Kombëtarja Polake ka eleminuar përfaqësuesen e Zvicrës duke kaluar në raundin tjetër të “Euro 2016”.
Një ndeshje spektakolare u zhvillua mes këtyre dy ekipeve ku u deshën gjuajtjet e penalltive për të vendosur ekipin që do të kalojë për më tej.
Koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabratë 1-1.
Të parët që kalaun në avantazh ishin polakët me Blaszczykowski që shënoi pas një kundër sulmi perfket.
Goli i barazimit për Zvicerianët erdhi nga sulmuesi me orgjinë shqiptare Xherdan Shaqiri i cili realizoi një euro gol pas një veprimi akrobatik, i cili është padyshim një nga golat më të bukur të këtij europiani.
Në kohën shtesë nuk pati ndryshim rezultati duke e cuar ndeshjen në pikën e bardhë të penalltive. i vetmi që humbi penalltinë për Zvicrën ishte mesfushori Granit Xhaka, cka solli dhe eleminimin e Zvicrës nga “Euro 2016”, ndërsa Polonia kalon për në fazën tjetër.