Paundi ka rënë në një nivel më të ulët në tregun aziatik për shkak se vota për t’u larguar nga BE-ja vazhdon të tronditi vetëbesimin e investitorëve. Arriti në nivelet 1.27 kundrejt dollarit të mërkurën, nivelin më të ulët të 31 viteve.
Paundi ka rënë me 14% kundrejt dollarit që kur arriti nivel 1.5$ përpara rezultatit të referendumit.
Bonot qeveritare ranë gjithashtu në nivele të ulta pasi investitorët nxituan t’i vendosnin paratë e tyre në parajsat e supozuara.
Të rënat ndjekin vendimet e menaxherëve të fondeve, duke përfshirë Standart Life dhe Aviva, që duhet të ndalojnë investitorët të tërheqin paratë nga fondet e tyre në Britani.
Ato thonë se nivelet e larta të pasigurisë, të shkaktuara nga referendumi, ka sjellë që investitorët të tërheqin paratë e tyre.
Besueshmëria e Kreditorëve u trondit akoma më shumë kur Banka e Anglisë paralajmëroi të enjten ku evidentoi disa nga rreziqet e lidhura me daljen e Britanisë nga BE-ja.
Të dhënat zhgënjyese në sektorin e shërbimeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe një rënie në porositë e fabrikave të ShBA-së rritën pesimizmin.
Më shumë pasiguri
Tregjet financiare u tronditën nga vota pro daljes e Britanisë dy javë më parë, me trilionë dollarë humbën në bursa dhe monedha si paundi vuajti një rënie drastike.
Tregjet financiare kanë përmirësuar terrenin nga disa spekulime dhe bankat qendrore duhet të marrin masa stimuluese për të stabilizuar tregun.
Sidoqoftë, investitorët tashmë përballen me më shumë pasiguri pasi kryeministri David Cameron, që bëri fushatë për Britaninë që të qëndroje, deklaroi dorëheqjen e tij.
Si përfundim, ka pasur një nxitim në blerjen e borxhit qeveritar, një tjetër investim i sigurte, nga shtete të caktuara.
Kjo përfshin edhe bonot 10 vjeçare amerikane, zvicerane, britanike dhe gjermane, që kanë pasur të ardhurat më të ulta të regjistruara.
Kërkesa e lartë i rrit çmimet e bonove, dhe kur rriten çmimet të ardhurat nga bonot bien
Tregjet aziatike
Shqetësimet e reja të daljes së Britanisë goditën bursat aziatike. Markuesi japonez tregojnë një indeks më 1.85% ,më të ulët se 15,378.99, por që ka qenë 3% më ulët gjatë ditës.
Indeksi me i gjerë i Topix ra 1.8% nw 1,2234.2 kur Yeni, një tjetër investim i sigurte, u forcua për kundrejt dollarit.
Indeksi Kospi i Koresë së Jugut, ra në 1.9% për t’u mbyllur në 1,953.12 dhe monedha vendase Won zgjeroi humbjet në këtë javë.
Indeksi i aksioneve sipas S&P/ASX 200 i Australisë humbi 0.6 % dhe u mbyll në 5,197.50.
Indeksi Hang Seng i Hong Kongut ishte më ulët se 1.7% .
Tregjet e aksioneve nw Indonezi, Indi, Singapor, Malajzi dhe Filipine janë të mbyllura për pushime./ Monitor