Teuta e ka nisur me humbje ndeshjen e parë të turit eleminator të “Europa League” duke u mundur nga skuadra e Kairat Almati me rezultatin 1-0 në “Niko Dovana”.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj rezistoi deri në minutën e 70-të ku ylli i skuadrës së Kairat Almati, Andrej Arshavin mposhti portierin Shpëtim Mocka.
Një humbje e cila vështirëson shanset e durrësakëve për të kaluar në turin tjetër pasi ndeshjen e ardhshme do ta kenë në transfertë.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër Kukësi ka barazuar me rezultatin 1-1 përballë skuadrës së Rudar. Verilindorët nuk arritën dot që të ruanin avantazhin e pjesës së parë ku shënuan me anë të Rangel.
Radanovic ishte autori i golit për Rudarin në minutën e 71-të duke i dhënë një barazim që shkon në favor të skuadrës së tij.
Ndeshjet e kthimit do të luhen javën e ardhshme.