Përballja me Diegon dhe mallkimi i numrit 10

28 Qershor 2016, 16:40Sport TEMA

Nëse një gur bie mbi një plesht, ai e shtyp atë. Kur bëhet fjalë për Argjentinën, guri është Maradona dhe Messi është më shumë se kurrë, pleshti. NUk çan përpara, nuk depërton, nuk vendos dhe mbi të gjitha, nuk fiton. Maradona po. Në mënyrë paradoksale, edhe tani. Kjo është “shenja” që do të mbetet përjetë në mes të të dyve. Maradona ka fituar titullin e botës, Messi asociohet me katër finale të humbura, tre të Kupës së Amerikës dhe një Kupë Bote. Përshkrimi i Maradonës është Argjentina dhe Napoli. I Messit është vetëm Barcelona, e cila është si halë për sytë e argjentinasve.

Çdo herë që i zhgënjen, e konsiderojnë një lloj argjentinasi të rremë, apo gjysmë spanjolli që ka tradhëtuar një fëmijë, dhe ndoshta janë budallenj që imagjinojmë se ai mund të tërheqë me vete një vend, të cilin as nuk e ndjen të tijin. Sa i përket madhësisë, gjithësecili mund të mendojë çfarë të dojë. Messi ka shënuar më shumë, shumë më tepër, dhe në një futboll dyfish më të shpejtë ka treguar bukuri futbollistike që Maradona i ofronte me raste, duke i lejuar vetes pauza të gjata dhe rraskapitëse, në jetën e tij në klube.

Por argjentinasve as u bëhet vonë për këtë. Maradona është atdheu dhe ëndrra e realizuar në emër të të gjithëve, një ëndërr e përbashkët. Messi është fjala që shpreh mungesën. Maradona udhëhoqi Argjentinën në majë të botës. Edhe Videla ia kish dalë. Por triumfi pa ndihmë (përveç dorës së Zotit), është kaq e bukur dhe e fortë, kaq shumë e vërtetë, saqë i pari pothuajse zhduket. Maradona është një udhëheqës i përjetshëm, Messi një akrobat akullt ose një automat i përsosur.

Këtë mendojnë në Buenos Aires dhe ndoshta edhe në Rosario, ku ka lindur Messi. Argjentinasit kanë dëgjuar më shumë mbi Tevezin se sa Messin, ata preferojnë më shumë zemrën dhe plagët, se sa këmbët. Eshtë edhe një problem mesazhi, komunikimi vlerash, ndjenjash dhe përkatësie. Dhe në këtë drejtim, me atë fanelë, ndonëse përfaqëson futbollin në formën e tij më të pastër, Messi del i mundur. Ai ka shënuar më shumë se të gjithë me kombëtaren, 55 gola, një më shumë se Batistuta, Maradona vetëm 34, por me një tjetër forcë emotive.

Dhe Messi nuk është i vetmi kampion që ka dështuar (në këtë pikë pa “të drejtë apelimi”, ashtu si do të jetë për Ibrahimovicin) me ekipin e tij kombëtar. Johan Cruijffi ka ndryshuar historinë e futbollit, por nuk arriti të fitonte asgjë me Holandën, iu afrua, ndoshta e meritonte, por ata që fituan me fanelën portokalli ishin Gullit dhe Van Basten, mbase pasardhësit e tij më shkëlqyes.

Messi nuk është as edhe trashëgimtar i Maradonës. Eshtë e kundërta. Zico ishte një nga interpretuesit më të mëdhenj të “objektivitetit të ri” në futbollin brazilian, njeriu i duhur pas Pelesë, ashtu si Falcao. Por që të kthehej të fitonte, Brazili kishte nevojë Dungën, për shpatën në vend të mburojës. Drama e “legjendës”, që nuk fiton me kombëtaren dhe që i jep fund me një njollë në fletore, është që mundësi për të fituar me kombëtaret ekzistojnë shumë pak. Turne të rrallë dhe pak a shumë të njëjtat skuadra për t’iu kundërvënë.

Varet nga fati i mirë për të qenë pjesë e një cikli apo aftësia për ta kushtëzuar atë. Baggio nuk fitoi, as Ronaldinho, dhe ndoshta nuk do të fitojë as Neymari. Raul u la jashtë nga trajneri Aragones që para se të niste epoka e artë e Spanjës në vitin 2008. Ka njerëz të mëdhenj që kanë pasur fatin e keq që kanë përfaqësuar vendet e vogla, si Shevchenko dhe Drogba. Pushkashi duhej të kënaqej me një medalje të artë olimpike.

Messi të ngushëllohet: është në shoqëri të keqe. Eshtë një tip pakëz më i gjatë, i egër dhe i talentuar sa ai ose pothuajse, një bashkëkohës i tij, që ashtu si ai do ta ketë të vështirë të fitojë ndonjë gjë me kombëtaren. Këto ditë ai tip është ende në lojë. Të paktën kaq. Por historia thotë se kombëtarja e tij është një tjetër projekt cilësie që nuk ngrihet asnjëherë. Ashtu si Argjentina e viteve të fundit është gjithmonë në prag të marrjes së kënaqësive në emër të një populli të tërë, mbi të gjitha me atë në fushë. Por gjithmonë e lë popullin të zhgënjyer. E kemi fjalën për Portugalinë dhe ky tipi quhet: Cristiano Ronaldo.

La Repubblica- Bota.al

18 komente në “Përballja me Diegon dhe mallkimi i numrit 10”

  1. maradona says:

    Ai do te kthehet,
    do ja mbush mendjen une.
    ky artikuj eshte 50/50 me te verteta e genjeshtra.
    ekipi i futbollit eshte si parlamenti nuk jane te gjithe ne nje mendje.
    Maradona zhduku talentin me te madh ne ate kohe ne Argentine
    Ramon Diazin sot trajner i Paraguajit vetem per nje llaf goje.
    Maradona i kishte te tere ushtare te bindur por edhe mesfushore punetore
    si Burrucaga qe luante tek Nanta. ata e sillnin topin ne menyre te mrekullueshme deri
    ne porten kundershtare edhe Maradona e percillte ne rrjete sepse kishte edhe Valdanon
    qe ishte si Ronaldo sot tek Reali ne ate kohe.
    po Messi. Beri te njejten gje me Pastoren, Lavezzin edhe disa te tjere duke i refuzuar te luante
    por keta te sotmit marrin miljona ne evrope edhe nuk e cajne koken shume te luajne edhe nuk jane si
    pumpido, brown, cuchuofo,battista etc etc. Dje i madhi Goicochea qe eleminoi Italine e madhe tha:
    Maradona dhe 21 ushtaret e tjere jepnin jeten dhe pinin gjakun per njerit tjetrin kurse keta tani
    duan me shume addidasin se sa gjakun ne vena.
    trajneret qe ka sjelle mesi tek argentina jane basura si ai sakati i boterorit edhe ky idioti tani qe la edhe nam tek barca

    po doni me shume me thuani

    1. iliri tjeter says:

      Duket se koha ka bere te veten tek memorja jote. Maradona, ka qene, eshte dhe do te mbetet Maradone.
      Maradona fitoi titull, Pleshti jo. Por Krujff ndryshoi futbollin Boteror prandaj ky eshte mbi te gjithe!

  2. Akrepi says:

    O TEMA!
    Ku e cuat lajmin e arbitrit brazilian Lopes, te finales Argjentine-Kili, qe i jane publikuar fotot duke palluar prostiotutat kiliane para apo pas ndeshjes!!????
    para gjys ore e kishit lajmin ketu, tani nuk e shioh gjithandej, apo sa mesuat qe kurvat ishin kiliane e hoqet menjehere, se Messi duhet mbajtur perfund te mos ngreje me koke
    S’ka nevoje bota per Messi
    ka nevoje per Meron, Ramen, meten, Berishen, bashen, djhe kete kategori pazaresh
    Se keta jane perendia per neve popullin e thjeshte, se na japin 200 euro per nje vote
    a pikaaaa pikaaaaa juve
    Sa here kam shkruajtur ketu si Best dhe tani si Akrepi
    Futbolli eshte bere biznes dhe llogari, paracaktohet gjithcka per gjithcka
    Te dalesh ne 4 finale te rendesishme e te mos fitosh asnje, nuk do te thote se fajin e ke ti, por shiko kush t’i fut shkopinjte nga poshte
    si finalja e Boterorit 2014, pyesni Ricolin dhe Kolinen se ua tregojne ata te vertetat
    hahahahahahah
    apo doni finalet Kili-Argjentine dy here
    Ceshtja eshte qe Messi te mos iki me me revan perpara se i cmendi te gjithe, u prishi gjithe skemat mafiozeve te futbollit dhe basteve
    Po nuk fitoi messi gjithnje edhe mafiozet jane te kenaqur
    Kili ska fituar kurre me Argjentinen, por me ndihmen e gjyqtareve shkojne te penalltite dhe aty hesapi dihet se nga anon presioni, pune e madhe se ca behet pastaj
    Kur lunte Pele e Maradona, asnje nuk i thoshte me i miri ne histori, por kur lane futbollin nisen debatet e egra kush ishte me i madhi
    Kurse Messi ka te pakten edhe 8 vite karriere perpara dhe qe tani thuhet eshte me i madhi ne histori
    Po e kaperdin dot kete Blateri, Infantino, Platinia, Zidane, Maradona, Ronaldo, Pele, ata te hane te gjalle me gjithe rrecka
    Vetem me nje lobim te vogel dhe te bejne gjemen, ate qe sta pret
    Por nejse koha do zbuloj gjithe maskaralliqet sic po i zbulon te vjetrat
    e fundit ishte se si fitoi Franca Boterorin 1998, e tha dhe vete lojtari Petit qe beri golin e trete ate finale: “Boteror i blere”.
    Te gjithe e dime si fitoi Italia Boterorin 2006: Boteror i blere
    Edhe Spanja po dihet, sepse hoqen argjentinen ne 2010 gjate rruges se skishte asnje shans spanja me argjentinen
    po dhe 2014 dihet se si e mori gjermani
    sot shohim me pak futboll e spektakel se me pare, perse valle????
    Pse eshte kthyer futbolli kaq i varfer??
    Ku i shkoi bukuria e spektakli??
    Apo te goglat e nxehta te Perezit madrilen??

    1. Pelasgian says:

      Finalja me Panzerat e Mannschaftit te ka ngel si kastravec skic ne gurrmaz.

      Ska faj as arbitri e as Messi,faj ka pipita higuain dhe trajneri loope

  3. fieraku4u says:

    MESI NUK ESHTE MARADONA, DHE NUK KA PER TE QENE ASNJEHERE NE LARTESINE E MARADONES.

    MESI DO TE HARROHET KUR TE PUSHOJ SE LUAJTUR FUTBOLL. KURSE MARADONA ESHTE LEGJENDA ASHTU SI PELE.

  4. maradona says:

    i dashur miku im best-akrep.
    jam dakort me ty per shume gjera por edhe jam kunder disave:
    1) kush e solli Taten ne barcelone edhe me argentinen.
    2) pse nuk beri ndrime ne ndeshjen me kilin Pastore edhe Lavezzi ne stol.?????
    3) finalen ne Venezuele 0-3 me Brasilin kush ja kishte fajin Messit.
    4) Eleminimin ne cerefinalen e turpshme me uruguajin me penallti me 2011 ne Argentine kur zbythi Batisten.
    ne grupi me Bolivine edhe Kolumbine doli barazim?????
    5) Ne kili vjet kush ja kishte fajin njeri?????
    6) Pastoren , Lavezzin Tevezin kush i mban ne stol????
    7) humbjen poshteruese nga gjermania 4-0 ne afriken e jugut kush ja kishte per borxh???
    8) vertet Rizoli mafja ndikoji ne finale me gjermanine por ai luajti shume dobet.
    e fundit pse u dashka tek argentina ai duhet te kontrlloje gjithcka si ne loje edhe ne stol.
    ka edhe te tjera.
    Messi me dhemb e dua sepse eshte gjaku im por qe te kemi trekendeshin e arte. Papa-Maradona – Messi
    messi duhet te beje me shume e te forcoje karakterin fitues.

    i juaji maradjaga

    1. Akrepi says:

      Maradona po te pergjigjem sepse ke disa pasaktesi te dukshme
      Lavezi eshte miku me i ngushte i messit nese nuk e di. Ne finalen e dates 26 nuk luajti se theu krahun ne ndeshjen me SHBA kur kerkonte te kapte ate topin dhe u perplas. pastore nuk lozi asnje minute se ishte i demtuar, por u grumbullua me shpresen se do behej dhe u ridemtua perseri si Di Maria
      Tevezi eshte problematik dhe mire u be qe mbeti jashte, dyshimi i vetem eshte Dybala qe duhej marre
      nese e njeh mentalitetin argjentinas nuk hyj ne shpjegime te metejshme, por ne argjentine mbizoterojne shume klane dhe skuadra kishte disa klane
      Lexo Cesaer Menottin ne komentin e sotem ta kuptosh cfare ndosh te Argjentina
      Te dalesh ne 4 finale, do te thote se je 10 here me i mire se Maradona, bjer dakord per kete, pune tjeter se nuk fitohen sepse s’kane gjak dhe secili luan per vete
      Mos do me krahasosh tani Valdanon me Higuainin ???
      Shiko topin qe i jep Maradona Valdanos dhe se si ai e shenoi ne 86, i vetmi rast
      shiko Higuaninin 3 finale, 3 here vetem per vetem, 3 here te humbura, 3 finale te humbura
      Finalet duan tope dhe messi i vetem nuk e ben dot se as maradona se beri i vetem
      Ne finale me gjermanine nuk beri asgje apo harrove, thjesht ndertoi lojen, te tjeret shenuan
      ne finalen 90 maradona sberi asgje, shemtuar fare, por kishte Kanixhe vrastarin, nje gol brazilit e nje italise dhe hajt tung
      Maradona
      ji me objektiv te lutem
      jam nje nga fansit me te medhenj te argjentines, por ai vend ka shume pordhace historikisht, i vetmi qe ka dale njeri nga lojtaret eshte Lionel messi
      Model ne jete jashte fushe dhe brenda saj
      Ndaj edhe e godasin shume
      Argjentina ishte e vdekur prej vitit 1990 dhe ai e ringjalli
      Pse Messi e ka fajin se Di maria nuk jep asnje passs
      Messi e ka fajin se Higuain ndeshjet e jetes i kthen ne ndeshje kalcetoje
      Messi e ka fajin se Aguero nuk pason kur shoku del vetem i lire perballe
      ja pra keshtu fitohen finalet
      Edhe Tevezin mos e mburr shume se edhe ai pordhac mbi pordhacet eshte
      Ua di mire ADN-ne une
      per nje gje bie dakort me ty
      Argjentina prodhon talentet me te medha te futbollit
      Anglia shpiku Futbollin, por Futbolli u shpik per Argjentinen dhe ata jane krijuesit e vertete te asaj loje magjike
      kurse si popull, uffffffff me keq se edhe shqiptaret
      hahahahaha
      Maradona
      Futbolli sot eshte biznes
      asnje nga te medhenjte nuk duan qe Messi ta fitoje dicka te rendesishme internacionale
      ti e kupton vete, nese Messi do fitonte edhe ato, per nja 10 vjet ai do behej bossi i ketij sporti
      dhe mafiozet nuk duan nje Messi ne krye te FIFA apo UEFA
      a e imagjinon dot nje fjale te thote messi pasi te lere futbollin se ca ndodh
      Maradona sulmon sot keta krere dhe tronditet nga themelet FIFA hahahaha edhe pse ai ka te kaluar drogaxhiu
      imagjino te flase messi ca ndodh
      Mua me pelqen te jem realist ne jete, me kembe ne toke, i llogjikshem, nuk me pelqen hipokrizia, cinizmi, egoizmi
      Dua dutbollin e bukur dhe te jem realist, pas Maradones, i vetmi qe me mbush ne kete sport eshte Messi
      te tjeret i kam per vitrine, kaq
      te pershendes

  5. Akrepi says:

    Fieraku
    ke te drejte, Messi do harrohet se nuk pi droge
    kurse maradona do kujtohet se ka pire aq mall sa te ka lumturuar edhe ty
    Veset e keqija lavderohen ne kohen e sotme, jo te mirat
    ndaj edhe ti trendin e ndjek mire
    nuk ke si te jesh ndryshe, sot nuk pelqehet me futbolli bukur
    pelqehet me shume fakti qe arbitri finales kapet mat me kurvat kiliane prostituta
    hajde mendje hajde
    ik o futi nje vize
    Messi me 10 vjet e po thuhet qe eshte me i madhi ne histori, jo me pas 10 vitesh te tjera qe do jete mbreti mbi mbreter ne toke
    IQ e paske cope cope
    Kur loste maradona asnje nuk thoshte eshte me i madhi ne histori
    pasi la futbollin e bene me te madhin
    kurse messi ne gjysme karrieres dhe ka tronditur te gjitha legjendat qe bejne cmos qe ai te mos fitoje asgje
    dhe si ta merr mendja ty
    Se Messin deri ne finale e cokan shoket, kurse 4 finalet i humbi ai jo shoket?
    hajde t’u mbyllte e mendjes
    Futbolli sot eshte biznes
    Une per vete kenaqem vetem duke pare futbollin e bukur, ate kam pare gjithe kohen
    dhe ate qe jep messi, te mbledhesh Maradonen, pelen dhe ty bashke, se beni dot nje here ne kater vjet, jo me ta beni cdo jave sic e ben Messi

    1. fieraku4u says:

      @AKREPI BYTHA

      TE FITOSH KUPA ME BARCELONEN SI KA FITUAR MESI ESHTE TJETER GJE O BYTHAC ME HIPER TENSION. SE BARCELONA KA MBLEDHUR TE GJITHE YJET E BOTES NE SKAUDER, DHE TE GJITHE JAN PO AQ TE MIRE SA MESI.

      KURSE TE FITOSH KUPEN E BOTES DHE KUPA ME NAPOLIN SIC KA BERE MARADONA ESHTE TJETER GJE.

      DHE PO BIJE NE KONTRADIKTE ME VETEN TENDE O PORDHAC ARROGANT. KETEJ THUA PELQEJ FUTBOLL TE BUKUR, DHE PASTAJ THUA QE FUTBOLLI ESHTE BIZNES. TANI VENDOSE, TE PELQEN FUTBOLLI BUKUR APO FUTBOLLI ESHTE BIZNES…??

      NE HISTORI MBETEN VETEM ATA QE FITOJN KUPEN E BOTES, SI MARADONA, PELE, INIESTA, ZIDANE, PIRLO, DEL PIERO.

    2. illegal mind says:

      O xhaxhi, Messi kritikohet per finalet e dobeta qe ka zhvilluar !!! Ai ka qen I padukshem ne te gjitha keto ndeshje te rendesishme qe sic duket presjoni e ka parelizuar.

  6. Dalipi Bleones says:

    Nje korigjim i vogel, Ronaldinho ndryshe nga keto te tjeret qe keni permendur, ka fituar minimalisht nje kupe Amerike, dhe nje Kupe Bote ate te 2002 ! Po se mbakeni mend!

    1. Frank says:

      Rolandinjo eshte me i mire se Messy.

    2. H says:

      O Dalip me kenaqe, Ronaldinho ka fituar edhe Champions League-n ne 2006 dhe eshte futbollisti me i kompletuar baraz me Maradonen!

      Ceshte ky qe shkruan keto artikuj!

  7. aj.vlora says:

    Ky Mesi i ha Koqet ronaldinjos.

    1. Akrepi says:

      O AJ Vlora
      si i haka koqet Messi Ronaldinjos, kur edhe ky i fundit e thote publikisht qe Messi eshte lojtari me i mire ne bote dhe pse jo i gjithe koherave???
      hajde mendje hajde
      Ronaldinjo nese do kishte vijuar edhe per nja 5 vjet te tjere me ato ritme do ishte bere i paarritshem, pse jo me absoluti ne histori
      por brazilianet 5 vjet e kane talentin, 5 te tjerat i kane klube, kurva, qejf, alkool, duhan orgji
      e kane ne gjak ske ci ben, hiq vetem nje Dani Alvesh qe se nga ngjau per disipline futbolli
      Ne kohen e Maradones dhe Peles, dribloje nje e dy e dilje me portierin per gol
      kurse sot driblon nje e dy e te dalin e 5 te tjere perpara
      ka ndryshu futbolli o shok
      nuk eshte si ne kohen e teneqese
      ti ne kohen e enverit haje prasin, kurse sot ha bananen, e ha dhe prasin, por me mish

  8. Na bashkoj kenga popullore says:

    MARADONA eshte dhe do mbetet i pa krahasushem (arritshem) ne historin e futbollit nder shekuj e shekuj.

  9. maradona says:

    EJ FIERAKU4U
    te lutem mos ofendo bestin ose akrepin. ai eshte njeri shume i talentuar edhe me bagazh ne futboll.
    duhet te respektojme mendimet e njeri tjetrit dhe debatojme korrect.
    te lutem me te kulturuar.
    fundja ne jemi shqiptare edhe duhet te meremi vesh apo jo
    me respekte vella

    maradona

  10. Dini says:

    Nuk po permendi emrat e komentuesve. Vete fakti qe debatohet per Messin kaq shume madje edhe se ata qe fituan kupen e botes tregon se ky eshte gjeniu i futbollit modern. Fitimi i kuper se botes nuk te ben apriori me te mirin por i till duhesh te jesh ne kontunitet.Te jeshe kaq shume finalist nuk ehte rastesi, si me rastin e Argjentines, dhe eshte shume gabim te thuash se ne histori mbetet vetem ai qe e fiton boterorin. Krojfi e revolucionarizoj boten e futbollit por nuk fitoj boteror dhe shume legjenda tjera nuk fituan boteror, por do te mbesin gjithmon legjenda.Barcelona e ndertoj filozofin dhe shumicen e yjee i krijoj ne akasenin e saj dhe nuk i ka blere yjet siq tha njeri komentues, me perjashtim vitet e fundit.Mesi fitoj nuk fitoj boteror, kupen e Amerikes, ai tashme e ka listuar emrin ne mesin e pak futbollisteve, mos me thene ndoshta i pari, me legjendar qe ka ofruar bota e futbollit.Napoli, Maradona i pa kontrstueshem absolut, por qka ndodhi ne Angli me Leiqesterin qe e fitoj titullin, a ka ndonje legjendar ketu? , sigurisht jo, por vetem ekipi si i till, pra jo domosdo te marresh titull hyne ne histori dhe e kunderta.Pasaj keni parasysh kur ka luajtur Pele, Maradona dhe sot Messi. Sot futbolli eshte bere skence, investohet miliarda neper akademi dhe konkurenca eshte shume e ashper. I lot debati kush i pari, Pele, Maradona, Messi, Krojf, nja 10 veta ndoshta, do te mbesin me te miret e te gjitha kohrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje