VIDEO/ Autogoli i McAuley kualifikon Uellsin

25 Qershor 2016, 19:59Sport TEMA

Uellsi është përfaqësuesja e dytë që kalon në raundin tjetër të kampionatit europian.

Uellsianët eleminuan në raundin e 1/8-tave kombëtaren e Irlandës së Veriut, duke fituar me rezultatin e ngushtë 1-0.

Një ndeshje e barabartë u zhvillua në “Parc des Princes”, por autogoli i shënuar në minutën e 75-të nga ana e McAuley që në përpjekje për të larguar topin e futur në zonë nga Bale e dërgon në portën e tij, i dha kualifikimin Uellsit.

Një sukses i merituar për Uellsianët të cilët janë duke zhvilluar një kampionat mjaft të mirë.

Ndërkohë kundërshtarin për në fazën cerekfinale do ta mësojnë ditën e nesërme e cila do të jetë nga cifit, Hungari-Belgjikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje