Mbyllet ndeshja Portugali-Kroaci me rezultatin 1-0. Të gjitha rastet dhe goli me VIDEO

25 Qershor 2016, 23:33Sport TEMA

Portugalia dhe Kroacia është ndeshja e tretë e kësaj mbrëmje që do të zhvillohet në stadiumin Lensit.

Një ndeshje e cila pritet që të dhurojë mjaft emocione pasi janë që të dyja skuadrat që do të kërkojnë për të kaluar në fazën tjetër të “Euro 2016”.

Më poshtë do të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj sfide.

Formacionet zyrtare

Kroacia: Subasic; Srna, Corluka, Vida, Strinic; Modric, Badelj; Rakitic, Brozovic, Perisic; Mandzukic.

Portugalia: Patrício, Cedric, Pepe, Fonte, Guerreiro, William, Adrien, Joao Mario, Andre Gomes, Nani, Ronaldo.

Minuta 116’,GOL! Kalon në avantazh Portugalia pas një kundërsulmi perfekt me Ronaldon që pason për Quaresmën që me portën e boshatisur e dërgon topin në rrjetë

Minuta 112’, Cfarë humbet Vida për të kaluar kroacinë në avantazh, ku me portën e boashatisur nuk arrin që ta dërgojë topin rrjetë

Perisic tenton me anë të një goditje me kokë por mbi kuadratin e mbrojtur nga Rui Patrisio

Nis shtesa e parë e ndeshjes Portugali-Kroaci

Mbyllet pjesa e dytë me rezultatin 0-0

Minuta 61’, I pafat mbrojtësi kroat Vida me gjuajtjen e tij me kokë e cila përfundon fare pranë portës së Rui Patrisios

Minuta 50’, Aksion mjaft I rrezikshëm I Kroacisë por që Brozovic nuk tregohet I vëmendshëm në momentin e goditjes

Nis pjesa e dytë e ndeshjes me të dyja ekipet që nuk kanë kryer asnjë zëvëndësim

Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0

Minuta 29’, Ivan Perisic krijon rastin e parë të rrezikshëm për Kroacinë, por gjuajtja e tij përfundon në rrjetën e jashtme

Minuta 24’, Vjen rasti i parë i rrezikshëm për Portugalinë, me Pepen që fiton duelin me mbrojtësit kroat por nuk gjuan saktë

Janë ekzekutuar himnet kombëtare. Nis loja me topin e nisur nga qendra nga ana Kroacisë

2 komente në “Mbyllet ndeshja Portugali-Kroaci me rezultatin 1-0. Të gjitha rastet dhe goli me VIDEO”

  1. Fotaq says:

    Ju thashe qe do fitoj Potrugalia por s’me degjuat

  2. kuq e zi says:

    kjo do mbetet ndeshja e fundit per Ronaldon.Ai po luan si i thone llafit me breke neper kembe.Le ta shohim edhe ne nje ndeshje dhe kaq.I urojme suksese neper reklama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje