Përpjekjet kundër reformës dështuan! Koha që të sundojë ligji

6 Korrik 2016, 17:53Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Përpjekjet kundër Reformës shqiptare dështuan.

Por a e kupton dot kryeministri aktual shqiptar se çfarë fillon pas miratimit të saj?

Nuk ka rëndësi të dimë se çfarë kupton ose jo kryeministri shqiptar. E rëndësishme ështe të rendisim çeshtjet substanciale që duhet të zgjidhen pas miratimit të Reformës.

Ja cilat janë sipas nesh:

1.Drejtësia shqiptare në mungesë, ështe shkaku që në Shqipëri në 24 vjet nuk ka zgjedhje te lira. Mungesa e zgjedhjeve të lira ka penguar demokracine dhe drejtësinë në Shqipëri. Mungesa e drejtësisë me karakter të pergjitshëm ndërinstitucional, ka krijuar mundësinë e një absolutizmi të ri të prapambetur, patologjik, korruptiv dhe antiperëndimor në Shqipëri. Kjo ka sjellë si pasojë që, lufta kundër intelektualizmit shqiptar të vijojë njëlloj si nën regjimin komunist.

Me anë të kësaj kuptojmë se drejtësia e vendosur shqiptare do t’i japë fund absolutizmit mesjetar në Shqipëri dhe atiintelektualizmit si frymë orientale dhe si abuzim shtetëror.

2.Antiintelektalizmi ishte dhe kuptohet se është intencioni politik i Sali Berishës. Por ky qëllim parësor berishian që mbyti intelektualizmin që ne vitin 1992 në Partinë Demokratike, në një menyre apo në një tjetër, si një kompleks i transmetueshëm psikologjik, iu transmetua te gjithë jetës së vendit. Si rrjedhoje, edhe të gjitha partive të tjera politike, Universitetit të Tiranës, Akademisë së Shkencave, të gjithë instituteve shkencorë, nëntëdhjetë perqindi të të cilëve u suprimuan. Antiintelektalizmi berishian, me një logjikë relative, është i barabartë me antiintelektalizmin e Enver Hoxhës, i cili ka degraduar dhe po degradon në Shqipëri si një frymë antiperëndimore. Reforma do ta fshijë këtë frymë.

3.Drejtësi në këtë kohë do të thotë sundim i ligjit. Kjo në fakt është substanca e Reformës në Drejtësi. Nën sundimin e ligjit, në një vend demokratik, të gjitha institucionet politike duhet të japin drejtësi. Por, sigurisht që ketë e garanton vetëm gjykata. Si pasojë e kësaj, Shqipëria ka aktualisht nevojë për një reformë të thellë institucionale në sensin administrativ.

Injoranca qe pushton sot administratën shtetërore në mbi 60 përqind të saj, duhet eliminuar me Reformën Administrative, e cila duhet të jetë e ngjashme me Reformën në Drejtësi.

4 Abuzimi administrativ ka sjellë korrupsionin shtetëror. Fakti që në administratën shtetërore është identifikuar i njëjti fenomen korruptiv si ai i gjykatës, edhe forma e reformimit të administratës shtetërore duhet të jetë e njëjtë; me të njëjtat kritere eliminimi dhe përzgjedhjeje të administratorëve shqiptarë, si ajo që do të aplikohet në Reformën në Drejtësi: aftesia; profesionalizmi; dhe pakorruptueshmëria.

5.Substanca logjike, metoda dhe procedura e Reformës në Drejtësi, duhet të jetë precedenti ligjor për të gjithë reformën shqiptare: reformën institucionale; reformën administrative; dhe reformën në arsimin e lartë.

Metoda përzgjedhëse dhe përjashtuese e paraqitur nga amerikano – gjermanët në Reformen në Drejtësi, duhet të jetë edhe metoda zbatuese në reformimin e të gjitha institucioneve politike në Shqipëri.

6.Pas Reformës në Drejtësi, duhet të fillojë reformimi radikal i shtetit shqiptar, i cili ka 100 vjet që vuan nën vargonjtë e optikës politike mesjetare. Ligji dhe drejtësia pritet që të ndërtojnë intelektualizmin perëndimor në Shqipëri dhe frymën perëndimore të shtetit dhe të së drejtës.

10 komente në “Përpjekjet kundër reformës dështuan! Koha që të sundojë ligji”

  1. Oficer says:

    Bravo avokat. …..dhe me pas kane per tu kthyer gjithe ajka e intelligences shqiptare. …po ka shtet Ligjor!

  2. sapa says:

    Po kush do e zbatoje ligjin o budalla?populli i kafeneve?pastaj deri tani nuk ka pasur ligje qe nuk funksjonon shteti?

  3. xxxxx says:

    Vetem Referendumi zgjith pune

  4. xxxxx says:

    Vetem Referendumi zgjith pune, sepse pseudodemokratet jane fallso

  5. Popull says:

    Rrespekte avokat je i vetmi qe ja ke ngrit zerin malokut dhe e ke kundershtu haptas dhe jo si ato delet e pd qe rrin urt dhe ben cthot babloku .

  6. Feniks says:

    Avokat!Je nje sofist qe nuk di se si duhet te funksionoje drejtesia dhe shteti ligjor.Nuk te kemi degjuar asnjehere keto 26 vjet te na thuash ndonje gje te mencur per drejtesine pervec sofizmave pa fund.Reformen ne drejtedi nuk mund ta bejne nje grusht njerezish sado te zote te jene ata.Reformes mbi te gjitha i duhej paraprire nje “gjyq” kombetar per te analizuar shkaqet politike,juridike dhe agjenturore se pse degjeneroi shteti shqiptar deri ne kete rrenim mjeran.Ne se kete gjyq do ta benin vete juristet,mund te shpresonim ne nje te ardhme optimiste.Por kete nuk e beri asnjeri prandaj nuk kam besim se kjo reforme do ndryshoje gje.Fakti qe legjislacioni yne eshte bere rrumpalle dhe gjykatat e prokurorine nuk e kontrollon hap pas hapi njeri,tregon se ne nuk kemi juriste me integritet profesional.

  7. besniku says:

    Megjithese te gjitha keto qe thote Avokati jane te verteta, duhet te pranojme se vete “Perendimi” i ka lejuar qe keto qe rendit Avokati te mos zbatohen ne Shqiperi, dhe kjo nisi qe ne fillesat e “demokracise” (a mund te flitet per demokraci ne kohen e Salih Rame UDB Berishes, jo ne asnje menyre), qe me Rajersonin ne krye te fushates se PD se Salehut, me lejimin e vjedhjeve te votave nga Salehu (1996 deri 2013), me vrasjet, vjedhjet hedhgjen ne ere te Gerdecit dhe shkrumbimit te 26 njerezve (femije, vajza, djeme dhe burra e gra), pervec vrasjeve te individeve si Re3wmzi Hoxha, Kostra Trebicka, Artan santos, Sokol Olldashi etj, etj. Po te mos e “dashuronin” Perendimoret, ai do te kishte shkuar prej kohesh ne te Shiqeres, por jane ata qe e donin dhe e duan keshtu sic eshte, njeriu i shkaterrimit te Shqiperise, i vrasjes se shqiptareve, i grabitjeve te pasurive te kombit dhe te shkaterrimit te trashegimise kulturore, dhe se fundmi njeriu i percarjes se shoqersise shqiptare.

  8. Shoku shpati says:

    Prap ne macukull
    Te nderuar komentues ngjela nuk ka rrjedhur ka pjerdhur.

  9. shqipe says:

    Si eshte e mundur qe s’po duket sot, ne kete faqe ai,( Ai, i Rames,neper kembe…), Te kete ngordhur thua?!…

  10. Kur Besniku mbetet BESNIK duhet dwgjuar.
    ‘Besniku”komentues, wshtw vwrtet besnik sw pari i mbrodhwsisw shqiptare.
    Faleminderit atij.
    Golik Kokojka D.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje