Zllatan Ibrahimoviç është prezantuar tek skuadra e Manchester United.
Ylli suedez nënshkroi ditën e sotme më klubin e tij të ri duke veshur dhe fanellën e “Djajëve të Kuq”.
Në fjalën e tij ibrahomiviç u shpreh i lumtur që do të luajë me United ku do të gjejë trajnerin Jose Mouronho.
“Jam absolutisht shumë i kënaqur që i jam bashkuar Manchester United. Jose Mourinho është një menaxher fantastik dhe jam i gatshëm për këtë sfidë të re dhe emocionuese.
Unë kam gëzuar shumë në karrierën time deri më tani dhe kam disa kujtime të mëdha dhe shpresoj që të krijojë kujtime shumë të veçanta edhe në Angli “ u shpreh bomber suedez.