Armando Sadiku drejt transferimit tek Sampdoria

24 Qershor 2016, 12:34Sport TEMA

Paraqitja e shkëlqyer në Euro 2016 e Armando Sadikut, e cila u finalizua me golin e realizuar në ndeshjen e tretë ndaj Rumanisë, nuk ka ngelë pa u vënë re nga menaxherët e skuadrave të ndryshme europiane.

Mediat sportive italiane dhe konkretisht “Corriere dello Sport” shkruan se Sampdoria po vëzhgon sulmuesin shqiptar, kartonin e të cilit aktualisht e ka Zyrihu. “Corriere dello Sport” shkruan se sulmuesi e ëndërron një transferim në Italia dhe Sampdoria po tenton ta shfrytëzojë dëshirën e lojtarit, duke tentuar ta afrojë për sezonin e ardhshëm.

Fazën e dytë të sezonin në ligën zvicerane sadiku luajti me Vaduz ku realizoi edhe disa gola, të cilët bën të mundur mbijetesën e ekipit mes më të mirëve. Por, kartoni i Sadikut është në pronësi nga Zyrihu, klub i cili ra në ligën e dytë. Presidenti i këtij ekipi është shprehur së fundi për të ardhmen e Sadiut se ai do të qëndrojë me ekipin zviceran, i cili nuk e ka në plan ta shesë lojtarin. “Sadiku është lojtari ku do të mbështetemi për ringritjen e ekipit”, është shprehur pak ditë më parë presidenti i Zyrih.

Por në rast të një oferte të majme zor se zviceranët do të dilnin kundër dëshirës së lojtarit.

3 komente në “Armando Sadiku drejt transferimit tek Sampdoria”

  1. Ervini says:

    Ju garantoje qe thash e themet e gazetave nuk do te realizohen! Ne realitet Sadiku eshte lojtare i klasit te dyte, pa tekniken e duhur per serine A. Me pak fat dhe me kondicionin qe ka mund te perfundoje ne serine B, ose ne ndonje ekip si Vaduzi. Sadiku do te perjetoje te njejten histori si Cani, sepse ky nuk eshte lojtare goli!

  2. Shqipëria 0 says:

    Me kot se ty nuk ka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje