Franca është kombëtarja e katërt që kalon për në fazën tjetër të kampionatit europian duke eleminuar në fazën e 1/8-tave përfaqësuesen e Irlandës.
“Gjelat” fituan me përmbysje me rezultatin 2-1, falë dopietës që bëri sulmuesi i talentuar Antonio Greizman.
Një ndeshje që nisi mjaft mirë për Irlandëne cila kaloi shumë shpejt në avantazh që në minutën e dytë me anë të Brady që ekzekuton mjeshtërisht një 11-metërsh duke cuar në festë tifozat irlandez.
Në pjesën e dytë loja e francezëve ndryshoi tërësisht duke u hedhur të gjithë në sulm për të përmbysur rezultatin që nuk zgjati shumë.
Në harkun e 3-minutave Antonio Greizman shënon dy gola mjaft të bukur në minutën e 58-të dhe 61-të duke cuar në festë tifozerinë e tij.
Rezultati mbeti i pandrushuar deri në fund të ndeshjes me Francën që merr një kualifikim të merituar, ndërsa Irlanda largohet me kokën lart nga ky kompeticion.
Goli i dytë i Greizman
Goli i parë i Greizman
Goli i Brady