“Xhaka nuk do të largohet nga Kombëtarja shqiptare”, kështu ka thënë babai i Taulantit.
Gjatë ditës së premte u raportua se në kampin kuq e zi nuk qëndrojnë gjërat aspak mirë mes trajnerit De Biasi e lojtarëve si Taulant Xhaka e Shkëlzen Gashi.
Taulanti Xhaka u pa tejet i nervozuar në ndeshjen e parë të Euro 2016 në momentin e zëvendësimit, duke hedhur shishen me uji, diçka që thuhet të mos i ketë pëlqyer De Biasit.
Derisa në anën tjetër, mediat shkruajnë se ka pasur polemika edhe me Gashin pas atij rasti të humbur ndaj Zvicrës.
Por, gjatë një prononcimi për gazetën Express, babai i Taulant Xhakës, Ragip Xhaka, ka mohuar spekulimet se djali i tij është përleshur me trajnerin Gianni de Biasi dhe se do ta braktisë Kombëtaren shqiptare.
Ai i ka thënë gazetës Express se këto janë vetëm thashetheme dhe se Xhaka do të vazhdojë të luajë për Shqipërinë.
“Gjithçka që është shkruar është e pavërtetë. Taulanti nuk është përleshur me De Biasin, derisa për Gashin nuk mund të them asgjë sepse nuk e di”, ka thënë Ragip Xhaka.
“Taulanti është nervozuar kur trajneri ka vendosur që ta heq atë nga loja në ndeshjen ndaj Zvicrës – diçka që pasoi me gjuajtjen e shishes së ujit. Ai dëshironte që të luajë gjithë ndeshjen kundër vëllait të tij, Granitit dhe nervozizmi ishte normale aty”, shtoi babai i Xhakës.
“Unë mendoj se Taulanti është lojtari kyç në mesfushën e Kombëtares dhe është i vetmi që ka dhënë gjithçka për këtë ekip. Kuptohet se nuk e ka pritur aspak mirë atë vendim, por nuk është e vërtetë se do të largohet nga Kombëtarja dhe se është përleshur me trajnerin. Nuk do ta braktisë kombëtaren”, theksoi më tej Xhaka.
“Taulanti nuk luajti në ndeshjen e fundit pasi ishte i sëmurë. Ai qëndroi i shtrirë për tre ditë duke mos u stërvitur fare. Unë ende nuk e kamë parë Taulantin. Ai gjatë ditës së shtune do të vij në Zvicër dhe do të qartësohet kjo që shkruhet, por unë e përsëris sërish se asgjë nuk është e vërtetë”, përfundoi Ragip Xhaka.
Keto jane te gjitha shpifje te kelyshit serb Shkelzen Berisha tek websit i tij. Eshte turp qe gazetat e Kosoves marrin lajme te ketij bastardi Bulatovic.
Ju kujtoj edhe njehere vellezerve te Kosoves qe mbesa e Sali Berishes ishte heroine e mediave serbe per qendrimin e saj pro dhunes ndaj lojtareve tane ne Beograd.
http://www.blic.rs/vesti/politika/pretnje-berisinoj-unuci-zbog-komentara-da-su-albanski-igraci-prekrsili-pravila/9hwt1dq
tema, hiqni kete spamin pop-up me bet 360 se late nam. nuk behen reklamat keshtu. Uroj te mos u kene bere hack.
shkoni mor pirdhuni me xhaka lopcare.mos haroni salen dhe jozefinen.
po c na plasi per kete rugacin qe i duket vetja zidan
Te iki me kosoven ky Xhaka se ky baba vet bo sikur me qene plaku i maradones!!ene Gashi qe humi ate rast…jashte komtares!!!shqiperi e shqipetareve!!!KOSOVEXIT!!
po e them shkurt.
si Xhaka (i joni se ai i Zvicres është tjetër histori pavarsisht humbjes penalltisë) kemi futbollistë plot. ja kemi rit mendjen vetë dhe e patë si e shperbleu. bën të fortin kot. kur futet si zevendësues jo vetëm nuk ndihmon por edhe dëmton rëndë ekipin me “gabimet” e tij shtiret për i sëmurë në ndeshjen tjetër po çfarë doni më, 2 nga 3 ndeshje ky nuk funksionoj do më tepër ti babi taulantit. ai të ulë kokën e të punojë, se ndryshe nuk largohet vetë por e largojnë e si vjen kujt keq nga kjo.