De Biasi: Shqipëria në Euro 2016, kulmi i karrierës time. Mëkat që s'shkuam më tej, kishim pikë sa Portugalia e Ronaldos

28 Qershor 2016, 13:33Sport TEMA

Gianni De Biasi është rikthyer në Itali pas europianit me Kombëtaren shqiptare.

Paraqitja pozitive e kuqezinjve ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane që vazhdojnë të kenë një interes të veçantë për ekipin shqiptar dhe trajnerin që këtë skuadër e bëri të madhe.

Për gazetën e Modenas ai është njeriu që i dhuroi një ëndërr një populli të tërë.

“Ai jo vetëm që arriti kualifikimin historik por u largua me kokën lartë pavarësisht eliminimit në fazën e grupeve”, shkruan gazeta në fjalë që shton se Shqipëria u eliminua për shkak të kombinimit të rezultateve jo në favor të saj.

“Gjëja më e rëndësishme është mirënjohja e një populli pavarësisht rezultatit final”, shton Gazeta e Modenas që sjell një intervistë të gjatë të trajnerit italian, i cili po shijon ditët e pushimit pas evenimentit kontinental ku presioni ishte i madh për një kombëtare të vogël.

“Zhvilluam një europian të madh pasi grumbulluam tre pikë, po aq sa Portugalia e Ronaldos, por edhe për faktin se zhvilluam dy ndeshje pozitive me Francën dhe Zvicrën.

Për fat të keq shpërdoruam shumë por nga ky turne u larguam me kokën lartë.

Ky rrugëtim fantastik erdhi edhe falë mbështetjes së tifozëve tanë që na ndoqën nga afër në çdo stadium. Ndaj Francës në Marsejë në një stadium me 64 mijë vende, 20 mijë ishin mbështetës të Shqipërisë, ndërsa ndaj Rumanisë kishte 30 mijë tifozë përballë 9 mijë rumunëve. Një tifozeri e jashtëzakonshme si ajo që na priti pas rikthimit në shtëpi”, thekson De Biasi, sipas të cilit, aventura me Shqqipërinë në këtë Europian shënjoi edhe kulmin e karrierës së tij.

Gjatë muajve të fundit është folur shumë për të ardhmen e trajnerit dhe ai tregohet korrekt duke e pranuar se i vjen keq që drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit nuk i besuan stolin e kaltër.

Gjithsesi, për De Biasin kjo është një histori e mbyllur pasi ai thekson se kontrata e tij me Shqipërinë skadon në vitin 2017 dhe vetëm pas këtij viti do të marrë një vendim për të ardhmen.

9 komente në “De Biasi: Shqipëria në Euro 2016, kulmi i karrierës time. Mëkat që s’shkuam më tej, kishim pikë sa Portugalia e Ronaldos”

  1. opinion says:

    Kuqezinjve i mungon nje tranier i mire .Ganiu duhet te largohet .

  2. Olsi says:

    Burimi Supersport

  3. Shefqeti says:

    Eh mor Xhan, Ekipe si Islanda, jo vetem moren tre pike e kaluan, e jovetem bene me shume se nje gol, po kaluan edhe turin e pare duke eleminuar Angline. Dhe nuk u rane breket qe ne minuten e 65 …….. . Sic tha the Lineker … nje vend ku ka me shume vullkane se futbolliste …. . Keshtu qe ben mire te reflektosh ….

    1. Pelasgian says:

      Ben mire me reflektu edhe ti sepse ato Islandezet jan dy here me trup sa Shqiptaret . Eshte minuta e 90 dhe i shef tu vrapu a thu se eshte minuta 5 , biles me goje mbyll e jo me llape jashta .

      Ben mire me dit qe ka 20 vjet qe shteti Islandez ka investu ne sport ndersa bordelloja ka me shume se 20 vjet qe investon ne LLOTO .

      Ben mire me dit qe Islanda shkoi ne Playoff ( na rrahu dy here edhe neve ) per Brazil2014 .

      Kombtarja ganiut deri para 3 viteve lozte ne LLOC ! Beni edhe ju kto qe ka bo Islanda dhe do shikoni qe edhe pa Ganiun kombtarja do ket suksese!

      1. Raimond vlonjati says:

        Ne na rahu se te dyja heret u shiten ndeshjet nga portieri jone dhe nga Basha

      2. Andrea says:

        Po Maradona dy here ne trup sa shqiptaret ishte qe ishte nje nga futbollistet me te mire ne bote?

  4. kolonizimi says:

    Tkfgos. Po cke more mavria qe e ke nxire shpirtin keshtu?? Shume je hidheruar papa. Ndoshta ngaqe greket skane me bithe te lozin se jane te uritur dhe skane buke te hane. Po nuk eshte faji i shqiptare more derman.
    Tebkeqen ua beri gjermani me shoke qe duan tu skllaverojne papa. Ti je dhe i zgjuar.

  5. lelegu says:

    Islanda ka qeveri qe ka investuar ne sport, po qeveria dhe federata shqipkare, sa ka investuar ne futbollin shqiptar, me akademi apo shkolla apo terrene sportive???? Zero investime. Ama qeveriu eshte gati te beje festa koti dhe te marre merita qe s’i takojne………………………………………..

    Ganiu ka bere pune, po keta tanet i le grosha ne minuten e 80-te, se nuk jane profesioniste……………………………. te hash gol ne minutat e fundit dhe ne ndeshjet e rendesishme tregon sa sa e meritojne rezultatin nje skuader profesioniste……

  6. Darius says:

    Pelasgjian
    Ke te drejte ne cfare komenton,Islanda ka rreth 250.000 banore,ka vetem Balena,Peshk dhe Vullkane,1ne 3-4 veta eshte shkrimtar,pastaj vjen suedia ku 1 ne 6 veta eshte shkrimtar.
    Pra ketu ka te beje me shume mentaliteti i nje njeriu sesaTraineri apo dhe pergatitja fizike.Duka i madh,gojet e liga thone qe jane luajtur baste dhe me nga 13-20 milione €.
    Dosena ka marre dhe deri ne 800.000€,pra ne jemi mentalitet PERTAC,HAJDUT,dhe duam dhe dime qe fajin na e kane te tjeret,vetem ata.
    Te jesh i bindur qe dhe ne DOPING per 130 minuta ti mbash lojtaret tane,ata prape te njejtin rezultat do japin.
    U shiten rreth 7-8 milione € vetem aksesore te kombetares,te jesh i bindur qe 60/70% kane shkuar ne Klanin Duka.
    De Biazi,ka bere shume per kombetaren kuptohet,por per ate qe e njeh Futbollin me themel,De Biasi nuk beri ate qe dyhej te bente,dhe u mbulua,jo presioni,jo hera e pare,jo eksperienca,….keto arsyetime sot ne 2016 nuk pine uje!!!!
    Ne fund,Kaizeri Bencebauer para shume vitesh tha….nqs doni te shikoni Boteror,hiqeni ate nga LLOTOT!!!
    NE VITIN 199-97 mbase Efemberg (me duket sjam i sakte)nje lojtar gjerman,humbi karrieren futbollistike kur ne mes te nje seance Displine qe bente UEFA u shpreh….UEFA eshte nje MAFIE,dhe qe ateher ai nuk u degjua me.
    Pra….NE ose FSHF eshte nje MAFIE,por mafie e RENDOMTE,FSHATARE,INJORANTE,DEBILE,ku fuqia e saj eshte vetem te vjedhe Fondet
    e veta.
    Tung!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje