Pas protestave kundër këndit të lojërave, demokratët do të rifillojnë protestat te Liqeni Artificial për një tjetër projekt të Bashkisë së Tiranës në këtë zonë.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak është miratuar vetëm me votat e mazhorancës ndërtimi në parkun e liqenit të një piste vrapimi e shoqeruar me një pistë biçikletash.
Sipas këshilltarëve demokratë Besnik Aliaj dhe Akil Kraja, bashkia do të shpenzojë 370 milion lekë për ndërtimin e një piste në zonën e gjelbër të Tiranës, që sipas tyre do të çojë në betonizimin e mëtejshëm të këtij parku.
“Jo vetëm në emrin tim si këshilltar, por nga të gjithë grupimet mjedisore, shkollave, eksperteve, studentëve, pedagogëve, të gjithëve që janë në këtë fushe që të mos vazhdohet kjo masakër tjetër me parkun, do të pasohet me protesta, përsëri masive dhe do të krijojë destabilitet dhe tension të panevojshëm në qytet. Ju rekomandoj mos e miratoni këtë pikë”– tha Besnik Aliaj.
Një tjetër projekt që u kundërshtua nga demokratët është ai i ndërtimit të parkimit nëntokësor në sheshin “Skëndërbej”.
Parkimi në fjalë ka një kapacitet prej 300 vendesh dhe sipas urbanistëve demokratë, është një projekt klientelist dhe nuk përmirëson cilësinë e jetesës dhe nuk redukton ndotjen.
Ku eshte Zeni me Argiten qe te fillojne lehjet ?
Ore keta maloket dhe “tironsit” e bathores a dine gje tjeter te bejne se vetem per shkopinj dhe huj qenkan.
Pse nuk shkojne ne viqidol ti bejne nje gardh me huj doktor mortjes se mos hyjne arushat naten dhe hane vilen serbeve.
o buurra dhe ca protesta te reja se na mori malli .
Mos harroni te merrni dhe buke me vete ,se do protestoni nja 10 dite pa ndalim .
As qe na pullcet b….a fare pse do bejne protesta pd-ke.Ata kete zakon kane dhe nuk din te bejne gje tjeter ne favor te popullit,por gjithmon veprime,shkaterrime kundra tij.Por te mos behen merak se do ta marrin mire vesh ne kutin e votimit.Bastardet.
Do shohim edhe strazimir qeros kaubojsin me pisqoll ne brez dhe do thot jo se ishte kellef celulari.
na mori malli per pak gallat me debatikas komunisto-demokrat,me ca komunista antikomunist.
O burra shpejt ne rresht shpejt kur therret partia skllevrit pergjigjen. Late nam.
bjeruni more thyjini koken njeri-tjetrit hahahah