Me sa duket PD do ti thotë përfundimisht “JO” propozimit të fundit të ndërkombëtarëve për kompromis, të cilën zv/sekretarja amerikane e shtetit Nuland, ia paraqiti Lulzim Bashës fundjavën e shkuar. Drafti i propozimeve të PD që Lapsi.al ka arritur të sigurojë e tragon qartë këtë.
Pasi ka nxjerrë sebepe për arkitekturën e sistemit, 2/3 apo 3/5, pasi ka qëmtuar Venecian dhe gjetur çdo lloj sebepi për ta shtyrë reformën, sot PD ka ngecur te e vetmja pikë që ka pasur merak që në fillim: A do ta kontrollojnë apo jo amerikanët procesin e vetingut? Pra nëse ata do të jenë protagoniste, apo thjeshtë spektatorë në seleksionimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ardhshëm? PD këkron që “të deleguarit” e BE dhe ShBA të kenë rolin minor të vëzhguesit. Dhe këtu ajo është krejtësisht kundër versionit të mbrojtur nga Vlahutin dhe Lu i cili nxitoi kete te merkure te shprehe edhe njehere zhgenjimin e tij.
Por situata është më e rëndë se kaq. Nën drejtimin e ri të Bashës duket se PD po i hapet një frakturë e re me përëndimin e ngjashme me ato që Berisha ka shkaktuar në vitet ’96-97, apo në vitet 1998 – 2000?
Pas këtij konstatimi lind pyetja: Pse PD nuk e do këtë reformë dhe pse ajo është aq e vendosur në kundërshtimin e saj, deri në pikën sa mund të rrezikojë edhe marëdhëniet me ndërkombëtarët?
Sipas çdo skeme logjike opozita duhet të ishte e interesuar për të.
Ajo ka përballë një qeverisjeje kleptokratësh që duhet ta shpinte drejt kërkimit me këmbëngulje të aleancës me BE dhe ShBA për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë.
Ajo e di se Rama dhe të tijët nuk kanë më asnjë pikë frike nga gjykatat dhe prokuroria aktuale, prandaj duhej të lëvizte çdo gur për tronditjen e sistemit.
Ajo e ka të qartë, se pas pak muajsh kjo shumicë mund të marrë me vota edhe presidentin e republikës, gjë që do e zhyste edhe më keq kapjen e gjykatave dhe prokurorisë, prandaj ajo duhet të nxitonte me miratimin e reformës.
Por, opozita, pavarësisht nga këto arsye është vënë kundër ndërkombëtarëve. Ajo po rrefuzon me këmbëngulje ti bëjë ata aleatë kundër vjedhjes dhe korrupsionit.
Dhe për këtë ka vetëm një shpjegim.
PD pranon më mirë një drejtësi të kapur nga Rama, sesa futjen në lojë të një faktori të tretë, që në këtë rast janë ShBA dhe BE. E këtu hyn në lojë rroli i Berishës që me sa duket kontrollon të gjitha fijet. Liderit i vjetër është i bindur se atij nuk i hyn gjëmb në këmbë (ashtu si kurse deri më tani) nga një system qoftë ky dhe në duart e Ramës. Ai kryeministrin aktual vazhdon ta kërcënojë me demokratët e Lacit dhe Mamurrasit.
Por nëse drejtësinë e marrin në duar ndërkombëtarët, si në Rumani, apo Kroaci, ai është i bindur se nuk ka njeri që ti vërë flakën sheshit Shuman në Bruksel, apo shtëpisë së bardhë në Uashington. Ndaj ai e ka vënë Bashën me shpatulla për muri, për të hyrë në konflikt me ndërkombëtarët. Duke treguar edhe njëherë, se paradoksalisht, mbrojtësi i tij më i mirë, është Edi Rama.
(Andi Bushati- Lapsi.al)
Kush ashte ai berr qe vullnetarisht shkon ne thertore? Prandaj mos prini qe as Sala as Basha te shkojne me kembet e tyre ne burg.
sala e ka kapur lulushin per fyti dhe nuk e leshon. Ne kete rast duhet qe deputete e PD te mos e degjojne lulushin dhe salen, dhe ta votojne reformen, kjo eshte qe duhet bere.
Ptuuu ! Harxhova minuta te vyera nga jeta ime per te lexuar nje artikull dhe kur arrita ne fund ishte vene emri i autorit Andi Bushati.
Nje gazetar i tredhur, pordhac maskara dhe smirezi. Ptuu!
Mero, te keqen vellai mbaje sic e ke pas me perpara, autori i shkrimit te ri ne krye. Evitojme ndotjen nga plehrat dhe delirantet si Bushtati, Artan Fuga, Lubojna, Zheji, Shkullaku, etj.
Jan plera
Korabi france! bravo! Asnje nuk shkon ne thertore.Prandaj qe te shkoi ne burg Saliu duhet detyruar me forcen e mjeteve demokratike te ashpera,ndryshe ky njeri nuk merr vesh.Ai,me qendrimin e tij arrogant,mburret,se po kundreshton ndrkombetaret,dhe e quan vehten “trim”,kur ne fakt ai eshte nje kriminel budalla.
Kom votu gjithmon PD jom tregu budall me pak fjal tani po kuptoj qe jeni antishqiptar dhe agjent te shitur te serbi edhe greku bashke me ate ish komunistin malok plak .ti pederast hollande ben mir ta votosh se po i kthen gjith demokratet kundra e theksoj demokratet nuk flas ktu per bathoren se ata ene pa buk ti lesh rroft sllobodani thon mfal sala
pirth o andi pirth sa holl i ke hyr ksaj pune (si te gjitha punet qe ben) don gjithmon te bosh te qutin , fol mer lal troc se zbukuron veten dhe i jep vlere me shume . 25 vjet korrupsion ,vendi i 20 ne bote per korrupsion ,u ka ngrejte ne kom amerika dhe be (sikur na e kan borzh),po pse mer lal korrupsionin te ne e ka bo roja objektit ,fol mer si flet ngjela troc , sala e sorollopi hyn ne burg, por kjo e shkret demokrazi don durim ,jo si enveri qe ta vente litarin ne fyt vete ,por kjo te detyron ta vesh vete litarin ne fyt, puna e sales u ka pune kalamojsh kurse ti e shpjegon sikur me qene obama me putin,mjafte bone te vecantin dhe te qytin se na cave menderen , por shpreso te 21 shi
ky Bythshati…njihere te vetme nuk shkruajti si njeri i lire dhe pa tendenca e komplekse ![se kujt i sherben ky ,e di mire vete…por edhe ne].
Shikoni si bije ne gropen e nevojtores me kembet e veta….;
[AJO [PD] KA PERBALLE NJI QEVERISJE KLEPTOKRATESH…ETJ E TJERA , Ajo [PD] , e di mire se Rama nuk ka frike fare nga gjykatat aktuale !!!!
Mendoni tani qe nuk paska frike Rama gjykatat aktuale te kapura nga Saliu dhe komplet PD ja,dhe kur do te kete frike Rama….kur te jene ne mes nderkombetaret ?
Rama eshte i paster si kristali dhe nuk ka frike askend sepse edhe ne ka pervetesuar disa te’ holla’ mire ka bere dhe ne te kundert do te ishte mega budallaj !
From: Alban Dega
Date: June 14, 2016 at 11:06:30 PM EDT
Leter pa Zarf per Ambasadorin Donald Lu
” VENDET E REZERVUARA” PER VRASJEN E REFORMES NE DREJTESI
– Ali Komiket e ” Njeriut Shtet mbi Shtet” ne
Tirane…
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Them virtuale sepse Sali Berisha dhe Lulezim Basha nuk nxjerrin fjale nga goja pa rre!
Shkruaj virtuale, sepse as kryekryetari i PDSH-se, i Presidences, i Prokurorise se Pergjithshme, i Gjykates SE Larte, i SHISH-it, i Gjykates Kushtetuese, Sali Huseini as Ali Komiket e tij Lulezim Bashic, Gerd Bylykbashic, Edi Raki-tic, nuk paraqiten asnje e-mail ose deshmi te shkruar per opsionet e Ambasadorit tone te nderuar ne Tirane Z. Donald Lu per Reformen ne Drejtesi.
E sic thonin latinet : Parlam Volam, Scriptum Manent, pra fjalet i merr era, e shkruara mbetet!
Nese i marr si te verteta fjalet e telallit te Berishes, Basha per ” Vendet e Rezervuara “do ju drejtoja me gjithe respektin qe meritoni vetem nje pyetje ju ambasadorit tone amerikan ne Tirane, Zotit Donal Lu:
A jeni betuar Ju Zoti Ambasador mbi Kushtetuten tone “Ne populli, Me popullin, Per popullin” apo mbi Kushtetuten e Sali, Bujar, Adriatik, Bedri, Visho, Xhezair … Impunitetit:
“Ne Saliu, me Saliun, per Saliun” te kesaj ” Bande te Gangstereve” ( The Times” London- UK ) dhe te ” … Kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit” ( The New York Times” USA ), te ” Njeriut Shtet” dhe Zotit Impunitet qe shkruan e Vulos vet Sali Kadafit !?
Nese Presidenti i Amerikes ka” Vende te Rezervuara” qofte edhe ne Gjykaten ose prokurorine e fshatit me te fundit te SHBA- se atehere edhe ne Shqiperi le te behet e njejta gje!
Nese ka nje demokraci per SHBA-ne e BE-ne dhe nje demokraci me standarte te tjera ” Good enough for Albania” ( e mire boll per Shqiperine!? ) Zoti Ambasador, shqiptaret e kane zgjedhur ate qysh para 25 vjetesh me kushtrimin plebishitar:
E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!
E duam Shqiperine si Ameriken demokratike!
Keto dhe vetem keto jane ” Vendet e Rezervuara” te shqiptareve, qe ia grabiti Banda e Gangstereve dhe kjo Mafia e Sali Berishes, qe ka dale krejt jashte kontrollit.
Po ky popull zgjodhi me voten e tij te lire edhe qeverisjen qe gjykoi si me te mire me 23 qershor 2013.
Cdo zgjedhje ose perzgjedhje tjeter jashte vullnetit te tij nga kushdo qofte eshte antidemokratike dhe e kunderligjshme!
Kur shkojme deri aty sa te rrejne diten per diell per gjoja emailet tuaja per Vende te Rezervuara, merrni me mend se cfare mund te bejne me te tjeret!
Ka gati 25 vjet qe e kam shkruar e perseritur me qindra here se nuk ka antiamerikane me te keqinj se proamerikanet me fjale dhe antiamerikanet me vepra!
Kam shkruar dhjetera here se nuk mund te vendosin demokraci ne Shqiperi ata qe ushtrojne diktat e autokraci brenda partise se vet, ata qe bejne shantazh dhe kercenime me ” djegje mandatesh” deputetet e partise se vet pa qene deputete as vet!
Politika ” keshtu e kurrsesi ndryshe”, ” sic themi e sic duam ne ose behet hataja”, “Ligji jam une” eshte politika e Luigjit te 14-te, e Hitlerit dhe “Baba Dokut”, e Pinocetit dhe Gorillave fashiste latnoamerikane jo e demokracise.
Jane politika e Partise – Shtet te Enverit dhe e ” Njeriut Shtet mbi Shtet” e Sali Berishes!
Ja pse syte e zemrat e shqiptareve jane drejtuar tek Washingtoni e Brukseli dje, sot dhe neser!
Kur them tek Washingtoni kam parasysh Shtepine e Bardhe, Kapitol Hillin, Departamentin e Shtetit, Ambasaden Amerikane … ne Tirane por jo “Zerin e Amerikes” qe arrin deri aty sa te recensionoje e keqinterpretoje edhe vete Deklaraten me te fundit te Qeverise Amerikane per bisedimet e 6 qershorit 2016!
Me perjashtime shume te rralla “Zeri i Amerikes” eshte kthyer ne Radion private te nje personi qe eshte duke i bere sherbimin me te keq jo vetem prestigjit dhe dashurise deri ne kult te shqiptareve per mikun dhe aleatin strategjik te tyre dhe Shqiperise ne Bote!
Degjueshmeria e saj eshte pothuajse zero megjithese ritransmetohet nga disa radiotelevizione shqiptare dhe pjese me e madhe e komenteve te shikuesve dhe degjuesve te saj jane negative per shkak te pronarit pa tapi te saj, qe keqperdor taksat tona per qellime personale e klanore aspak demokratike e antikombetare!
Shumica e tyre censurohen !
Vete fakti qe ajo nuk ka transmetuar asnje kronike, analize apo debat me intelektuale te pavarur, me eksperte e me shkencetare, me juriste te shquar amerikane te Departamentin te Drejtesise apo shqiptare ne SHBA apo ne Shqiperi per ceshtje madhore te marredhenieve dypaleshe, sic ishin ato te cmontimit te armeve kimike siriane e sidomos rreth Reformes ne Drejtesi jane deshmi e qarte e politikes se mbrapshte te Radios ” Zeri i Amerikes” dhe drejtuesit de facto te saj!
Ja pse Reforma ne Drejtesi eshte jetike per shqiptaret si komb e per Shqiperine
Ja pse Reforma ne Drejtesi eshte nje emergjence Kombetare!
Sot!
Neser eshte kurre!
Faleminderit!
Me respektin dhe vleresimin me te larte per misionin tuaj te larte i nderuar Zoti Ambasador i SHBA ne Shqiperi Donald Lu
Sinqerisht
Alban Dega
Nju Jork, me 10 qershor 2016.-
Sent from my iPhone
Jo “Parlam Volam, Scriptum Manent”, por: “Verba volant, scripta manent.”
E gjithe kjo, si nga PS si nga PD si nga USA e Nuland eshte vetem vazhdimi i lojes qe na luhet tash e 26 vite: dramatizim i kot ,te nje ligij te kot qe nuk do zbatohet kur si duhet nga gjykatesit qe kemi, me vajtje ardhje te Nuland apo dield tueter per ta dramatizuar edhe ma shume…E krejte koj qe mos te ndryshojne asgje nga ‘ekuilibri nje here ti nje here une’ qe kane vendos me bekimin e amerikes per te keqen e Shqiperise!
Po te doje aq shume amerika ,do kerkoje ndryshimin e kesaj Kushtetute qe nuk lejon perfasimin legjitim te votueseve, edhe do shini si do behen ligjet kur nuk do jene me partite qe nuk perfasojne -edhe bashke bile- as 31% te popullit shqiptar
Mos pritni nga nje Parlament pleh qe te pastroje plehrat!
Artikull perfekt ! S berishes ja leverdis te kapen drejtsia nga Rama se ketu fillojn pazaret per mos ju futur gjemb ne kembe tani dhelprat e Kane hallken ne fyt.