Gjermania pa tre titullarë në gjysmëfinale

3 Korrik 2016, 19:20Sport TEMA

Kualifikimi për në gjysmëfinale nuk ka kaluar pa lajme negative në kampin e gjermanëve.

Pancerat në fazën tjetër të “Euro 2016” duhet t’i bëjnë llogarit pa tre lojtarë kryesorë të formacionit bazë.

Në sfidën ndaj Italisë, Sami Khedira, u detyrua të largohej që në pjesën e pare, pas një lëndimi që pësoi në kofshë, që sipas gjasave nuk do të jetë më në dispozicion të Joakim Lëv.

Mario Gomes gjithashtu u largua i dëmtuar, por sipas stafit mjekësor ai mund të jetë gati për finalen e 10 korrikut, në rast se Gjermania do të shkojë.

Një tjetër mungesë e sigurtë është ajo e mbrojtësit Hummels, i cili pas ndëshkimit që mori me karton të verdhë plotësoi numrin që e detyron të mos luajë në ndeshjen gjysmëfinale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje