Dentisti-trajner i Islandës, që i “shkuli” dhëmbët Anglisë

28 Qershor 2016, 20:57Sport TEMA

Ky vit duhet të jetë viti i surprizave në botën e futbollit. Të gjithë kanë zgurdulluar sytë kur kanë parë skuadrën e Leicester të drejtuar nga Claudio Ranieri të shpallej kampione në Premie League. As koha për të bërë ekranin e televizionit që të pushojë, teksa në Francë nis Kampionati Europian, që do të dhuronte të tjera surpriza, të tilla si kualifikimi në fazën finale i debutuesve si Shqipëria, Uellsi, Irlanda e Veriut dhe Islanda. Madje, kjo e fundit  ka thyer çdo parashikim, teksa me kurojon dhe dëshirën për të luajtur, ka bërë që të dashurohen me atë dhe të bëjnë tifo, nga gjithë Europa.

Islanda është surpriza e Kampionatit Euorpian 2016. Që të kalonte fazën e grupeve askush nuk mund ta besonate, mere me mend se kush mund ta mendonte kalimin e Islandës në çerekfinale, duke mundur Anglinë, për tu përballur tashmë me Francën organizatore. Të gjithë këtë mos e quani mrekulli sportive, pasi mbrapa saj qëndron një program federal i vlerësuar me notën 10, por mbi të gjitha, qëndron një burrë, Heimir Hallgrimsson, 49 vjeç, me profesion parësor, dentist. Është truri dhe krahu i kësaj skuadre, zëvendësi i trajnerit Lars Lagerbäck dhe synon të dërgojë ekipin e tij sa më larg të mundet.

Të jetosh në ishujt Vestmann dhe të kërkosh të luash futboll është një mision i vështirë. Të gjithë mendojnë për peshkimin, që është aktiviteti kryesor, dhe për pulcinella, që është një zog deti, po aq kuroz sa edhe emri që mban. Pasi në Heimaey, komunën e vetme të banuar, me një popullsi prej 4 mijë banorë, vetëm këto gjëra mund të bësh. Të kërkosh të ëndërrosh të jeshtë diçcka tjetër. Heimir Hallgrímsson, kur ishte i ri, bënte një orë udhëtim me target, për të shkuar në tokë të ndalur, ku të mund të gjuante topin e futbollit. Më pas në rolin e trajnerit të ekipit të meshkujve dhe të femrave në vendin e tji. Por, pas topit qëndron edhe një pasion tjetër, ai i dentistit. Si trajner del i suksesshëm, duke u shfaqur në vitin 2012, për tu ulur në pankinën e Islandës, bashkë me Lagerbäck. Është pikërisht ai shpirti i nordikëve. Ndërkohë edhe klinika e tij mes gurëve të ishullit vullkanik, bëhet gjithmonë e më e frekuentuar. Një njeri me dy zanate, magjishëm realizohet në të dy profesionet.

Nëse në Islandë, mes akullnajave dhe boilerëve, ndonjë djalosh ka goditur topin e futbollit nga çatia, është pikërisht meritë e tij dhe e 23 djemve, të cilët tashmë janë bërë heronj të Kampioantit Europian 2016. “Ishulli ynë i vogël është si një laborator i Islandës. Nuk jemi të aftë në futboll apo në volejboll. Këtu, për të bërë sport duhet të jesh mjaftueshëm i motivuar, sa për të udhëtuar me target, për të luajtur diku tjetër. Ja pse forca jonë qëndron në të punuarit fort”. Ata të stafit, për hirë të së vërtetës, shumë pak në numër, e konsiderojnë si një profesionist. Disi i përafërt, sikurse atdheu i tij, por preçiz në të impostuar punën me skuadrën. Mbase për përqasjen nga mjekësia dhe stomatologjia, e studion gjithmonë kundërshtarin nëpërmjet analizave të kujdesshme video.

“Hemir është trajneri ynë, jemi krenarë për atë që ka bërë”. Iris Robertsdottir, presidenti i skuadrës lokale, që kur ka nisur Europiani, ndihet disi më i vetmuar në mes të oqeanit. Klinika dentare është e mbyllur, taksirat, nëse ndonjëri ka nevojë për ndonjë ndërhyrje emergjente. Dentistë në Islandë me siguri që ka të tjerë, por dentist-trajner jo, nuk ka asnjë tjetër.

Ndeshja kundër Anglisë ishte parashikuar si një lloj betje futbolli. E kishte paralajmëruar Hallgrímsson në konferencë shtypi, duke e karikuar atmosferën me luftën e merlucëve. Po çfarë të jetë vallë kjo luftë? Në vitet 50, për rreth 20 vite, Islanda dhe anglezët u ndeshën për zona peshkimi në mes të Atlantikut. Islandezët pësuan pesën e mënyrave të forta të Flotës Mbretërore. Më pas, si të harrosh atë ndeshje miqësore në vitin 2004 në “Etihad”. Një refren 6-1, me nordikët të shkrirë si bora, përballë golave të Ëayne Rooney, që shënoi dy herë. Uria për hakmarrje, sportive dhe morale bëri diferencën.Trajneri preku telat e duhur, një popull i tërë është me atë. E njeh Mbretërinë e Bashkuar dhe bën tifo për Liverpool, ka studiuar për fije e për pe skuadrën e Hodgson. Kurthi funksionoi dhe tre luanët pësuan fundin e merlucëve.

Të punuarit si dentist e kanë ndihmuar shumë. Disa persona kanë frikë të shkojnë te dentisti, ndodh edhe me ne. Kështu që, duhet gjetur mënyra e duhur për t’i folur. Fillimisht duhet ta bësh të qetësohet, më pas të zbavitet, mbase dhe ta bësh të ndjehet serioz. Përshtatshmëria e shpejtë është sekreti, e njëjta gjë vlen edhe për një futbollist. Nga sot, quajeni metoda Hallgrimsson. Më datë 3 korrik, është radha e Francës që të ulet te kolltuku i dentistit. Në Stade de France është sërish dëshira për një tjetër mision të pabesueshëm, me vikingët që tani të karikuar. Trajneri i Islandës do të duhet thjeshtë të çelë seancën.

3 komente në “Dentisti-trajner i Islandës, që i “shkuli” dhëmbët Anglisë”

  1. A says:

    Shembull ISLANDA dhe i islandezet per SHQIPERINE dhe shqiptaret, qe nje vend ishullor i vogel dhe me popullsi te vogel, me nje klime thellesisht te ftohet, vetem 4(KATER) muaj ne vit jane normale, kane arritur nga nje vend i varfer, i mjeruar me mendjen dhe zgjuarsine e tyre te jene nder popujt me te zhvilluar ne bote, me mireqenie dhe begati te larte. Ku mesatarja per fryme e te ardhurave eshte 55’000 dollar amarikan ne vit. Vendi ku lexohet libri me shume ne bote. Ku luftohet me vetmohim mafia, korrupsioni, vjedhja, grabitja, shperdorimi. Ku kryeministri i ketij vendi per disa CINGERRIMA KORRUPSION ne krahasim me ne u shkarkua.
    Te gjitha keto rezultate te ISLANDEZEVE si ne politike, ekonomi, arsim. kulture, qyteterim, emancipim jane me te vertete TE ZGJUAR. TE SHKATHET dhe nuk genjejne vehten me brockulla, pallavra, lloqe pazari. Prandaj e arriten edhe ne sport dhe ne futboll.
    Duke qenese se ne PERENDIA, ZOTI, ALLAHU dhe NATYRA na ka vendosur ne pozicionin gjeografik me te mire ne bote dhe ne kontinetin me te zhvilluar ne glob EVROPE, si klime, si pasuri kombetare tokesore dhe nen tokesore, por ne nuk kemi trurin ne rregull dhe nuk shkulemi dot nga perversiteti dhe mos zhvillimi. Si rezultat i kesaj jemi vendi, shteti, populli me debil, me i varfer, me i mjeruar, me skandaloz sepse nuk dime te bejme as shtet dhe as qeveri.
    Prandaj, nga kjo “ZGJUARSI” dhe “SHKATHTESI” e madhe duam te ikim te gjithe nga Shqiperia eksod, refugjat, emigrant nga vendi i jone i begate.
    Kjo ndodhe sepse kemi tradhetuar postulatin e Rilindjes Komebetare: “Se Feja e Shqiptarit eshte SHQIPTARIA” dhe ne krye te vendit, shtetit, qeverise kemi vetem te deshtuar, gangstere, kriminel, injorant dhe horra. Tung.

  2. Raimond vlonjati says:

    Trajner i mire shume , por ka dhe lojtare inteligjente dhe me pregatitje te larte fizike

    Bravo i qofte Do zoti e fiton Islands kete Kupe Europe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje