Brexit, mbyllja e kufijve për futbollistët nga Europa u hap dyert talenteve amerikano-jugorë

24 Qershor 2016, 20:36Sport TEMA

Ndërkohë që politikanët, komentatorët dhe publiku u lanë të mendonin mbi mënyrën se si vendimi për të dalë nga Bashkimi Europian do të ndikonte mbi të ardhmen e tyre, tifozët e futbollit po hamendësojnë se si ai vendim do të ndikojë sportin dhe Premier League. Pas vendimit për tu larguar nga BE, tashmë klubet e Premier League mund të hedhin vështrimin e tyre në një fushë shumë herë më të gjërë.

Përgjigja e shpejtë, si shumë nga konseguencat e vendimit, në të vërtetë askush nuk e di saktësisht, veçanërisht me anëtarësimin në BE, që do të vijojë të zgjasë nga 2 deri në 10 vitet e ardhshme, deri sa vendimi të marrë formën e prerë dhe dalja e Britanisë të realizohet në praktikë. Por, një konseguencë optimiste mund të jetë rritja e numrit të futbollistëve dhe talenteve amerikano-jugore që do të mbërrijnë në Angli.

Me ligjin e lirisë së lëvizjes dhe të punës, që do të rishikohet tashmë, pas referendumit, futbollistët europianë mund të mos transferohen më aq lehtësisht në Premier League. Por, kjo ndërkohë mund të hapë mundësi të reja dhe më të shumta për futbollistët nga Amerika Jugore, Afrika dhe Azia, të cilët deri para referendumit në Angli, ishin subjekt i rregullave të ashpra të lëvizjes dhe të punës.

Brian Monteith nga fushata “Leave.eu” tha për BBC: “Liria e lëvizjes për njerëzit në BE vjen me koston e ndalesave dhe vështirësive në pajisjen me viza për blerje të mundshme nga Afrika, Karaibet, Amerika Jugore dhe Azia. Me tu larguar nga BE, Mbretëria e Bashkuar, apo Britania e Madhe, do të jetë e lirë që t’i trajtojë futbollistët e të gjitha shteteve dhe kontinenteve në mënyrë të barabartë, çka do të hapë dyert për talenet që do tu bashkohen klubeve tona dhe jo e anasjellta”.

Futbollistët e lindur në Europë nuk do të kenë më gjatë atë avantazh të lejes së punës, përkundrejt futbollistëve rivalë të lindur jashtë vendeve të BE-së. Kjo do të thotë se klubet e Premier League, tashmë mund të jenë më të interesuara të kërkojnë dhe vlerësojnë talentet përtej BE-së. rregullat e lejes së punës, me siguri do të lehtësohen, sipas parashikimit të ekspertëve. Ato nuk janë ligje, por rregullore, të miratuara nga Federata e Futbollit dhe Zyra e Brendshme. Aplikimi i këtyre rregullave do të kishte ndalur hyrjen në Premier League të shumë prej yjeve të sezonit të kaluar, si Dimitri Payet, N’Golo Kante dhe Anthony Martial./ Telesport

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje