Të rinjtë më të mirë në Europë do të konkurojnë për çmimin Lojtari i Ri më i Mirë i Turneut në Uefa 2016 – dhe një numër i madh të rinj kanë tërhequr vëmendjen me performancën e tyre në Francë.
Çmimi iri do të jetë i hapur për të gjithë lojtarët e lindur pas datës 1 janar 1996 dhe do të zgjidhet nga vëzhguesit teknikë të UEFA-s.
Të udhëhequr nga shefi teknik i UEFA-s Ioan Lupescu përfshi dhe ish-trajnerin Sir Alex Ferguson, vëzhguesit do të shohin të 51 ndeshjet e Europianit.
Ata që kanë rënë më shumë në sy për çmimin janë Joshua Kimmich i Gjermanisë, që ka fituar një rol qëndron në krahun e djathtë të mbrojtjes së pancerave, Alessandro Schopf i Austrisë, Eric Dier i Anglisë, Ondrej Duda i Sllovakisë dhe Arkadiusz Milik i Polonisë.
Të gjithë këta të rinj kanë shënuar, ndërsa 22-vjeçari shqiptar Elseid Hysaj ka luajtur vetëm 270 minuta me Shqipërinë.