Nëntë-vjeçari shqiptar nga Montreali Kanada Kevin Bajraktari djali i doktor Andi Bajraktari nga Shkodra banues ne Montreal Kanada del kampion provincial në Quebec Kanada në konkursin e matematikës THALES per vitin 2016.
Kevin Bajraktari gjithashtu përfundoi nder 15 te paret nga më shumë se 6000 pjesëmarrës në konkursin kombëtar te Kanadase ne kete konkurs per vitin 2016.
Ky konkurs (THALES), i cili është projektuar për fëmijët e klasave të 3-ta, është organizuar nga Qendra e Konkurseve te Matematikës në Amerikën e Veriut e cila përgatit disa nga garat të nivelit me të lartë të matematikës në Amerikën e Veriut.
Që nga viti 1990, më shumë se 1 000 000 studentë në Kanadja dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes kanë marrë pjesë në këto konkurse.
Një arritje për djaloshin nga Shkodra që bën krenar familjen e tij, por natyrisht edhe bashkëkombasit.
Bravo Kevin u lum Babi Andi , mami e Shqiperi qe ka djem te tille mendjemprehte e mendjendritur qe i bejme nder vendit tone kudo qe Jane! Koha e kushtet ende te veshtira ne vendono tone na Kane detyruar ne prinderve te kerkojme nje jete me te mire per ju larg Atdheut, por kudo te jemi, mbetemi shqiptare e “kete emer nder e kemi”…sic thoshte Naimi i madh.
Te inkurajoj te vazhdosh keshtu e te na nderosh Perhere me sukseset e tua pa e mohuar apo fshehur kurre origjinen e familjen tende, sepse ajo toke ka nxjerre vazhdimisht figura te ndritura boterore. Zoti ju bekofte edhe me tej ne jete tuaj! Zoti e bekofte Shqiperine meme!