26 vite pasi Margaret Thatcher la detyrën një tjetër femër mund të marrë drejtimin e Britanisë.
Pas tërheqjes së Boris Johnson dhe humbjes në votimet partiake të Michael Gove, tashmë në garë kanë mbetur vetëm dy zonja.
Theresa May është favorite përballë Andrea Leasdom, por deri në shtator kur pritet të mbahet votimi gjithçka mund të ndodhë.
Karriera e të dy zonjave është e shkëlqyer por preferencat shkojnë në favor të May.