Gjermania është kombëtarja e rradhës që kalon në fazën çerekfinale të “Euro 2016”.
Kampionët e botës skualifikuan pa probleme kombëtaren e Sllovakisë e cila nuk arriti ta verë në vështirësi për asnjë moment ekipin gjerman.
Skuadra e drejtuar nga Joakim Lëv fitoi me rezultatin e pastër 3-0 falë golave të Boateng, Gomes dhe Draxler.
I pari që zhbllokoi rezultatin ishte mbrojtësi Boateng në minutën e 7-të duke shënuar një super gol nga distanca.
Goli i dytë erdhi në minutën e 42-të me sulmuesin Mario Gomes i cili pas një asisi perfekt të Draxler e dërgon topin në fund të rrjetës.
Vulën përfundimtare të fitores e vendosi Jualian Draxler i cili ishte një nga lojtarët më të mirë të Gjermanisë në këtë ndeshje, ku në minutën e 62-të trefishoi shifrat duke realizuar në mënyrë perfekte.
Një fitore e merituar e Gjermanëve që tashmë kalojnë në fazën çerekfinale të kampionatit europian, ndërsa Sllovakia do të kthehet në shtëpi.
Goli i Dracler
Goli i Gomes
Goli i Boateng