VIDEO/ Blegjika poker për të eleminuar Hungarin

26 Qershor 2016, 22:57Sport TEMA

Belgjika ka eleminuar në fazën e 1/8-tave përfaqësuesen e Hungarisë duke fituar me rezultatin e pastër 4-0 në ndeshjen e lujatur në stadiumin e Toluouse.

Një sfidë që Belgjika e dominoi totalisht përballë një Hungarie që nuk ishte ajo e fazës së grupeve e cila ishte inekzistente në fushën e lojës.

Katë gola iu deshën skuadrës së drejtuar nga Vilmots për të kaluar në raundin tjetër të kampionatit europian.

Alderweireld, Batshuay, dhe Eden Hazard i cili realizoi një super gol me anë të një aksioni individual, dhe Carrasco ishin autorët e golave që i dhanë kualifikimin kombëtares së tyre.

Në fazën çerkfinale tashmë Belgjika do të ndeshet me kombëtaren e Uellsit.

Goli i katërt i shënuar nga Carrasco

Goli i tretë i shënuar nga Hazard

Goli i dytë i shënuar nga Batshuay

Goli i parë i shënuar nga Alderweireld


 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje