Një bombë ka shpërthyer jashtë Xhamisë së Profetit në Medina, mbrëmjen e të hënës, ndërsa nuk dihet ende numri i të lënduarve.
Ndërkaq, në rrjetet sociale janë shpërndarë edhe video nga vendi i ngjarjes, ku duken pasojat e sulmit. Mediat ndërkombëtare raportojnë se jashtë xhamisë gjendet një numër i madh trupash të pajetë, si dhe automjete në flakë.
Xhamia e Profetit në Medina, konsiderohet edhe si xhamia e dytë më e rëndësishme për besimtarët myslimanë, ndërsa sulmi vjen në mbyllje të muajit të shenjtë Islamik të Ramazanit.
O zot! çeshte kjo keshtu?Ne festen e madhe te Bajramit,feste e myslimaneve,vihen bomba jetemarrese per ta pafajshemit.Pse? Edhe ata qe kane vene bombat,jane mysliman,dhe edukohen nga kurani.Pse keta terrorist nuk pranojne keshillat e kuranit,qe thote,se,te gjithe jemi vellezer,dhe bene thirrje per paqe.Zoti i vrafte.