Bale: Ndaj Belgjikës sfida më e rëndësishme e historisë së futbollit tonë

29 Qershor 2016, 17:48Sport TEMA

Ylli i kombëtares së Uellsit, Gareth Bale, është optimist se skuadra e tij do të arrjë që të eleminojë në fazën e çerekfinaleve ekipin e Belgjikës.

Sulmuesi i Realit të Madridit u shpreh se  skuadra ka pasur një rritje të lartë në lojën e saj.

Në konferencën për shtyp, Bale deklaroi se sfida ndaj Belgjikës të premten do të jetë një nga përballjet më të rëndësishme të vendit.

“Pas cerekfinales në Botërorin e 1958 ndaj Brazilit, kjo është padyshim ndeshja më e rëndësishme në historinë e futbollit tonë. Skuadra është e motivuar për të marrë maksimumin nga kjo përballje me shpresën për të hedhur një hap të madh drejt gjysmëfiales. Belgjika është një ekip shumë i rrezikshëm por ne do të bëjmë lojën tonë sic kemi bërë deri më tani.”

Uellsi është një nga kombëtaret surprizë në këtë kampionat dhe Bale u shpreh se kjo ka ardhur pasi skuadra i ka marrë ndeshjet me qetsi, duke mos pasur presion gjë e cila ka ndikuar në performancën e  mirë që ka bërë skuadra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje