Shqipëria nuk arriti të kalojë fazën e grupeve në Euro 2016 që po mbahet në Francë, por ajo nuk u turpërua, shënoi së paku një gol, me të cilin siguroi një fitore dhe – mbi të gjitha – fitoi simpati me paraqitjen e tifozëve. Futbolli sot konsiderohet një ndër industritë më të mëdha, më fitimprurëse – dhe kur flitet për profesionistë, çdo gjë sillet rreth milionave.
Pas paraqitjeve të tyre në Euro 2016, disa futbollistë të Kombëtares kanë rritur vlerën e tyre në bursën e transferimeve, por ka edhe të tillë që nuk kanë marrë nota pozitive dhe grafiku i vlerës për ta ka shënuar rënie.
Nga këta të fundit duket gjendja e kapitenit, Lorik Cana, i cili me një karton të kuq dhe vetëm 50 minuta lojë në tri ndeshje, gjithsesi nuk ia ka rritur vlerën talentit të tij.
Madje gazeta «The Guardian» e ka futur Canën në formacionin e futbollistëve që kanë dështuar në këtë Kampionat.
Ndryshe është rasti i portierit Etrit Berisha, i cili ka marrë një thirrje nga presidenti i Lazios, i cili ia ka bërë të qartë se nuk do të lejojnë largimin e tij.
Shumica e lojtarëve shqiptarë të bashkuar te Kombëtarja kanë minutazh të ulët nëpër klubet e tyre.
I vetmi që dallon është mbrojtësi Elseid Hysaj i Napolit, tek i cili kanë hedhur sytë edhe top skuadra europiane.
Arlind Ajeti, futbollisti nga Podujeva edhe «produkt» i shkollës së Baselit, ku kanë dalë kampionë shumë shqiptarë, ka shumëfishuar vlerën e tij.
Ai është shpallur «Man of the Match» në Euro 2016 dhe ishte shtyllë në mbrojtjen e Shqipërisë.
Me vetëm dy ndeshje, ai dha testin e pjekurisë, ndonëse gjithë verën e kaluar ishte në prova, madje për 6 muaj kishte mbetur pa klub.
Në sezonin e fundit Ajeti ishte pjesë e Frosinones në Serie A, por me këtë ekip italian i ka mbyllur hesapet, pasi ekipi ka rënë një kategori më poshtë.
“Me Frosinonen e kam mbyllur çdo gjë, kontrata ka përfunduar në qershor dhe tani jam lojtar i lirë”, tha ai në një bisedë për Dialogplus.
Ai e pranon se e josh kampionati italian:
“Kam disa oferta nga Italia, besoj se shumë shpejt do të mbyll edhe këtë punë dhe të vazhdojë i qetë sezonin e ri.
Nuk mungojnë edhe oferta tjera”.
Një burim i afërt me lojtarin pohoi se ai ka pranuar një ofertë multimilionëshe nga një skuadër në Premier Leaguen e Anglisë.
“Ajeti ka një ofertë në tavolinë konkrete nga Premier League, i mbetet atij të vendosë, nuk mund të jap emrin, por them se financiarisht i tejkalon të gjitha parashikimet”, tha një menaxher.
Situatën ndryshe e ka Ermir Lenjani, i cili është lojtar i skuadrës franceze Stade de Rennes dhe sezonin e fundit luajti për Nantes.
“Me Nantesin ka përfunduar huazimi, normalisht dua të kthehem te Rennes, sepse në aspektin financiar kontrata është më e pranueshme”, tha ai.
“Normalisht, mund të ndodhin edhe befasitë, sepse përherë ka skaut që na ndjekin në këto evenimente. Situata ime është se kthehem te Rennes, por futbollit nuk i dihet, përherë rezervon edhe befasi, sepse aty janë edhe menaxherët që kanë më shumë informata dhe na shërbejnë neve me opsionet e krijuara. Unë për vete ende nuk kam biseduar me menaxherin dhe nuk kam marrë asgjë konkrete, pasi me thënë të vërtetën, është pak kohë edhe e pushimeve”.
Burim Kukeli i Zürichut është lojtar i mesfushës për çdo ekip, modest, i angazhuar dhe i pakompromis në fushë. Këtë më së miri e tregon fytyra e tij me të çarat që ka pësuar, ndërsa ky tip lojtari konsiderohet objektiv i ekipeve.
Megjithatë, mesfushori duket i vendosur në zgjedhjen që ka bërë – edhe pse ajo duket befasuese për shumëkënd.
Skuadra e tij FC Zürich ka rënë në kategorinë e dytë të futbollit zviceran, por ai nuk e ka ndërmend të largohet.
“Do të vazhdoj më Zürichun, nuk do të largohem, kemi rënë një kategori më poshtë dhe do të luftojmë së bashku të kthehemi në elitë, ndërsa do të luajmë në Europë pas suksesit në kupë. Mendimin nuk e kam të largohem”, tha ai për Dialogplus.
Enver Raçi është menaxher i futbollit nga Podujeva, i licencuar nga FIFA prej vitit 1996, i cili jeton në Kroaci, ndërsa deri më tani ka kryer mbi 300 transferime ndërkombëtare.
Ai më 2000 transferoi futbollistin e parë në Serie A, Erjon Bogdani nga NK Zagreb, duke thyer barrierat për futbollistët shqiptarë, rast që hapi pastaj rrugën për shumë futbollistë të tjerë shqiptarë të kalojnë në këtë kampionat të njohur.
«Evropiani pas Botërorit është vitrina më e mirë e futbollistëve të klasit botërorë që duan të angazhojnë nga skuadra nga ligat kryesore.
Kombëtarja shqiptare dhe futbollistët e saj në përgjithësi kanë lënë përshtypje të mirë në Euro2016», tha ai.
«Disa skuadra më kanë kontaktuar në lidhje me disa futbollistë shqiptarë, duke shprehur interesim për gjendjen e tyre kontraktuale, por ka edhe skuadra që kanë kërkuar takime direkte dhe kanë shprehur interesim direkt».
Sipas tij, në përgjithësi futbollistët shqiptarë edhe para Europianit kanë pasur një vlerë të lartë në tregun e futbollit.
«Kanë pasur vlerësim të mirë edhe më herët, por sigurisht se ky Kampionat do t’i rrisë vlerat edhe të futbollistëve shqiptarë që nuk janë paraqitur në këtë garë, e kam fjalën për talente e reja, ndërsa e gjithë kjo do ta bëjë punën më të lehtë rreth transferimeve, pasi që tanimë lojtarët shqiptarë kanë dëshmuar cilësi me vetë kualifikimin», tha Raçi.
«Është rritur niveli i pjesëmarrjes në gara. Nuk është vetëm paraqitja e Kombëtares, por edhe goli i Shaqirit për Zvicrën dhe paraqitja e futbollistëve shqiptarë në Zvicër e Gjermani që kanë ngritur vlerën e futbollistit shqiptar. Mendoj se në bursën e futbollistëve, niveli i futbollistit shqiptar është rritur së paku për 20 deri 30 për qind. E shoh se tani edhe kontaktet që kanë filluar janë më të lehta dhe interesimi më i madh për futbollistët shqiptarë».
enorme e tet eme
Gomaret e Meros. Mesoni shqip se gabimet tuaja jane jo enorme pot injoranci.
Enorme? Katundarizmi perdor fjale te huaja per tu dukur modern!!!!!!!! O none o none!!!!!!!!
Te qifsha nonen e nonen.
Bukur VK
Enorme? Kush eshte kjo Enormeja o Mero? Nga ç’fshat e kemi?
Nga Peshtani i Tepelenes nga e ka origjinen Merua!
Une e di se e kemi na Delvina Mero djalin. Ne Delvine e ka bere shkollen e mesme
Enorme, mut qe te hash, debil
E di Mero qe po i harxhon leket per shkrimtare injorante.
Shkruaj shqip o loqe se na nxore deshiren per te lexuar!!
Jam plotesisht dakord me te gjithe qe kane shkruar me lart.ENORME?????????????????????????????????????????TURP PER GAZETEN TEMA QE PREJ VITESH PO PERDHOS GJUHEN E BUKUR SHQIPE.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore.
GJERGJ FISHTA
Bobo, ç’po i bëjnë shqipes këta gazetashitësit!
C’eshte kjo fjale ”enorme”? Ku e gjetet, o gazetaruce? Po a nuk ka fjale te tjera shqipe te bukura ne vend te bastardimeve te huaja, more analfabete?!????
Enorme – e madhe. Mesoni gjuhen shqipe, gjuhen me te vjeter ne Europe, o gazetaruce!!!!!