E përditshmja gjermane “Bild” ka shpjeguar arsyet pse kombëtarja e Italisë nuk do të kalojë në gjysmëfinale ndaj Gjermanisë.
“Bild” ka listuar shtatë arsyet që Italia nuk do të dalë fitimtare përballë kampionëve të botës.
Boateng: Ylli i Bayernit të Mynihut është duke kaluar një formë dhe performancw shumë të mirë duke e demonstruar, jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm, duke e treguar në ndeshjen kundër Sllovakisë me golin e tij.
Khedira: Mesfushori ka luajtur me Juventusin dhe i di mirë të fshehtat në Itali, dhe sidomos mekanizmat mbrojtëse të Barzagli, Bonucci, Chiellini.
Vlerësimet e Buffon për Manuel Nojer: Kapiteni i Italisë ka thurur elozhe për gardianin gjerman Manuel Nojer duke u shprehur “Nuk ka dyshim, ai është më i fortë se unë, është i ri dhe mbresëlënës”.
Arroganca e Italisë: Pas fitores kundër Spanjës italianët e kanë rritur vetëbesimin e tyre duke besuar se do të vijojnë me traditën e fitoreve.
Rikthimi i Mario Gomes: 25-vjeçari vjen pas një sezoni të shkëlqyer me Besiktas, me 25 gola duke fituar titullin. Low ka vendosur për t’i dhënë atij një shans të dytë dhe deri tani e ka justifikuar besimin. Mario Gomez është kthyer ai që ishte dikur.
Sepse dimë ta eleminojmë Konten: Lojtarët e Bayernit e kanë eliminuar Juventusin e Antonio Conte në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në sezonin 2012/2013
Sepse Low këtë herë nuk gabon: Zgjedhjet me fat që ka bërë deri më tani Low(Kimmich, Gomez, Draxler), tregojn që ka mësuar nga gabimet e tij. Ato gabime të bëra gjatë gjysmëfinales të 2012-tës, të cilën e humbi pikërisht me Italinë.
Eee po talanët kanë gjetur 12 arsye pse fiton Italia.
Kështu që 12 – 7… I bie që të fitojë Italia.
Mario Gomez 25 vjec????
Hahaahahha aha
Ta lexoji Mario do ju falenderoi.
Shikojeni mire moshen e atije….O Gazetare qyla.
Gazeta Tema eshte mbushur me Kristalinj…kokrra debilesh
Bild nje gazete fodulle.
italia nuk ka thene asgje pas fitores kunder Spanjes..
Nejse shpresoj qe Gjermania te poshterohet per te 700 here nga italionet, sepse poshterimin e saj e do e gjithe Europa (me perjashtim te Shkodres)