaft elozhe Italisë: “Axurrët përzënë dy herë kampionët dhe sfidojnë Gjermaninë”.
Gjermont kan fryk per futboll italiont…hajde gazetar bujqsie hajde…fjala fryk s ekzisto ke fjalori gjermon…e me cin me italiont….si turku me grekt e janulles hahaaaaaaaaaaaaaaa
eh, historikisht Gjermonet e kane ngrene sa krahu nga iTALIONET, ose me ndryshe, Italjonet lale e kan turperu gjermanine Ne JETE TE JETEVE
Shpartallojini kryenecet gjermane, keta mendjemedhenj te shemtuar
Ups prit njehere, Boateng, Gomez, Khedira, etj etj etj sjan gjermon…ahahahahaha