Dy ndeshje si titullar në Kampionatin Europian dhe çmimi si “Lojtari i Ndeshjes”, në fitoren përballë Rumanisë e kanë shndërruar Arlind Ajetin në futbollistin më të kërkuar të Shqipërisë në merkato.
Pas Pescara-s dhe Lazio-s që prej javësh kanë shfaqur interes për mbrojtësin, tashmë në garën për shërbimet e ka hyrë edhe Bologna.
Madje, sipas Sky Sports Italia, klubi emilian duket në avantazh për ta afruar.
Ofertat nga skuadrat elitare në Itali lidhen edhe me paraqitjet e shkëlqyera të Arlind Ajetit gjatë sezonit të kaluar, kur lojtari i lindur në Basel, mbrojti ngjyrat e Frosinones.
Bologna është në avantazh për të siguruar pasardhësin e Lorik Canës në qendër të mbrojtes së Shqipërisë, edhe pse Pescara e Ledian Memushajt dukej pranë akordit me lojtarin.
Për Ajetin ofertat nuk kanë munguar as nga elita e futbollit turk.
Duke përfituar nga fakti se mbrojtësi është lojtar i lirë, gjigandët e Superligës, Fenerbahce dhe Besiktas, ishin shfaqur të gatshme ta paguanin kuqezin deri në 1 milionë euro në sezon, për ta bindur që të transferohej në Turqi.
I uroj fat dhe mos shkuarje ne Turqi.
Ti mire e ke po 1 milion euro ne sezon veshtire se refuzohen