VIDEO/ Chiellini dhe Pelle kualifikojnë italinë për në çerekfinale, Spanja kthehet në shtëpi

27 Qershor 2016, 20:06Sport TEMA

Italia ka vazhduar të tregojë dhe një herë që është një nga pretendetet kryesorë për të fituar kampionatin europian këtë  vit.

“Axurrët” eleminuan në fazën e 1/8-tave një tjetër ekip pretendet si Spanja duke fituar me rezultatin e pastër 2-0.

Një dominim total i italianëve që e kontrolluan lojën përgjatë gjithë 90-minutave duke mos i dhënë asnjë mundësi spanjollëve që të ishin të rrezikshëm.

Chiellini dhe Pelle ishin heronjtë e katër herë kampionëve të botës në këtë sfidë duke shënuar golat që i dhanë kualifikimin skuadrës së tyre.

I pari që zhbllokoi rezultatin ishte qëndërmbrojtësi i Juventusit në minutën e 33-të i cili përfiton nga një gabim i mbrojtësve spanjoll duke e dërguar topin në fund të rrjetës.

Goli i dytë erdhi në minutat e fundit të lojës me anë të sulmuesit Graciano Pelle i cili po shkëlqen me fanellën e italisë që i jep kualifikimin “Axrrëve” për në fazën çerekfinale.

Në çerekfinale italianët do të ndeshen me Gjermaninë e cila ka një bilanc negative me përballjet ndaj “Axurrëve”.

Goli i Pelle

Goli i Chiellini

1 komente në “VIDEO/ Chiellini dhe Pelle kualifikojnë italinë për në çerekfinale, Spanja kthehet në shtëpi”

  1. sonar288 says:

    Oj oj oj, te shkretet gjermon qe do e hajne sa krahu nga Italia si perhere. Tani do shohim Lowen me nje dore tek koqet e tjetren te bytha e me pas duke kruajtur hunden me te dyja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje