Tregu kinez po trondit themelet e merkatos europiane.
Lojtarë që paguhen me miliona euro, jashtë çdo llogjike, çmime marramendëse për të rritur sa më shumë vlerën e futbollit kinez dhe shumë emra të njohur që prej vitesh kanë populluar vendin e dragonjve.
Paratë nuk janë një problem në Kinë, ku mania më e fundit është blerja e disa prej emrave më të lakuar të futbillit botëror.
I fundit në radhë është sulmuesi italian Graziano Pelle, i cili për dy vite e gjysmë do të fitojë plot 40 milionë euro.
Sa për të bërë një krahasim, Pelle, një futbollist modest, do të fusë në xhepat e tij 16 milionë euro në sezon, po aq sa Zlatan Ibrahimovic te Manchester United.
Jackson Martinez që u transferua disa muaj më parë nga Atletico Madrid te Guangzhou përfiton 12.5 mln euro në sezon.
Radha vazhdon me sulmuesin argjentinas, Ezequiel Lavezzi, që arkëton 13 milionë euro në sezon nga Hebei China Fortune.
Vendin e parë në klasifikimin e goditjeve më të shtrenjta e mban Shanghai SIPG që ka nënshkruar me brazilianin Hulk për 20 milionë euro në sezon.
Të njëjtën shumë arkëton Messi nga kontrata që ka me Barcelonën, çka i bën argjentinasin dhe brazilianin të ngjashëm edhe pse në fushën e lojës, klasi i tyre ndryshon shumë.
Gjithsesi, dhjetëshën e parë të klasifikimit botëror të lojtarëve më të paguar e mban një klub europian, ai është Reali i Madridit që i derdh Cristiano Ronaldos në llogarinë e tij çdo vit nga 21 milionë euro.
Në këtë klasifikim figurojnë edhe Thiago Silva me 12 milionë e Thomas Muller me 13.5.
O Tema, po nuk e patet bezdi citojeni faqen nga e keni marre, ju lutem ma beni kete nder…
Nuk eshte nder, por profesionalizem dhe besoj se duhet te jete e detyrueshme me ligj, citimi i burimit.
KINA PO TRONDIT RENDIN EKONOMIK-POLITIK BOTEROR, KETA U CUDITKAN SE PO TRONDITERKA, MERKATON E FUTBOLLIT.
U be per te pa kampionatin kinez!!!!
Ku pjerdh Kina per keto leke qe ju jep futbollisteve
Ata jane me triliarda dollare
Nuk thon kot kur te shajn :.. Te qift Kina lol