Në jetë thuajse gjithmonë e marrim çdo gjë për të mirëqenë, pa menduar se sa e vështirë do të ishte nëse edhe gjërat më të thjeshta do të na mungonin.
“Life Stripped Bare” është një reality show, i cili përpiqet të tregojë se si njerëzit do të ndiheshin, nëse jetët e tyre do të zhvisheshin nga gjithçka…
Madje, edhe nga veshjet.
Rregullat e lojës nuk janë tepër të komplikuara. Tri persona zhvishen nga gjithçka për 21 ditë, në një eksperiencë, që do t’iu ndryshojë jetët. Atyre u jepet mundësia të marrin një objekt në ditë, por duhet të tregohen të kujdesshëm se çfarë zgjedhin.