Shqipëria ka fituar projektin më të madh gjatë procesit të Berlinit, thotë zëvendësministraje e jashtëme, Odeta Barbullushi për TemA TV. Është fjala për projektin infrastruktuor që kap financimin prej 81 milionë euro i cili u miratua nga Samiti i Parisit. Në studion e tema TV, zëvendësministrja Barbullushi shpjegon se si përfiton Shqipëria nga procesi i Berlinit.
Numri dy i Ministrisë së Jashtme flet edhe për situatën e re në BE pas daljes së Britanisë së madhe dhe atë çfar rrjedh nga këto zhvillime përsa I përket procesit të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të ballkanit në BE
Ajo foli edhe për takimin mes Kryeministrit të Shqipërisë, Edi rama me atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke theksuar se procesi i Berlinit ka ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e raporteve mes vendeve të Ballkanit.